Koço Kokëdhima sulmon PS-në dhe shprehet i zhgënjyer me Blushin: Ai flet si shkrimtar romantik, por s’ka asnjë vizion

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kocoKoço Kokëdhima ka komentuar krijimin e partisë së Ben Blushit.

Ai ka sulmuar PS-në, duke e bërë përgjegjëse për largimin e tij dhe të Hafizit.

Megjithatë, Kokëdhima shprehet i zhgënjyer edhe me Blushin, pas sipas tij, nuk ka vizion.

Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvillimin e një kulture institucionale dhe për të instaluar një debat konstruktiv brenda saj.

Largimi i Blushit dhe Hafizit është një humbje për Partinë Socialiste. Blushi dhe Hafizi janë dy intelektualë me vlera e kontribute ndër vite për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Dje, Blushi promovoi partinë LIBRA. Kjo parti do të mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer. LIBRA, ështe një përpjekje e respektueshme për pasurimin e debatit politik e kulturor dhe për përmirësimin e ofertës politike.

Ajo erdhi edhe si pasojë e mungesës së demokracisë, parimeve, normave dhe rregullave të funksionimit e bashkëjetesës në diversitet mendimesh e solidaritet në Partinë Socialiste.

Nga divorci i Blushit dhe Hafizit me PS-në kuptohet edhe më mirë nevoja për reformimin e PS-së me qëllim që të eleminohet ekzistenca e atyre problemeve të mprehta që kanë partitë politike në vend, që shfaqen si mungesë e kulturës funksionale, si mungesë e standarteve bashkëkohore të menaxhimit të tyre, si mungesë e hapësirave që duhet t’u garantohen anëtarëve për debat, për t’u dëgjuar, për t’u përfshirë në çështjet më të rëndësishme të politikëbërjes, qeverisjes dhe për t’u dhënë atyre mundësi dhe kushte për karrierë të shëndetëshme e të merituar.

Në prezantimin e LIBRA-s, fjalimi i Blushit ishte zhgënjyes.

Ai përshkohej nga konstatime sipërfaqësore dhe nga romantizmi i një shkrimtari. Mungoi qartësisht vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe për zgjidhjet që pret populli nga politika”, shprehet Kokëdhima.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Koço Kokëdhima sulmon PS-në dhe shprehet i zhgënjyer me Blushin: Ai flet si shkrimtar romantik, por s’ka asnjë vizion”

  1. Skanderbegu i Kastriotit says:

    Koqja dhe Bloza nji dyshe interesante qi e bonte PS ma terheqse.
    Njoni bonte si Pashai i Jugut,kishte bekimin e Likes dhe te Edit por e largun me marifet nga Parlamenti, tjetri Blushi i Kiços u vetsakrifiku si Kamikace ne politik qi shkrunte romane
    Te morri lumi more Ben tash shko laju dhe hiqe blozen qi ti ka turrbullement e kryes

  2. minatori says:

    Vetem Mero Baze mund te shoh ende romatizem ne ate PS qe i thurr romanca vetem kryetarit.

  3. Maria Kanani says:

    Vetem Partia Socialiste eshte pergjegjese per largimin e Blushit nga rradhet e saj, me mungesen e tyre te kultures se mendimit ndryshe. Duhet urgjent te demokratizohen dhe reformohen Partite Politike.

  4. Ana says:

    PS eshte pergjegjese per largimin e Blushit dhe Hafizit sepse nuk lejon mendimin ndryshe brenda partise, por perpiqet per qe ti bej te heshtin. Keto largime z.Rama duhet tju bejne qe te mendoni cfare nuk shkon ne ate qe beni. Nuk eshte emire as per ju qe te keni nga pas njerez vetem qe ju lepihen dhe aprovojne gjithcka qe ju thoni

  5. Bona says:

    Koco, konstatim i qarte, i bashkohem teresisht qendrimit tend. Blushi ishte teresisht zhgenjyes ne fjalimin e tij prezantues, por ky nuk eshte gjithesesi nje lajm i mire per PS. Partia Socialiste nuk duhet ti humbas njerezit e saj, cdo njerei eshte vlere e shtuar per te

  6. lysien says:

    Dikur Blushi e ka quajtur Kocon prift… sot Kokedhima po i jep bekimin e fundit Benit.

  7. Eno says:

    Kjo parti duhet reformuar, duhet te lejohet te kete demokraci te brendshme dhe jo vetem njerez qe ngrene doren per te aprovuar cdo gje qe thote Kryetari. Une mendoj qe LIBRA nuk do kete ndonje sukses te madh sepse ajo qe Blushi prendikoi ishte deri diku medioker dhe shume larg realitet. Besoj se te gjithe shqipetaret jane tejngopur me predikime. Pavaresisht kesaj, Rama nuk mund ti jap luksin vetes qe te humbas njerez nga PS, por duhet ti jap te drejten gjithkujt qe te shprehet dhe te degjohet nga te tjeret, jo te kritikohet dhe te ironizohet sikur eshte armiku i saj

Lini një Përgjigje te Bona Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *