Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Rama i përplas këtë dokument, Bujar Nishanit!

1 Nëntor 2016, 18:26Politika TEMA
Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për

Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar sot që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar për situatën alarmante sipas tij, të kanabisit.

Por, ditën që Nishani ka kërkuar këtë gjë, vjen ky dokument nga Komisioni Europian, që vlerëson luftën e qeverisë shqiptare kundër kanabisit.

Pikërisht me këtë dokument, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Nishanit dhe atyre që akuzojnë qeverinë, si të lidhur me drogën.

Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!

Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.

Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.

Suksese✌”, shkruan Rama.

8 komente në “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Rama i përplas këtë dokument, Bujar Nishanit!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Le te vene Braho me Noken dhe ti mbajn iso njeri tjetrit.. Njeri invalid me paterica, njeri ne pensjon me cante te zeze dhe tjetri idjot I certifikuar me shkop ne dore..

  2. Skanderbegu i Kastriotit says:

    Kjo asht Loja e ndyr e Metes,Bashes ,Berishes dhe tasg ma n’fund dhe Nishanit te Odetes.
    Ata ne fillim nxorren Ylli Manjanin qi kerkonte te futet ushtria per te luftu kanabisin,ndersa tani u fut dhe Presidenti,me falni DORDOLECI Dor-Cung.
    Ata dun me e fut ne kurth Edi Ramen.
    Kujdes Edo ngjalat e Lalsit qi hongre nga Monika e Likes,ajo i ka gatu me veprim te ngadalshem.
    Osht guzhinjere e mir Kryemodhja.
    Lesh e Lija,or Edo ajo ka fryk nga Reforma ne Drejtsi,njisoj si Sala dhe Lulushja.

  3. xen malltuzi says:

    degjova sot nje deputet te pd-se qe ishte I nivelit te malltuzit e xenit te plakut saleh. ishte edhe nje deputet socialist I papergatitur, qe po flisnin per drogen. I pd-se tha se situate nuk eshte normale epresidenti duhet te nderhyje. c’kupton ky injorant me fjalet situate’ e jo’normale’ per drogen. gjithmone mbjellja e droges eshte JO NORMALE o berishist. pra sipas teje lazarati I pd-se e dukgjini me droge ishte dicka normale prandaj policia e bashes e mulit nuk mere me te per ta asgjesuar. sipas krujjes e olta brukeskur kanabisin e mbeshtete pd-ja dhe nuk lufton policia, situate eshte normale. kur qeveria e rames nuk e mbeshtet po lufton, situate eshe jo normale. hajde e mere vesh kete familje berishiste te pd-se. olta bruka ishte me te pd-se.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nishani po lufton per te futur emerin ne listen e deputeteve te PD-s.
    Ne kete faze,ai eshte gati te bej edhe te tjera marrezira !
    Jemi ne muajin Nentor,z.President,tani nuk mbillet dhe as korret. Vendi eshte ne stinen me te paster nga kanabisi,si nga pamundesia e mbjelljes ne teren ashtu dhe nga lufta e policies per shkaterimin e saj.
    Kanabis te pa shitur mund te kete dhe nga periudha kur ne pushtet ishte PD-ja,rezultatet per kapjen e saj jane premtuese.
    Ushtria mund te nxirret ne teren,komandat i te ciles jeni ju,por pa nje informacion,nuk mund te justifikohen shpenzimet.
    Sukseset ne luften kunder droges,nuk mund te nxihen per fushate elektorale,nga nje President,qe perfaqson unitetin e kombit.
    Ne muajt e paket qe te kane mbetur,kthjellohu,se mbase maxhoranca ne reformen zgjedhore do ndaloj per deputet,ish President !

  5. Fatosi-kosove says:

    Nuk e ka keq nishani pasi i shkoi Lazarati dhe spo mundet lirshem te tymos kanabis po kerkon mbledhjen e keshillit te sigurimit kombetar!
    Po nje gje spo e kuptoj se e ka zbuluar vete kete inisiative apo eshte keshilluar nga keshilltari per siguri kombetare serbi fazlliq,nese po ateher “bravo” nishanit dhe turp qeverise qe se ka shakrkuar dhe flakur ne rruge kete sherbyes te krimineleve,i cili me siguri para se te ike nga kjo fotele do ti dekoroj Lazaratasit si zogun dhe ballistet.

  6. i huaji says:

    o zoteri kryetare si nuk e thua asnje fjale per greqin apo behesh hije e fshehur per destabilizimin e shqiperis,menyra qe luani ju te le shume dyshime ?!!!……te shohim.

  7. lek says:

    po ky tahiri nga eshte, nga Jemeni, apo nga Omani?

  8. pirro says:

    Lubonja nje analist plehre i paguar nga Meta me Berishen. Totalisht i verbuar nga mllefi kunder Rames se i peishi strofkem e agon tv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje