Mjekët kërkojnë të mos ndiqen penalisht, për gabimet në detyrë

2 Nëntor 2016, 16:03Sociale TEMA

Gabimi mjekësor në detyrë nuk duhet konsideruar vepër penale, por civile. Urdhri i Mjekut, ai i Infermierit dhe ai i Stomatologut kërkojnë të bëhen amendime në nenin 96 dhe 97 të Kodit Penal, pasi sipas tyre janë hartuar gabim dhe, ndryshe nga eksperienca botërore, ndëshkojnë mjekun me të padrejtë.

Së pari, neni 96 të saktësojë mirë mjekimin e pakujdesshëm, ose neglizhencën mjekësore, ta specifikojë qartë dhe ta ndajë nga gabimi mjekësor, nga fatkeqësitë mjekësore, nga risku që një njeri ka normalisht kur shkon në strukturat shëndetësore, në mënyrë të tillë që të mos abuzohet që çdo gabim mjekësor të quhet mjekim i pakujdesshëm dhe padrejtësisht të hyjnë mjekët në procedura ligjore”, tha për Top Channel Dr. Fatmir Ibrahimaj, nga Urdhri i Mjekut.

Këto ndryshime të Kodit Penal, Urdhri i Mjekut i kërkoi para deputetëve në Komisionin e Shëndetësisë.

“Ne duam që, sa herë që gjykohet që ka një gjykim të pakujdesshëm, veç ekspertit mjekoligjor të ketë edhe një ekspert të fushës. Jo të arrestohet mjeku si gjë e parë, pastaj të analizohen gjërat. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi më tej Dr. Fatmir Ibrahimaj.

Vetëm gjatë vitit 2015, në Shqipëri janë dënuar 12 mjekë për shkak të gabimit mjekësor. Rasti më i fundit ishte shoqërimi i mjekëve në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ku humbi jetën nëna dhe foshnja e saj.

2 komente në “Mjekët kërkojnë të mos ndiqen penalisht, për gabimet në detyrë”

  1. ........ says:

    KY mjeku kerkon te vras ate qe ja ben borxh dhe mos ti hyj gjemb ne kemb , kokrra gomarit kerkon ti marr jeten tjetrit me apo pa vullnetin e tij dhe kerkon te dal pa lagur, pra ky kerkon te bej eksperimente me pacientet dhe kush te vdesi te vdesi kush te rroj le te rroj ky ha tronkil paidhaqe pa ber qefin qeder kte kerkon ky i droguar , se nje njeri normal ka pak pergjegjsi per nje vdekje per faj te tij , or po ktu ne kte vend çfar nuk degjon , ktu esht tamam tja fuç vrapit.

  2. Treviso says:

    Mjeku per gabimet e tije ne pune duhet te denohet dhe shume. Ti marresh jeten tjetrit per mos respektimin e normave te profesionit te punes dhe te kerkosh qe mos te denohesh? Nese ligji ka mangesi ne Shqiperi le te merret dhe te kopjohet ligji ishteteve te Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje