Koli Bele e Denar Biba në garë për kreun e KQZ, skualifikohet Lefterie Luzi

Demokratët nuk janë menduar dy herë por kanë preferuar që kreu i KQZ të dalë nga gara mes dy emrave që janë dhe të preferuar nga mazhoranca. Duke skualifikuar ish-kreun e KQZ Lefterie Luzin të zgjedhur nga të djathtët, për të mos ia falur qëndrimin e paanshëm në zgjedhje.

Kështu, Koli Bele dhe Denar Biba do të garojnë për postin e kryetarit te KQZ­së. Ashtu siç pritej,  demokratët nuk e mbështetën ish­kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi, e zgjedhur në këtë post 4 vjet më parë me votat e Partisë Demokratike.

Të enjten në Kuvend do të votohen dy kandidatët Koli Bele dhe Denar Biba. Komisioni i Ligjeve i mbledhur të mërkurën, pa praninë e opozitës, përzgjodhi 4 nga 5 kandidaturat e paraqitura për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova dhe Lefterije Luzi ishin 4 konkurrentët e përzgjedhur nga komisioni.

Katërshja e kandidaturave të miratura iu përcoll grupit parlamentar të PD­së dhe brenda ditës së sotme demokratët kthyen përgjigje, duke miratuar vetëm kandidaturat e Denar Bibës dhe Koli Beles, ndërsa përjashtuan ish­kryetaren Lefterie Luzi dhe Rozeta Ivanova.

“Në mbështetje të shkronjës “ç” të pikës 3 të nenit 15 të Kodit Zgjedhor, ku specifikohet që përfaqësuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur, sipas shkronjës “b”. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim, në emër të anëtarëve të Komisionit, përfaqësues të opozitës parlamentare, dy  kandidatët që përjashtohen nga votimi për në seancë plenare nga ana jonë: Lefterie Luzi dhe Rozeta Ivanova.”­ thuhet në përgjigjen e PD­-së.

Neni 15 i Kodit Zgjedhor, që flet për zgjedhjen e kreut të KQZ­së, parashikon që lista e kandidatëve i kalon komisionit parlamentar për të verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore. Pas verifikimit të tyre, komisioni përzgjedh për t’ia paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të tij, por jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve.

Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë; Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër prej tyre që kanë marrë mbështetjen më të madhe mes anëtarëve të komisionit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *