FOTOT/ Me “Libra-n” në gjoks, por cilat janë pikëpyetjet mbi partinë dhe vetë Blushin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ben Blushi ka prezantuar dje partinë e tij të re, që quhet “Libra”.

Përveç tij dhe Mimoza Hafizit, partisë për momentin nuk i është bashkuar asnjë personazh publik me peshë në opinionin shqiptar.

Pikëpyetjet për Blushin

Deputeti Ben Blushi, tashmë i larguar nga Partia Socialiste, duket të jetë shpresa e fundit për një numër jo të vogël qytetarësh.

Beni, i cili fillimisht krijoi LMN-në së bashku me dy deputetë të tjerë të majtë,  për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i PS pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2009, tani shfaqet më shpesh në ekrane me artikulimet e tij kundër qeverisë së tanishme, kundër qeverisë që ishte dhe kundër asaj që do të vijë (gjithmonë nëse nuk futet në koalicion).

Pasi braktisi LMN-në, Beni u afrua sërish me Ramën dhe u bashkua në projektin e “Rilindjes” në vitin 2013, projekt të cilin e braktisi, ashtu si atë të parin për arsye që sot askush nuk i ka të qarta.

Ai zgjodhi të marrë përsipër një rol të fortë opozitar si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës. Një nga nismat e ndërmarra nga Blushi ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli. Deputeti tashmë në konflikt të hapur me qeverinë, ndoshta kishte menduar për të garuar për postin e Presidentit. Por, ai e dinte fare mirë se nëse presidenti do të zgjidhej nga parlamenti, mundësitë e tij ishin fare të vogla. Nga ana tjetër, nëse Presidenti do të zgjidhej nga populli, mundësitë për të do të ishin më të mëdha, duke parë që ai ishte kritik i fortë i politikës shqiptare, jo vetëm asaj të sotme, por politikës në këto 25 vite, në të cilën ai mendon se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e saj.

Sot, pas 4 muajsh, propozimi i deputetit që mban gjallë “shpresën” e shqiptarëve ka dështuar në çdo këndvështrim.

Në peticionin e reklamuar online, “Presidenti nga populli” arriti të grumbullojë vetëm 10 mijë firma. Deri këtu nuk ka asgjë jashtë normales.

Një nismë dështon dhe kjo është pjesë e politikës. Ajo që të çudit nga deputeti “shpresëdhënës” është se gjatë këtyre 4 muajve, nuk ka pasur asnjë reagim për nismën ëndërrimtare.

Asnjë fjalë të vetme nga Blushi, nga sinqeriteti i tij, nga parimet morale dhe nga politika ndryshe që ai kërkon të na propagandojë ditë pas ditë. Nuk ka të paktën asnjë fjali:  “Dështuam të dashur miq, dështuam sepse ju nuk  jeni të aftë të kuptoni rëndësinë e kësaj nisme”

Sot, 4 muaj më pas, ai shpall partinë e re, e cila nis me një dështim të papranuar në CV-në e saj. Ndoshta, peticionin me 10 mijë vota, Blushi e ka përdorur si sondazh për partinë e tij të re. Këtë presim të na e thotë vetë ai. Por, kjo modesti duket e pamundur nëse hedh një vështrim në të kaluarën e Blushit si pjesë e politikës në këto 25 vite. Ai ishte pjesë e një qeverie të dështuar socialiste kur drejtohej nga Fatos Nano. Ishte pjesë e opozitës së dështuar të Edi Ramës në vitet 2005-2013 dhe, sigurisht që ishte pjesë e koalicionit të dështuar “Rama – Like” të vitit 2013, në të cilën nuk gjeti hapësira dhe tani i kërkon me një frymë të re. Tani na tregoi dështimin e radhës me “Presidentin nga Populli”, ndërsa nesër, më 1 Nëntor 2016, do të shpalosë partinë e tij të re, ku në 2 orë ka ndërruar 3 herë emrin e saj. Fare mirë mund të quhet “Dështimi”, për të cilën Blushi mund të realizojë edhe një libër, kur të mbetet pa punë.

Në fund, dalja e tij si delja e bardhë në një tufë me dele të zeza nuk na shërben sepse e kemi provuar një herë me krijim e LSI-së.

Ne si popull kërkojmë politikë të re nga njerëz të rinj, nga njerëz të cilët nuk kanë qenë të ndikuar nga sistemi komunist dhe jo politikë të re nga individë të cilët kanë qenë pjesë e dështimeve të çdo sistemi. Blushi mund të ketë të drejtë në ato që thotë, por përvoja na ka treguar se nuk ka të drejtë në ato që ka bërë, për shkak të bëmave të tij në qeveri dhe opozitë.

Pyetja e vetme ndaj Blushit dhe artikulimeve të tij kundër politikës në këto vite (për të cilat ka 100% të drejtë)  është: Ku ishe ti këto 25 vite?

“Libra” e Blushit, e destinuar për të mos u lexuar

Për partinë e Blushit ka edhe pikëpyetje se si do të sillet me të kaluarën.

Ja çfarë shkruan Bujar M. Hoxha për Tesheshi:

“Vetë nisma e tij e re politike është një përpjekje për të qëndruar brenda rrethit të pengmarrësve të jetëve tona. Sepse Blushi nuk thotë se kriza e shoqërisë shqiptare është krizë morale. E në bazë të moralit të munguar, ai duhej ta kishte lënë mandatin parlamentar, ngaqë nuk i përket atij, por ish-partisë. Nuk i përket, sepse Blushi nuk është votuar si person, por si një emër në një listë të mbyllur. Pragmatikisht ai është në rregull, moralisht e ka bërë baltë pa e nisur mirë punën! Kur nuk është në gjendje të sakrifikojë një mandat, po më tej? Fjalë, vetëm fjalë të bukura…

Politikani Blush hyn te plangprishësit, që shpeshherë i bien me shkelm kusisë me qumësht me t’u mbushur. Ai shtysë ka mërinë, jo idealin. A nuk u ngjan ai themeluesve të Aleancës Demokratike, plangprishësve më të hershëm të PD-së, a nuk u ngjan ai plangprishësve të ish-partisë së tij? Dhe dihet cili ka qenë fati i tyre në cakun fundor: përqafimi me pushtetin apo shuarja.

Blushi nuk është risi. Ai aty ka qenë, aty është e aty do të jetë. Ai nuk thotë se çfarë do të bëhet me të pasuruarit padrejtësisht, me vjedhësit e pasurisë kombëtare, me të ngrysurit xhepzbrazur të gdhirë milionerë, saktësisht me ata që sillen rreth tij nganjëherë si miq e nganjëherë si armiq.

Shoqëria shqiptare nuk ka nevojë sot për parti të re politike, por për një lëvizje morale, nuk ka nevojë për plangprishës, por për idealist”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra.jpg","attachment_id":"575395"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-4.jpg","attachment_id":"575394"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-3.jpg","attachment_id":"575393"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-1.jpg","attachment_id":"575391"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/libra-2.jpg","attachment_id":"575392"}]

12 komente në “FOTOT/ Me “Libra-n” në gjoks, por cilat janë pikëpyetjet mbi partinë dhe vetë Blushin!”

  1. dardhari dixhital says:

    Asgje e jashtezakoneshme ne kete “parti” te re interesantja eshte kush financon mbasi vete Blushi nuk ka leke, ai prish shume me kurvat.

  2. Bena says:

    Te lumte dora dhe mendja,shume sakte

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Po kush Jane keto personalitet me pesje ne shqiperise?
    Edhe ata qe Kane pase personalitet e Kane shitur tash sa vjet neper partite e tjera.
    Libra eshte nje gjetje e mire.

  4. ilirjan says:

    Përmbajtja e opozitës që bën Blushi dhe Hafizi nuk ka të bëjë me arsyetimet e artikullit më sipër. Krijimi i Partisë opozitare me partinë në pushtet është aset plus për polikën shqiptare në momentet që po kalojmë.
    Është një kërkesë e shumicës së shqiptarëve që për të dalë nga varfëria dhe stresi, të zhgënjyer nga partitë pushtetare ps e lsi, si edhe ato të djeshme : pd e satelitët e saj, po kërkojnë forca te reja për ti qeverisur. Ndaj artikulli kërkon të ”mbysë në djep” foshnjën LIBRA. Kam përshtypjen se po kështu do të veproni edhe me çdo forcë të re që kërkon të lindë në prag të zgjedhjeve. Nuk po bëni punë të mirë. Përkundrazi. Po bëni dëm.

  5. Devolliu says:

    Lum si ne me këtë mut parti. Nga fshatari im dixhital kam informata se kësaj mender partie do t’i bashkohen edhe Patozi e Kaçi i Zi. Këtë e bëjnë jo se e duan Ben Bythëpambukun por se e ndjejnë se Lul-ushi i Saliut nuk do i verë në listë për deputetë. Vetëm se këta të dy kanë propozuar që Partia të quhet “Libri dhe Filmi”.

  6. Blanko says:

    po trembeni e? Po meqe qenka kaq e deshtuar, pse i kushtoni nje shkrim te tere, pse nuk benit nje gje me te dobishme nderkohe, bie fjala, te vrisnit miza?

  7. wickedgame says:

    Do personalitete zMero posi me shumice do Doshin ,Prengen,Noken ,Ndreun ,Sterkajn,Ballen ,Roshin Gjushin, Sejdinin, Beqen a do me zBaze.Shkoni lepiuni me Meten se ju iku pushteti.

  8. BBeci says:

    Kush eshte autori i kesaj analize psiko-ideologjike socio-ekonomike fiziko-kulturore, turistike-trashegimore, letraro-kimike te Blushit? Sbesoj Ymeri se ne kete pike vertet qe shkruan shume here me mire. Duket si dora e yzmeqarit te avashte nga Librazhdi i siperm. Po kur Blushi qenka kaq kot, perse te jane zvogeluar topet kaq shume more editorialist bajgash? Ver emrin persiper pacavures mor zorzop i pavaksinuar – te kenaqemi pak me analizen tende dhe te pragut tend

  9. spartaku says:

    Eshte per t’u çuditur me disa se Blushi me partiçken e tij do luftoi varferine dhe do sjell begatine.Pika qe nuk ju bje.Parti koti.Aq me keq qe eshte pjese e se djathtes.

  10. Votren(prifti spanjoll) says:

    Me qe une deri me sot nuk e kam lexuar asnje liber te blushit,as kete te fundit se kam nder mend ta lexoj.

  11. krasta says:

    Kujt i plasi se se lexon ti
    Do ta lexojme ATA qe Jane PA pune

  12. Ilir says:

    Paragjykimet jane te pa drejta! Koha,vetem koha do ta lexoje te verteten!
    Le te shpresojme qe “kuzhina”, qe do ofrohet me kazanin e libra,do te kenaqe priteshmerite e shqiptareve.
    Suksese libra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *