Vetëm marrja e pushtetit me dhunë e shpëton!

berisha-basha“Si përherë kur është ndodhur në opozitë, Sali Berisha, ka bërë përsëri thirrje për ta përmbysur kryeministrin Rama, jo siç e lyp demokracia, me anë të zgjedhjeve por me protesta. Me protesta “demokratike” është llafi, por kush e njeh intrigantin Berisha, e di fare mirë se prapa tyre mund te fshihen lloj-lloj skenarësh të dhunshëm. Në këtë kuptim, mund të thuhet se Berisha i është kthyer përsëri formulës së marrjes së pushtetit me dhunë. Por edhe këtë herë nuk ka fare shans të ketë sukses.

Berisha i është drejtuar dhunës sa herë ka qenë i rrezikuar nga drejtësia. Kështu në vitin 1998 ai e ndjeu se pas arrestimit të 6 bashkëpunëtorëve të tij, të akuzuar për krime të kryera në mars ’97, do të vinte rradha e tij. Prandaj nxiti dhe organizoi protesta të përditëshme me thirrjen “ta shporrim qelbësirën”! Qelbësira ishte Fatos Nano që, vite më vonë, kur ia lypte interesi për përçarjen e të majtës, po i njëjti Berishë, që sot akuzon Edi Ramën per mungesë karakteri, e quajti lider historik! Por meqenëse protestat nuk dhanë asnjë frut, atëherë duhej kaluar në një skenar tjetër që të justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Dhe kushtet për këtë skenar i plotësoi vrasja e Azem Hajdarit.

Sot, janë bërë jo pak denoncime në publik që akuzojnë Berishën si organizator të vrasjes së Hajdarit. Më të detajuarat janë ato të Izet Haxhisë që po neglizhohen në mënyrë të turpshme nga prokuroria. Por, pavarësisht këtyre denoncimeve, ka qenë vetë sjellja e Berishës për të maksimalizuar përfitimet politike nga ai atentat duke nxitur puçin e 14 shtatorit, që përforcon dyshimet se vrasja e Hajdarit është një intrigë gjakatare e thurur prej Berishës”.

Kështu shkruan Andrea Stefani në një koment për gazetën Dita.

Sipas tij, Berisha bën thirrje për dhunë, pasi i trembet reformës në drejtësi.

“Faktori kryesor që e bën Berishën t’i drejtohet me ngut marrjes së pushtetit me dhunë, është kërcënimi që i vjen nga reforma në drejtësi. Në këtë këndvështrim, viti 2016 i ngjason shumë vitit 1998 kur ai bëri grushtin e shtetit. Berisha është vënë në garë me kohën pa e kuptuar se ka mbetur prapa kohe, se koha e tij ka mbaruar. Prandaj, po bën gjithçka për të vonuar reformën në drejtësi duke vënë në lëvizje segmente të një drejtësie që i ka kapur kur ishte në pushtet, pikërisht që ta mbrojë nga drejtësia në një cast si ky i sotmi. Dhe ky pushtet i kapur drejtësie, po mbron deri në fund kumbarin e tij. Këtë kuptim ka edhe dërgimi në komisionin e Venecias nga delfinët e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, i ligjit të Vetingut. Përse duhej një gjë e tillë kur Venecia është shprehur me kohë në favor edhe të Vetingut? Thjesht që Berisha të fitojë kohë për të realizuar ndonjë nga intrigat e tij të dhunshme “demokratike”.

Por edhe që vonimi i reformës në drejtësi, të pengojë hapjen e negociatave me BE që, nëse ndodh, do të qe një argument dërrmues i qeverisë Rama kundër akuzave të Berishës. Sesi mund që BE të hapë negociatat me një qeverisje të kanabizuar? Berisha kërkon kohë edhe në rast se fiton Trump në SHBA. Kushedi, ndoshta me një ndryshim të pushtetit në SHBA, ndryshon koniuktura diplomatike dhe Berishës do t’i jepet mundësia që bashkë me ambasadorin Lu, të flakë nga Shqipëria edhe reformën në drejtësi që po e lë pa gjumë”, e mbyll shkrimin e tij Stefani.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vetëm marrja e pushtetit me dhunë e shpëton!”

  1. miri says:

    Te rente pika O SaliSali.Si s’te vjen turp kur thua se, pushtetin do ta marrim me dhune.
    Jo me dhune por, matu me vota.
    Iku njehere e mire dhuna per pushtet.
    Bazohu tek vota e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *