Dhuratë për Trumpin nga Moska?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpWikileaks shkakton sërish turbullim në radhët e demokratëve. Sipas dokumenteve të botuara në Wikileaks kryetarja e përkohshme e partisë, Donna Brazile, ka njoftuar grupin e fushatës elektorale të Hillary Clintonit për pyetjet që do t’i bëheshin asaj nga CNN gjatë një debati televiziv.

Donna Brazile punonte në atë kohë si analiste në televizionin CNN dhe i ka kumtuar këto pyetje në korrespondencën me shefin e grupit të fushatës elektorale të Clintonit, John Podesta.

Nisur nga dokumentet e botuara nga Wikileaks CNN e pushoi nga puna eksperten Brazile, e cila kishte hequr dorë përkohësisht nga puna në muajin korrik, kur mori përsipër për një periudhë kalimtare kryesinë e partisë. “Ajo që kemi marrë vesh në lidhje me korrespondencën e saj me ekipin e fushatës zgjedhre të Clintonit gjatë kohës kur ajo qe punonjëse e CNN-it, është për ne krejtësisht e pakëndshme,” tha një zëdhënëse e stacionit.

Donald Trump ndihet triumfues

Kandidati republikan Donald Trump ka kohë që thoshte se është bindur që rivalja e tij Clinton kishte qenë e informuar paraprakisht për pyetjet në debatet televizive, por ai nuk kishte paraqitur dëshmi për këtë, raporton Deutsche Welle.

Pavarësisht nga kjo Trumpi kishte deklaruar se nëse zgjidhet president do të ngrejë një hetuesi të veçantë për demokraten Clinton, për të shqyrtuar e-mailet e saj zyrtare gjatë kohës që ishte ministre e Jashtme.

Shefi i FBI-së James Comey deklaroi se institucioni i tij do të shqyrtojë tani edhe e-mailet e zbuluara së fundi në e-mailin e këshilltares së Clintonit, Huma Abedin. Për përmbajtjen e tyre nuk ka ende njoftime, por me deklaratën e tij shefi i FBI-së thyen një praktikë të gjatë, sipas së cilës pak para zgjedhjeve nuk jepeshin informacione për hapa hetimorë, që mund të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Dhuratë për Trumpin nga Moska?

“Faleminderit, Huma!” u shpreh me entuziazëm Donald Trumpi pas këtyre njoftimeve gjatë një takimi elektoral në qytetin Grand Rapids.

Për herë të parë që prej majit miliarderi populist kryeson sipas një sondazhi të radiostacionit ABC dhe të gazetës “Washington Post” ndaj Hillary Clintonit.

Kështu ai do të fitonte 46 për qind të votave – pra një përqind më shumë se demokratja Clinton. Nëse ky rezultat do të jetë i tillë edhe pas një jave është krejtësisht e hapur.

Megjithatë zbehja e entuziazmit për Hillary Clintonin pas botimeve të fundit Wikileaks pritet të mos mbajë shumë. Shërbimet sekrete dyshojnë se dhurata për Trumpin ka ardhur nga Moska dhe mendojnë se Rusia është autore e sulmit të hackerëve që nxorën në dritë korrespondencën me e-mail.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Dhuratë për Trumpin nga Moska?”

  1. pro says:

    Moska ka pergjegjesi per dhenduret…

  2. enter"" says:

    Poshte dinastia krimineleve Klinton.

  3. Sokol says:

    Zezakja dona brazile cnn ne menyre te turpshme jane te njeanshem.mua me cudit fakti se si flet obama ngakarrigia e presidentit dhe gorilla mishele propagande zgjedhore.te mos flasim per idiotin Biden.obama jau ka fut gjith amerikaneve punetore dduke i faturuar sherbimin shendetsor per zezakerine qe spunon.Trump nga ana e tij ka qen biznesmen dhe ka fut duret kurvave ku ka mund.smund te krahasohet me nje politikan qe ben kujdes me kto gjera.qe ta mbyll duhet te them se shqiptaret u jemi borxhlinj Klintoneve me nderhyrjen ne kosove qe do kishte ik per lesh si cameria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *