Gjykata Kushtetuese rrëzon ndërtuesit, mbetet në fuqi taksa 8% për ndërtimet në Tiranë

Gjykata-Kushtetuese-620x358Merr fund përplasja 1 vjecare e ndërtuesve me Bashkinë e Tiranës, të cilët kundërshtonin me forcë taksën 8% të ndërtimit të vendosur nga kryebashkiaku Veliaj një vit më parë, si një masë shtrënguese për të ulur ndërtimet në Tiranë, por edhe për të shmangur ndërtuesit abuzivë. Ndërtuesit e kishin ankimuar ligjin “Për sistemin e taksave vendore” në Gjykatën Kushtetuese, me shpresë që kjo e fundit të rrëzonte edhe taksën 8%.

Por, burime nga Gjykata Kushtetuese shprehen se në mbledhjen e sotme kërkesa e ndërtuesve u rrëzua me një votim të ngushtë 4 me 3 në favor të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një herë e mirë në fuqi taksën 8% për ndërtuesit. Një betejë ligjore e cila është fituar nga Veliaj, e që i jep fund jo vetëm përplasjes së kryebashkiakut me ndërtuesit, por zeron shpresat e këtyre të fundit për të shmangur taksën në fjalë.

Taksa 8% e ndërtimit u vendos një vit më parë me qëllimin për të ulur ritmin e ndërtimeve në qytet, por edhe për të shmangur abuzimet e rënda të ndërtuesve, të cilët pasi merrnin fare lehtë një leje ndërtimi, hapnin themelet e pallatit dhe më pas zhdukeshin në drejtim të paditur apo falimentonin, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që blinin shtëpi.

Një situatë e tillë u denoncua disa muaj më parë nga kryebashkiaku Veliaj në Farkë, ku themelet e një pallati rrezikuan seriozisht shembjen e një pallati tjetër aty afër, çka vuri në rrezik jetën e qindra banorëve.

Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies së hapësirave publike, edhe si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret dhe hapësirat publike.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *