Gjyqi i bosit shqiptar, zbulon rrjetin e trafikimit të drogës në Ballkan

2 Nëntor 2016, 11:28Rajoni TEMA

Në gjyqin e të dyshuarit si bos i drogës në Ballkan Naser Kelmendit, një ish-partner zbuloi se si operoi për vite rrjeti i drogës në Ballkan duke transportuar heroinë nga Turqia në Bosnje dhe pastaj në Europë.

Nga Die Morina

Një dëshmitar i mbrojtur, K1, një nga anëtarët e akuzuar si pjesë e rrjetit kriminal të Naser Kelmendit, dëshmoi kundër ish-shefit të tij të hënën, duke thënë se grupi trafikoi heroinë nga Turqia përmes Bullgarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë në Bosnje, ku shitej në vende të ndryshme të Europës.

“Heroina merrte formën e biskotave dhe futej në qese të veçanta najloni e transportohej me kamionë,” tha dëshmitari K1 në gjykatën e Prishtinës, duke shtuar se grupi përdorte serbatorët për të fshehur drogën.

Dëshmitari K1 tha se heroina më pas përzihej dhe paketohej në përmasa të ndryshme për vende të ndryshme, duke shtuar se jo çdo vend merrte sasi të njëjtë.

“Si shembull mund të them se cilësia më e keqe e heroinës shkonte në Zvicër dhe disa vende të tjera, ndërsa më e pastra shkonte në Angli,’ tha K1.

K1 e përshkroi Kelmendin si bosin kryesor të rrjetit të krimit, ndërsa shtoi se kushëriri i tij dhe partneri i afërt, Rexhep Kelmendi “Xheko” ishte ai që merrej me organizimin e operacioneve. Rexhepi u vra në Pejë në tetor 2013.

“Xheko ishte me ne gjatë gjithë kohës, duke na dhënë informacion se ku do të shkonim,” shtoi K1.

Dëshmitari gjithashtu shpjegoi se grupi përdori ujë acid nga Gjermania për të larë heroinën, ndërsa substanca të tjera të importuara nga Holanda trazoheshin gjithashtu.

K1 shtoi se grupi operoi në Kosovë disa herë, kryesisht në Pejë dhe Mitrovicë, ku pronotonin dhoma hoteli për të përzierë dhe paketuar heroinën.

Kelmendi, gjyqi i të cilit filloi në janar 2015 akuzohet për vrasje të shkallës së rëndë, për krim të organizuar dhe shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve.

Duke kaluar nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi, qendra e rrjetit të drogës mendohet të jetë Sarajeva në Bosnje, ku droga ripaketohej ose përgatitej për shitje në Europë.

Kelmendi pretendoi pafajësi për të gjitha akuzat dhe tha se ai “priste çcastin kur gjykata të deklaronte pafajësinë e tij”.

1 komente në “Gjyqi i bosit shqiptar, zbulon rrjetin e trafikimit të drogës në Ballkan”

  1. Kritiku says:

    Kur do te mesoni qe te shkruani te pakten nje shkrim te sakte nga ana e llogjikes?
    Ne titull shkruani “…i bosit shqiptar…” por me poshte del qe na qenka nje kosovar. Ore gazeleshës te Temes, nuk quhen shqiptare banoret e Kosoves, por quhen kosovare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje