Balla komenton ftesën e PD për LSI (dhe një thumb për partinë e Blushit)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

balla bylykbashiNjë ditë pasi Partia Demokratike adresoi hapur ftesën ndaj LSI për bashkëpunim në zgjedhjet e 2017, Taulant Balla thotë se nuk i merr në konsideratë propozime të tilla.

Ai shpreh bindjen se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë edhe për një tjetër mandat qeverisës.

Balla u pyet nga gazetarët edhe për një bashkëpunim të mundshëm me zotin Blushi, tashmë si kryetar i partisë më të re në skenën politike “LIBRA”.

Gazetari: Si e vlerësoni ftesën që i ka ardhur LSI nga PD për një bashkëpunim, e shqetëson PS?

Balla: Nuk doja kurrsesi të merrja në konsideratë propozime të tilla, e kemi thënë shumë qartë se ne duam ta vazhdojmë Aleancën tonë për Shqipërinë Europiane.Kemi hyrë në një proçes bashkëqeverisje në 2013 dhe jemi të gatshëm që në interes të qytetarëve shqiptarë jemi të gatshëm që këtë aleancë  ta vazhdojmë edhe në zgjedhjet e 2017. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë.

Gazetari: Tashmë që është zyrtare partia e re e zotit.Blushi, jeni të gatshëm të bashkëpunoni me të? Si e vlerësoni këtë parti?

Balla: Sot kisha takim me përfaqësuesit  e 40 partive të vogla.

Gazetarja: Edhe ai i vogël është.

Balla: Le të institucionalizohet në kuadër të tryezës së 40 partive të vogla dhe të sjellë dhe ai kërkesat që ka për sa i përket çështjeve të kodit zgjedhor.

Gazetari: Jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe me zotin Blushi?

Balla: Spektri politik shqiptar është shumë i madh, ka parti dhe partiza, kështu që Urime!/Ora News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *