Basha flet për bashkëpunimin me LSI: Cili është kushti ynë i vetëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha metaKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka nënvizuar faktin se veshja e pushtetit me krimin, mbulimi i vendit nga droga dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakushti për integrimin e vendit.

Ndërsa sa i takon bashkëpunimit me LSI­në për zgjedhjet e ardhshme, Basha ka theksuar se janë keqkuptuar deklaratat që ka bërë një ditë më parë kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, por ka deklaruar edhe kushtin e opozitës për këtë bashkëpunim, raporton Panorama.

“Këtu ka një interes të madh, s’arrij ta ndaj sa është gazetaresk dhe sa është tabloid se ka edhe keqkuptime të deklaratave të funksionarëve të lartë të PD. Një një betejë ekzistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se cdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar sic është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirruir kushdo qytetar, faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vullntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve. Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar”, tha Basha.

Për koalicionet? “Ky është diskutim krejt tjetër që s’mund të eklipsojë vendimin tonë për të ndërtuar aleancën më të madhe të mundshme për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kur vjen puna kundër një aleance edhe cdo deptuet socialist është i mirëpritur në këtë betejë. Për aleanca është punë tjetër”, përfundoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha flet për bashkëpunimin me LSI: Cili është kushti ynë i vetëm”

  1. Mprihe…..lapsin ,ti Bashici ,se ashtu do behet…..⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠
    ⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔⛔
    ?????????????????????????????????????????????
    ♿♿♿♿♿♿♿♿♿♿♿♿♿♿???????????????????????????????

  2. loli says:

    Shume mire Basha, thirri te gjithe ata qe nuk jane pjese e krimit, por kij parasysh nje gje: ti s’duhet te jeshe se je pjese e krimit apo jo, ti vrave 4 qytetare ne mes bulevardit; tani si te bejme ti po e thua vete. Tjeter, ti vodhe 230 miljone euro, pra s’duhet te jesh, ti tradhetove Shqiperine duke firmosur dhenien e territorit grekut, pra ti s’duhet te jeshe; le ti leme te tjerat per kete rast. Pra une jam dakort me ty qe ti te mos jeshe, po pate mundesi dhe fare ne Shqiperi; ler vetem Saliun se ai na duhet ta perkedhelim nje çike deri sa te ja rrasim brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *