Ambasadorja e Gjermanisë: S'ka azil për shqiptarët. Kujt i ofrojmë mundësinë për vizë pune

2 Nëntor 2016, 16:40Sociale TEMA

“Hyrja joligjore në Gjermani është rruga e gabuar. Azil për shqiptarët nuk ka.”. Kjo ka qenë deklarata e ambasadores gjermane, Susanne Schütz. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares, Eni Vasili në “‘News24”, Schütz theksoi se edhe gjatë vitit 2016 ka pasur shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani. Ajo i bëri një apel shqiptarëve që të qëndrojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Po ashtu ambasadorja pohoi se e vetmja mënyrë e qëndrimit në Gjermani është leja e punësimit.

­Vitin e shkuar shqiptarët ishin mes shtetasve më të shumtë në numër që kërkuan azil në Gjermani. Sa ishte konkretisht numri i azilkërkuesve të ardhur Shqipëria? Mund të kemi disa shifra për këtë vit ju lutem?

Azilkërkuesit shqiptare ne vitin 2015, me një shifër qe shkon deri ne 55 mije persona kane qene grupi i dyte i personave qe kërkonin azil në Gjermani pas atyre siriane. Nëse do te krahasonim gjendjen mes Sirisë dhe Shqipërisë do të vinim re se këtu ka diçka qe nuk shkon tek këto shifra. Ndaj dhe qeveria federale verifikoi gjendjen ne terren ne Shqipëri dhe konstatoi se këtu nuk ka përndjekje me baza politike apo fetare. Me duhet te them gjithashtu se ne vitin 2016 gjendja ka ndryshuar ndjeshëm. Janë shumë më pak shqiptarë që shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ende nuk ka shifra të konfirmuara por numri i azilkërkuesve deri tani është dukshëm më i vogël. Sa i përket kthimeve, mund të them se janë rreth 10 fluturime çdo muaj që nga Gjermania sjellin në Shqipëri azilkërkues. Ndërkohë gjendja e tyre kur kthehen këtu është mjaft dramatike. Ata gjenden përpara hiçit dhe asgjësë. Dy janë mënyrat që I kthejnë azilkërkuesit në Shqipëri, me dëshirë apo me forcë. Në çdo rast ata marrin një penalizim. Nëse kthehen me dëshirë, atyre u ndalohet hyrja në Gjermani për një vit, nëse kthehen me detyrim, u ndalohet hyrja për dy vite e gjysmë.

­A është e Gjermania e shqetësua nga ky fenomen gjatë këtij viti, edhe pasi Shqipëria u fut në listën e vendeve të sigurta?

Mund të them se hyrja jo ligjore, azilkërkimi, është rruga e gabuar. Azil për shqiptarët nuk ka. Në vend të kësaj, Gjermania po shikon të zgjerojë mundësitë që shqiptarët të shkojnë dhe qëndrojnë në mënyrë ligjore atje për të gjithë ata që kërkojnë apo kanë siguruar një vend pune apo studimi në Gjermani. Kjo mundësi u ofrohet punonjësve të specializuar. Risia është që edhe shqiptarët me kualifikim të vogël, mund të marrin një vizë pune. Me mbështetjet e Gjermanisë është hapur edhe një zyrë informacioni në Tiranë, Dimak, që ofron konsulencë për qëndrimin ligjor në gjermani. Për mua personalisht është shumë shqetësues fakti që shqiptarët ndoshta nuk janë të informuar sa duhet se në Gjermani nuk lejohet të merret azil. Mes tyre janë edhe shumë të rinj shqiptarë që kërkojnë të largohen dhe unë do të apeloja që këtu të punohet dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një perspektivë sa më të mirë të qytetarëve shqiptar.

­A keni një koment se përse shqiptarët largohen nga vendi i tyre dhe kryesisht preferojnë Gjermaninë?

Lidhur me arsyet që i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre nuk do të doja që të spekuloja shumë gjatë sepse ato janë arsye të karakterit thellësisht individual. Megjithatë do të thoja që ekzistojnë shumë mundësi të përmirësimit të jetesës në vend, për të krijuar vende të reja pune, mundësi formimi më të mirë profesional në mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë aksesin në vendin e tyre të punës duke u përshtatur me nevojat e tregut. Gjithashtu duhet të krijohet një lloj luajaliteti më I madh në shpërndarjen e vendeve të punës dhe në përzgjedhjen e punonjësve dhe kuadrove. Dihet në mbarë botën që korrupsioni dhe nepotizmi janë faktorë që e pengojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. Për këtë arsye unë do të përshëndesja përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Në këtë drejtim ne, Gjermania jemi duke e mbështetur qeverinë që të arrihet sa më parë në rezultate optimale në mënyrë të veçantë sa i përket zhvillimit të arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik edhe në zonat rurale.

4 komente në “Ambasadorja e Gjermanisë: S’ka azil për shqiptarët. Kujt i ofrojmë mundësinë për vizë pune”

  1. stolicknaja says:

    o re cbehet keshtu greku na jep per te ngrene dhe na shpeton jetet ne spitalet e saj ,gjermani sna jep as nje cik sallam frankfurti do vdesim nga uria te gjith ne shqipot

  2. izmirianna says:

    Hani mut tani! na do evropa, na do gjermania, integrimi e lesh e presh
    servilat e mutit

  3. izmirianna says:

    Hani mut tani! na do evropa, na do gjermania, integrimi e lesh e presh
    servilat e mutit
    kapuni pas shurres klintonit tani

  4. izmirianna says:

    Hani mut tani! na do evropa, na do gjermania, integrimi e lesh e presh
    servilat e mutit
    kapuni pas shurres klintonit tani …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje