Përgjigje për mafiozin Armando Duka: Të pret fundi i Blater dhe Platini

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

dukaNga Erjon Braçe

Jo për Armandon, por për futbollin e ndershëm të qindra mijë ëndrrave!

Qysh kur lexova reagimin tend, perthithur menjehere nga media e ushqyer prej reklames se shitores tende, kam qeshur dhe vijoj te qesh, madje me lot.

E di pse?

Une e di se si eshte shkruar;

ti duke folur dhe, Tanet e tu qe shqyhen te shkruajne cdo fyerje, madje zihen me njeri- tjetrin ti shtojne rreshtit te gjate te fyerjeve te tua edhe ndonje tjeter, prej vetes ata.

Degjo;

po te them qe ti nuk di te shkruash- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton. Fyerjet e dikujt qe nuk di te shkruaj thjesht te bejne te qeshesh.

Megjithate, duhet ta pranoj se, fyerjet e tua te njepasnjeshme, me dhane mundesine te kuptoj se me cilin kam te bej, gjithnje ne cilesine e tifozit pasionant.

Prej javesh te mbledhura nje me nje ne disa vite, arkivoj ne memorie kore te ndryshme tifozesh, por sot kuptova se rrugacet e Sistemit qe mesyjne gjithe mllef e urrejtje ne stadium, kane nje idhull;

Idhulli i tyre je ti! Ti i tejkalon ata!

Fyerjet e tua do jenë goja e tyre nesër.

Edhe njëherë!

Ne fakt nuk jam i zhgenjyer. Ti nuk mund te besh me shume se kaq. Nuk je vetem, une ju njoh.

Degjo edhe nje here;

Paraja e madhe nuk eshte status ne shoqeri, as pushtet mbi te tjeret, kurre; nuk te ben njeri me te mire!

Po te them se ti nuk je perjashtim- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton perseri, je ai qe perfaqeson me mire se kushdo tjeter kete “sere” qe, parane nuk e sheh si mjet kembimi ne ekonomi, por si burim per arrogancen banale qe shqyhen gojen per te nxene ne te fyerje, sharje, kercenime ndaj te ndryshmit, deri sa humb durimin e pastaj nis punen e zakonshme, numerimin pa mundim te produktit nga interesat qe nuk maten, thjesht peshohen.

Po te them qe ti di te numerosh, ne menyre te kufizuar por di te numerosh-ta bej te thjeshte per here te fundit se mbase ti nuk kupton perseri, di te numerosh por deri kur humbet durimin perfundimisht dhe, nis te peshosh produktin e interesave te tua kudo, perfshire edhe futbollin.

Ketu ndalesh vertete, jo per te meduar me ze-prit, c’eshte kjo qe po shkruaj, por per te numeruar, po me ze; 1,2,3,10,20,30,100,200,300 milion…gola, natyrisht gola!

Mbase keshtu eshte dita jote dhe kjo eshte pune per ty, por e imja nuk eshte e tille, eshte teresisht e orientuar nga puna dhe modeste, shume modeste.

Nuk e mohoj, me para mund te blesh breke me lulka, por nuk lufton dot.

Pikerisht se e shoh perdite kete, dua te them se nuk i honeps hic njerez si ty, te ngjashem me ty apo rreth e qark teje si te tille, tregtare interesash e numerues perfitimesh.

E di e di, po thua qe edhe ti ndjen po njesoj, e lexova kete rresht me rresht dje.

Por po të përgjigjem.

Është e vërtetë, unë nuk jam ti dhe as nuk jam si ti, madje as që dua të jem si ti xhanëm.

Po e mbyll ketu;

rreshti yt i gjate i fyerjeve meriton vec kaq rreshta, megjithese me duhet te te tregoj se une jam i ndjeshem ndaj cdo gjallese, vecanerisht kur nuk ngjan me ty-mushkonje, qen, mace, buallice, pula, jo prej parave qe behen me to natyrisht, por sepse nuk e bej dot qe te ve pasuri prej tyre e pastaj ti marre per te share te ndryshmin.

Duhet te kesh respekt te pakten si perfitues prej tyre, ndaj ta kujtova modestine me lart; vlen edhe per to respekti, meqe per njerezit ti se ben dot.

Me thane dje se, para se te “shkruaje” reagimin perserisje pa pushim-cfare ka ky me mua?

Po e spjegoj, jo per ty por per mijera femije, te rinj qe luajne futboll, qindra mije te tjere qe ndjekin futbollin me shpirt e me zemer.

Ti nuk flet dot për futbollin.

Nuk fole as dje për futbollin.

Por po e bej une, ti degjo!

President, po ta them qe ne krye te heres, une jam kundershtari yt;

kundershtar i gjithe asaj qe ti ke ndertuar e qe po e rrenon futbollin.

Po te akuzoj dhe do vazhdoj te te akuzoj, duke qene i drejte gjithnje.

Ka disa arsye, ato nuk jane asfare personale, politike jo e jo, as te shoh kund politikisht.

Jam i lebetitur nga menyra jote e te menduarit, kete here ne planin institucional.

Lexova dje reagimin tend rresht me rresht dhe, i pandjeshem ndaj fyerjeve- sic ta spjegova, kuptova se ti nuk mendon dot institucionalisht;

“I detyruar nga karrigia qe kam”-thua ti dhe, “ne emer te progresit te futbollit shqiptar”, natyrisht natyrisht.

Te mbledhesh Tanet per te shkruar kete eshte zhgenjyese, por e dobishme gjithnje.

Kupton gjithkush se cila eshte idea juaj-idea eshte shume xhanem, mbi institucionin.

Ky eshte problem i pare i madh.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet te jete “karrigia” jote,

FSHF eshte institucion publik, nuk mund te jete karrige per ty;

ne fakt eshte dhe, ky eshte problem i madh.

Eshte njesoj si karrigia e Blaterit ne FIFA, si karrigia e Platinise ne UEFA.

Po- po, nuk e kuptove gabim;

po te tregoj modelin e fotokopjuar prej teje dhe, po te kujtoj fatin e tyre, perfundimin e tyre ende ne zhvillim.

Institucioni eshte zhbere, prej teje natyrisht.

Ti ke zevendesuar gjithkend, perfshire pergjegjesine, kolegjialitetin, statutin, rregulloret, komisionet.

Je vec ti-karrigia.

Ti mendon, ti vendos, ti urdheron, ti vepron, ne kundershtim me cdo parim te qeverisjes se mire te nje organizate, por ne funksion te interesave te tua.

Ky eshte Sistemi yt dhe ti je pergjegjesi.

Kjo eshte arsyeja perse Ti, ne menyre te qellimte, nuk pranon, nuk lexon, nuk shperndan, nuk diskuton, nuk analizon raportin e hetimit te UEFA-s mbi paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e Superliges shqiptare, Champions dhe Europa League;

me keq akoma, e ben kete edhe me tre pale vendime, te parin te UEFA-s, te dytin ne Apel, te tretin ne CAS, vendime te gjyqeve te bera mbi ate raport;

shume me keq akoma, ti ke fshehur por nuk ke reflektuar as edhe ne nje rast te vetem, ndaj raporteve thuajse te permuajshme te UEFA-s per paracaktimin e rezultateve sportive, detektuar prej nje sistemi qe ti e ju e njihni mire-basteve dhe levizjes se koeficenteve te tyre minute pas minute, per ndeshjet e Superliges shqiptare.

Publikimi i raportit te fundit, ishte dufi I UEFA-s pas mungeses se reagimit institucional te FSHF, thuajse pesevjecar.

Por jo vetem;

erdhi si i tille pas mberritjes se Sistemit deri ne paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e kompeticioneve te organizuara pikerisht nga UEFA.

Nuk kishte me keq se ai publikim, ishte akuza e pare e vertete dhe serioze per ty, nderkombetare dhe kredibile.

Por ishte nje fije shprese, ti e kepute!

Kam nje pyetje per ty:

Ku hyj une ne ate raport?; Po ne ato vendime ku hyj?

Shiko, une nuk mund te jem alibia jote politike.

Ti duhet të flasësh për atë raport e për ato vendime, ti duhesh detyruar të flasësh për to.

Nëse jo ti, kush tjetër!

Do duhej Federata Shqiptare e Futbollit të jepte një përgjigje, të qartë e serioze.

Por institucioni është bërë “karrige”.

Kjo duhet te ndodhe doemos.

Prej paracaktimit te rezultateve sportive eshte shkaterruar gara! Gara eshte problem I dyte I madh!

Raporti I hetimit te UEFA-s, na deshmoi se per pese vite me radhe, gara ne Superlige ka qene e rreme.

Gjashte vite me pare, si tani- ne vjeshte, lindi nje projekt politik por edhe ekonomik, rreth te cilit u mblodh i gjithe interesi i nje grupi njerezish, biznesmene natyrisht, me te cilet edhe Ti ke dare biznese; fokusi I tyre ishte futbolli.

Prej atij casti gara nisi te zhbehet pjese pjese.

Menyra spjegohet shume qarte ne raportin e hetimit te UEFA-s, eshte klasike-paracaktimi i rezultateve sportive ne favor te atij projekti politik dhe ekonomik.

Ti nuk e kundershton dot kete;

Projekti, ndeshjet, “fitoret”, kampioni perputhen,

kane sponsor ne gjoks kompanine tuaj.

Ne dac si President, ne dac si Karrige ti duhet ta pranosh kete;

Per ta mohuar nuk e ben dot, eshte ne gjoks te projektit tuaj madje me arrogancen tipike, po e perseris!

Kjo e ka shkaterruar garen.

Kredibiliteti I Superliges shqiptare eshte rrenuar.

Te gjithe, jo vetem une, po e thone tani fort se,

vene bast per nje rezultat, ate te pritshmin-kush nuk fiton.

Eshte e pabesueshme qe nje gare qe luhet per tu fituar,

te kete nje rezultat te njohur- humbesin.

Ti duhet të përballesh qartë e hapur me të gjithë ata që tani e thonë po kaq hapur, më në fund:

Kampionati nis me kampionin e ditur, një-atë të projektit, të tjerët luajnë për vendin e dytë, të tretë e të katërt, për të kapur Europën dhe pjesa më e madhe, për një xhiro të re e më të shtrenjtë bastes.

Fundi i tabelës nuk është garë, është politikë, pop o, kush hyn e kush del i shërben interesave politike.

 

Duhet doemos te ndodhe kjo, jo thjesht per te bere pergjegjes ty, por per te shpetuar futbollin.

Kredibiliteti i rrenuar i gares po i mohon futbollit ekonomine dhe, ky eshte problemi i trete i madh.

Ekonomia e futbollit eshte jetike, pa te, futbolli nuk rritet, nuk zhvillohet, nuk behet i madh e perfshires, por edhe shans per mijera femije e te rinj qe ndjekin endrren.

Shihe si eshte sot, i mjere, pa kapitale, pa financime, pa reklama.

Ekonomia eshte pasqyra e qarte e rrenimit te gares, ajo te akuzon nga fillimi ne fund ty.

Ekonomia detekton nje gare te paracaktuar;

Nuk financon atje ku nuk fiton, nuk reklamon atje ku nuk ka ndjekes, nuk behet pjese me kapitale atje ku ka vetem nje rezultat-humb.

Akuze me te rende se kjo nga ekonomia per ty nuk ka!

Ti ishe tregtari qe duhet te ktheje futbollin ne ekonomi, por ti nuk di ta besh kete; nje tregtar nuk nderton dot ekonomi, biznes po, di te ndertoj, per vete, kete bere ti.

Pikerisht se eshte keshtu, sot nuk luhet futbolli i madh atje ku ka ekonomi, ne Fier, ne Elbasan, ne Lushnje, ne Berat, ne Kavaje, po jep shpirt ne Shkoder, ne Vlore, eshte ne veshtiresi te madhe ne Tirane- me Dinamon e zhdukur e Tiranen ne veshtiresi.

Por me e renda, gara jote-Superliga, nuk financohet nga kush, eshte marke dhe nuk e financon kerkush.

Ka deshtim me te madh se ky? Jo!

Ti deshtove! Ti mbarove pune!

Kur prek kete cak, natyrisht qe te duhet politika.

Politika eshte problemi i fundit.

E ke krijuar ti edhe kete problem.

Ke shkelur rende statutin e FSHF, ate te FIFA-s dhe UEFA-s dhe, ketu rikthehemi tek Institucioni.

Javen qe shkoi ti e vrave fare institucionin.

Kisha lexuar ne vijimesi ne media akrobacite e komisioneve te FSHF-gjithnje nen diktatin tend, ne funksion te interesave politike.

Por javen qe shkoi ke kaluar cdo cak.

Statuti i Federates Shqiptare te Futbolli e percakton kete organizem teresisht jashte politikes dhe religjonit; adopton madje rregulla te FIFA-s dhe UEFA-s qe e forcojne kete ndarje.

Ti e ke kaluar kete cak!

Kolege te mi me thane te enjten qe shkoi se, te kapen ty personalisht ne fushate elektorale me kandidatin e Partise Agrare Ambientaliste, ne Erseke, ne zgjedhjet per bashkine e Kolonjes.

Une vete pashe nje seri fotosh te publikuara ne media gjate fundjaves, fotot e flagrances, ku ishe ti dhe kandidati i partise se shtepise.

Nuk ka me te rende se kjo!

Eshte e pa preeeeeeceeeedeeeeenteeeeeee!

Nuk ndodh kerkund! Nese ndodh ka vec nje rruge-doreheqje!

Por ti as qe e mendon kete!

Shiko, politika eshte fundi i futbollit shqiptar;

Kishte ndodhur qe politika teguxonte te kapte futbollin, ka ndodhur me ty dhe une kam qene teresisht kunder, kunder ministrit Leskaj, kunder Sali Berishes.

Por asnjehere nuk ka ndodhur qe futbolli te perdoret per te fituar nje parti politike, per me teper partia e shtepise.

Ky eshte kulmi yt dhe, pas tij nuk ka me gje.

Tani, dy fjalet e fundit per vete;

Armando, nuk e dija qe ti lexon dhe realisht mendoj qe ti nuk lexon, por qe ti te kesh idhull filozofik Sali Berishen eshte shume.

Vetem ti mund te zhvilloje sic dje, fjaline filozofike te Sali Berishes “une jam me ate qe fiton”, vetem ti mund ta kuptoje ashtu.

Une nuk jam me ate qe fiton Armando, une jam edhe me ate qe humb; jam me Partizanin qe 8 vjec, kam pare ate futboll te cilin nuk e ke pare dot ti, futbollin e madh te Tiranes dhe ne Tirane edhe te Shkodres, Vlores; kam pare ata qe ti si njeh dhe qe sot po shohen me lavdine e atij futbolli, por per te cilet ti pyet: kush o ky me?!

Ndaj nuk nderroj dot! Jam i kuq, si Partizani. Mos me kerko mua te jem i paane, se bej dot, por mos e perdor kete per fajet e tua deri krimet ne futboll.

E dyta, perseri po te them qe mendoj se ti nuk lexon, madje as gazeta, por qe ti te huazosh akuzat banale te Sali Berishes, vetem keto te sotmet, per nje akuze me shume ndaj meje eshte shume.

Armando, une nuk huazoj gje nga Sali Berisha; ti per mua, pavaresisht cfare mendoj une per ty, je gjithnje Armando Duka-jo “Duka i Krimit” dhe, jo vetem ti xhanem.

Por kjo nuk ka rendesi!

Rendesi ka te te them qe ti nuk me akuzon dot, per asgje, per para kurre, e di yt vella shume mire kete.

Por edhe per dhunen te njeten gje te them.

E di pse?

Sepse kur une shkruaja kunder koreve fyese, ti dhe Tanet e tu ulerinit-po ky cdo, stadiumi nuk eshte teater! Kur une shkruaja kunder parullave politike, fashiste e te ndaluara ne cdo stadium te Evropes, ti dhe Tanet e tu ulerinin-mos bej politike.

Tani hesht!

Dhuna ne stadiume vjen prej teje, fyerjeve qe ti shperndan, ekonomise qe mungon ne futboll-ajo e ben ambientin te paqte, gjithegjinor, madje familjar, eshte e interesuar per kete.

Por ti nuk kupton!

Ti ke biznesin tend!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

36 komente në “Përgjigje për mafiozin Armando Duka: Të pret fundi i Blater dhe Platini”

  1. Lugati says:

    morri kuq rri urte karakurve komuniste meru me duken laskarin mos fut tironen mes palaco burre gore pallatesh..rri urte e meru me pislliqet tuja zihu me cin te dushe laje gojen kur te fusesh ne mes tironen..do me fitu mezor ti plere bolshevike se ti jemsu tu fitu me ane te komitetit partise..jane mledh dy plena e fusin tironen ne mes..na leni n hall tone dum me vdek rehat per kart tone..ene i lajm per morrat e kuq tirona ka vetem i skuader sbohen dy tjeret jane skuadra labratori kriju nga regjimi per qefet e veta

    1. Iliri says:

      Ik mor INJORANT po ju kush ju krijoj Manush Myftiu apo…..cili ekip nuk u krijua nga sistemi ? Dhe ju si gjithë ekipet e tjera jeni krijesë e atij sistemi ose më saktë ju u krijuat nga Komiteti Partisë rrethit Tiranë .

      1. Lani says:

        Me fal ka luajtur gje futboll ky morri i kuq?
        Ku jane tifozat e tirones tia tregojne babain kopilit
        shejtani eshte i vogel si ky miu

        1. real says:

          o erjon ku jane 300 000 vendet e punes???

          1. cuku 86 says:

            ky brace eshte koqe gomari nuk e ka mendjen tek elektorati
            e ka mendjen ti lepihet gazit dhe interesave te errta

            1. fiku says:

              hap syte ne mengjes e shikoj bracen qe eshte bere si bucet e rrogozhines, legen ordiner turp qe eshte ne parlament xhepisti
              nvend qe te merret me hallet e popullit merret me pune qe nuk i takojne

        2. lexuesi says:

          e lexova shkrimin e nuk kuptova asgje
          thjesht verejta nje deputet ne ikje qe po qahet e kerkon nje vend pune si megafon
          as shkrimin nuk e njeh zoteria e ka mendjen vetem te hedhi balte

        3. SIndi says:

          Eshte nje maskara qe se ka shokun ky brace vemja turp per ju mediat qe shkruani per te

      2. Adriatik says:

        Zihen dy turkoshqiptare ec harxho kohen tani.

      3. Brace je nje maskara i vogel says:

        si shpjegohet 13 ne 2016 shqiptaret merren akoma me xhepistin e viteve 90
        me nje kopil te vertete qe nuk di se i kujt eshte dhe mohon prejardhjen e tij
        shqiperia nuk mund te ece perpara me nje cerr si erioni
        i cili eshte kthyer ne nje vegel te deshtakur gaz bolja
        turp qe mirrna me keta flliqsina …
        o vemje nuk te kam degjuar te flasesh ndonjehere per ekonomine, punesimin te rijt etej

    2. Reni says:

      Erion brace eshte xhepist kam disa dite qe po ia them por nuk do ta marrin vesh te tjeret…
      Turpi me i madh qe i japin rendesi nje mostre si ky legeni

      1. Duka duhet te hiqet me dru says:

        Haha..legenat e Dukes ne aksion.
        Qe nga lloji i komentit ju del boja e langos

      2. coli says:

        Pse Erjon Brace qendron para gaz demit e keni mesuar?

        Ky mashtrues ka futur hundet ne tenderat e ministrise se mbrojtjes dhe te ekonomise, ka privatizuar ish repartet ushtarake, hetoni pak me shume o gazetar interneti

        Te gjithe kete e ben qe te largoje vemendjen nga pislliqet e tij dhe te partise xhepisti

        1. bracenga jevertete? says:

          e sakte dhe nuk eshte nga Berati ky fshatar…nuk e tregon origjinen por nuk eshte Beratas,miu hajdut xhepisti brace

      3. mirel says:

        Brace, nuk hiqet Duka duke u qaravitur.
        E njejta histori si me Berishen.
        Dole, akuzove, shave e mallkove si i mjere..po sta vari njeri.
        Berisha ka imunitet gjithe qeverine tuaj, sic e ka dhe letyra Duka.
        Nga doli ky njeri dhe e ktheka federaten ne monarki?
        Ku e gjen kurajon qe i hakerroet publikut, si dhe ty ne ate menyre.
        Cfare imunuteti paska Duka, te cilit vetem mund ti qahemi, por s’ mund ti kerkojme dot llogari?

    3. Gazi says:

      ngele bole gjithe jeten o i uruar si nuk i le njehere keto palacolliqet e tua, ti cfare ke bere per kete popull
      Cfare ke bere per kete ekonomi?
      Sa ke punesuar nga njerezit qe te kane ndihmuar ne fushatat e mparshme
      pike e shkurt je bolja e gaz demit pisss
      ERJON TI JE NJE TURPPP

    4. loni says:

      O Erion po si nuk ngrite nje shqetesim per popullin o hajdut me taksat tona, pale na ben si tifoz i cmendur.
      NUk ke faj ti fajin e ka saliu qe nuk te ka bere mut
      nuk kam degjuar ndonje politikan te kete bere me shume se komtarja, ju ne europe nuk ju hedhin as qurret, kete burrin e respektojne si te barabarte ne europe
      je bere qesharak, mos abuzo me tenderat e bashkise divjakeeee

      1. Mentor says:

        nga menyra e te shkruarit duke qarte qe je Lysjen Nurishmi. duket qarte qe ju ka vendosur shefi te komentoni pro tij ne te gjitha webet kur shfaqen lajmer per te. Turp ju qofte.

    5. Ca pate me te shkerdhefsha facizmin dobic italioni

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ku eshte Dinamoja qe kishte mijera tifoze..?!?! Qe femije shkoja I shifja dhe mbushnin stadjumin.. Cfare I bete Dinamos more te mallkuar?!?! Brace, keshtu duhej te flisje qe ne fillim.. E ke qare.. I drejtohem Ministres se Sportit me nje pyetje: A ka ky institucjon nje njeri me te denje se ky matrapaz politik ?!?!

  3. realisti says:

    O debil paguhesh nga taksat tona qe te besh ndonje pune e jo te llapesh ne Facebook. Je deputet prandaj sillu si i tille, tifozllekun lerjua the tjereve. N.q.s nuk e ben dot hap krahun. Po ti se leshon karrigen se nuk mbijeton dot ne kapitalizem, shume shume do perfundosh duke lypur se as te lash xhamat e makinave ne semafori nuk e ben dot se nuk te arrin koka deri tek xhami.

  4. Hazalli says:

    Te nderuar komentues,sic jam dhe une, ne disa raste sic eshte dhe ky ,merruni me problemin dhe mos u merrni me individin se pastaj i bie qe mbas cdo emrin te komentuesit te jete personi per te cilin behet ose miqte e tij sahanlepires.Zonja Ministre shikojeni rastin ne fjale(jo politikisht) megjithse kam qene nje fans i Platinise.

  5. Toni says:

    Nje BRAVO te madhe Brace. Cirja masken kesaj kucedre te neveritshme.

  6. analist says:

    Erjon,je zgjatur shume,duhet te ishe me konçiz dhe i drejtperdrejte.
    Me kete shkrim mu duke me teper sikur po i kerkoje ndjese Dukes,se sa duke e akuzuar-akuza qe lodhesh ti gjesh ne shkrimin tend te ngaterruar.

  7. Toni says:

    Llumi i mafiozit Duka ne aksion. O plehra, o qenie te neveritshme, cfar po thote Erioni qe nuk eshte e vertete ??? Te vjen keq qe Atdheu jot i dashur nuk shteron se pjelli njerez te pa dobishem dhe idiote ne maksimum.

  8. Fori says:

    Duka ka mobilizuar te gjithe arsenalin e tij per t’ju kundervene Braces. Ketu nuk eshte puna se ca thote Brace por kush eshte Duka i cili ka privatizuar futbollin ne Shqiperi dhe eshte bere pengese progresi. Le te beje nje analize ky trimi care ka bere per futbollin ? Ku jane terrenet sportive, ekipet e moshave, transparenca e futbollit, konkurrenca e lire. Nese president i FSHF nuk do te ishte ky vampiri mbase edhe presidentet e klubeve nuk do te ishin nivel dheu. Prokuroria duhet te merret me trukimet ku padyshim pjesetar eshte edhe ky thithlopa.

  9. mirel says:

    Shikoni dhe kerkoni a ka me surrat kafshe nga Duka.
    Pyetja qe shtroj une eshte: Kush e mbron Duken?.

  10. sapa says:

    E pret fundi Duken?nga kush nga populli dele?

  11. Fshatari says:

    ATO motrat ku ti keni ju qe flisni keq per Erion Bracen.

    1. Lugati says:

      o robt ku ti kesh te vdek e te gjalle

      1. Fshatari says:

        O Lugat te shkerdh…fsha gjithe te dashurit e zemres…ATA qe Ke gjalle kuptohet,ndersa te vdekurit e dashur te zemres ti shker…dhefte populli vella kinez

  12. antiduka says:

    Qe ta maresh vesh ca thote Erioni,duhet jo vetem ta lexosh deri ne fund, por edhe ta kuptosh.problemet qe ngre jane te sakta e shqetesuese.Duka eshte eshte perfaqsues tipik i llumit te dale siper e i biznesmenit kokoroc, partiak.Por vetem te thuhen,nuk mjafton.

  13. Treviso says:

    Zoti Braçe, je i vonuar. Humbjet qe ka sjellur mafjozi ne futboll jane te pallogaritshme.

  14. nuno says:

    Keta jane perbindesha nen hunden dhe me bekimin e tij cdo gje ka degraduar.Terrenet sportive te federates i menaxhojn busherat juperat e dukes.Cdo investim i bere nga uefa apo federata e kane bere te tyren nuk mjafton kjo por ky duka mbret i vendos trajnera moshash te kombetares.Keta trajner te famshem perdorin keto terrene sportive te federates per te bere bisnes duke joshur femijet te afrohen ne akademin e tyre duke u premtuar kombetaren,dhe po te shikosh me vemendje ne ekipet e tyre jane vetem femij qe prinderit e tyre jane te pasur.Eshte e pamundur te afrosh femijen te ekipet e moshave se ste lene keta servilo trajneret e dukes.Po me femijet tane qe si kane babin boss skan mundesi financiare per te paguar per te luajtur ne keto akademi si do behet.Te ekipet kombetare sbehet fjal sna e jep kush mundesine me u provu por te pakten na jep mundesin te stervitemi na i liro fushat jane te federates jo prona te juajat nese i keni hipotekuar na tregoni,turp te keni.

  15. Armondi says:

    Mafiozi ordiner dhe nje nga qelbesirat me te ndyra qe ka ky vend eshte Armano Duka. Nuk nisem fare se cka thene Erioni. Duken ska nevoje ta thote Erioni e njohin te gjithe.
    Tipik katunar shijaksburgu me origjine nga fshatrat e tepelenes qe ska pa top me sy gjithe jeten.
    Ordiner, bajraktar, mafioz, shkaterrues, ka vetem nje vend per kete dallkauk oriental e anadollak. Burgu.
    Le te lehin keta pioneret e Saliut e te Dukes se krimit ne komentet e paguara me qofte…

  16. stili says:

    Z Braçe!
    Bravo që guxon e sulmon perandorinë e krimit në federatën Sh.të futbollit.Ai ëdhtë bër
    si sheik u majm së bëri qef ,lekë e miq e tarafllëqe të pa fund.
    I ka hyrë vehtja në qef mburret me arrtjet e ekipit tonë përfaqësues sikur është meritë e tij.
    Ke plotësisht të drejtë për degjenerimin e këtij sporti, num analizohe shitjet e ndeshjeve,Skënderbeu i vuri vulën e zezë futbollit shqipëtar por nuk j morën masat ashtu si kërkon U.E.F.A..
    Shkurt ditët e këtij kryetari mbaruan,por ti more kostot se e ngacmove i pari folenë e grerëzave ku fshihen,jo pak interesa,para korrupsion prabdaj tj kjndërvjnë shumë bashibozukë ushtarë të tij e përfitues direktë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *