Deklaratat e Ramës për Akropolin, Athina thërret ambasadorin shqiptar për sqarime

2 Nëntor 2016, 09:07Rajoni TEMA

Pas zhurmës së krijuar në media nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Akropoli u shpëtua prej një shqiptari, por edhe përplasjeve me tone të larta mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrur për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi.

Top Channel ka mësuar se zotit Dervishi i janë kërkuar shpjegime lidhur me këto deklarata. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme helene thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.

Burimet thanë se edhe ambasadori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhyrje flagrante dhe pa takt në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Gjithësesi, të dyja palët ranë dakord se ulja e toneve konsiderohet si emergjente, pa qenë i nevojshëm përshkallëzimi në drejtim negativ i marrëdhënieve dypalëshe.

Dakordësia mbi çështjet me interes të përbashkët duhet të dominojë mbi deklaratat emocionale, kanë pohuar njëzëri palët gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme greke.

Ndërkohë, në Athinë kanë qenë partitë politike të opozitës që kanë kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por edhe për unifikimin e politikës greke në mbrojtje të minoritetit grek të Himarës.

Disa deputetë, me në krye ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, kanë kërkuar marrjen e masave drastike për të penguar ekspansionin e qeverisë Rama në marrëdhëniet dypalëshe.

7 komente në “Deklaratat e Ramës për Akropolin, Athina thërret ambasadorin shqiptar për sqarime”

  1. adriatiku says:

    Plasuani ne fytyre se politika greke keshtu e do. Po u ndenje urte, ata te hipin siper. Nuk ka ngele jeta e nje kombi te drejtohet e orientohet nga greket e sotem qe e ben vete çarçafe Greqine per interesat e tyre dhe duan tu degjohet dhe zeri i çjerre jashte. Sa kohe qe ata flasin per Himaren, ju duhet te flisni per Athinen qe eshte prone e shqiptareve. Hapni librat historike se mund ta gjeni qe edhe akademia e shkencave ne Athine eshte prone shqiptare….per te mos vazhduar me tej.

    1. Qifi says:

      Greket jane rraca me e ndyre qe egziston.

  2. Andreas says:

    Po sikur do therritej per shpjegime ambasadorja greke apo si gjithnje politike facebooku alla shqiptare. Mire e paskan kapur per veshi Dervishin ne Athine!

  3. patrioti says:

    Qeveria Greke kerkon te nderhyj ne punet e brendeshme te qeverise Shqipetare ,gjithashtu kerkon qe ne te ulim koken . ABSURDE . NE I KEMI MESUAR SHUME KEQ ,ATA KERKOJNE TE NE SHKELIN ME KEMBE DHE KUR NUK KANE TE DREJTE .

  4. Faro says:

    Eshte politila e Rames krejt ndryshe nga setvilet e 25 viteve, qe po ua bie mendjen rrotull ketyre pseudotrashegimtareve te ATHENES se LASHTE. Ata e dine mire te verteten, ndaj dhe i tremben

  5. Jatroi i bythes te papa Tfgs 1 says:

    Me këtë rasat pederastesh te pabese duhet tu vihet njehere e përgjithmonë kufiri te thana.
    Si fillim duhet debuar pederasti i asfalise janullatos !

  6. Kuq e zi says:

    Shpjegim per cfare qe gjergj dushmani ishte shqiptare?
    Nese kane dyshime te pyesin venecianet se aty jane
    Por te qenke grek nuk eshte pune rrace por bindje jorgo goro na u be turk sepse nuk bindet
    Pra fjala grek = ortodoks dhe kur ketij ortodoksi i permend etnine psh. GJergj dushmani shqiptare na ofendohen ortodokset e anadollit sepse ata shiten etnine e tyre per fe dhe erdhen ne greqi me shkembimin e popullsive tuqi-greqi dhe nuk e kane idene fare kush ka qene historia e greqise para ardhjes se tyre dhe sot u duket cdo gje gogol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje