Grupi parlamentar i PD, nesër bojkot të pjesshëm të Kuvendit

opozita-ne-kuvendKryetari i PD Lulzim Basha, i mbështetur nga Berisha e ka përcaktuar tashmë linjën e tij politike, për të mbajtur sëpaku militantët demokratë rrethe vetes: Bojkot seancave të Kuvendit dhe protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Kështu, demokratët kanë vendosur të bojkotojnë pjesërisht seancën e nesërme parlamentare ku pritet të votohet ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Burime brenda grupit parlamentar të PD-së, konfirmojnë se është lënë në fuqi vendimi i fundit që mos të miratojë ligjet e qeverisë përfshi edhe ligjin e fundit që përmbyll paketën e reformës në Drejtësi.

Projektligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e reformës në drjetësi, me 198 nene, por sipas Partisë Demokratike ai është ligji me më shumë shkelje kushtetuese sesa çdo draft që është hartuar deri tani.

Nënkryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi është shprehur se me ligjin e paraqitur ka një deformim flagrant të Kushtetutës, pasi Kuvendit i hiqet ekskluziviteti i emërimit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Grupi parlamentar i PD, nesër bojkot të pjesshëm të Kuvendit”

  1. Ceni says:

    SA mire do te ishte sikur te mos merrnit pjese dhe ne zgjedhje o partia mafjoze ju sjeni PD jeni PF .o gjakatar nuk humb asgje kuvendi pa ju.

  2. kopani says:

    Mendoj se Vota e qytetareve ne keto zgjedhjet e qershorit , do mbaje qendrimin e duhur ndaj kesaj bande kriminale , konfliktuale , piramidale e deshmuar per me se 26 vjet , vjedhja e banges se dates 9 .2 . 2017 eshte vepra e dora e kesaj bande me ne krye banditi Sahli ,Kreshnik e Mercenaret e njohur tashme prej vitesh Xhihadistet e Satrapit Berishe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *