Përse nuk ka parti euro-skeptike në Shqipëri?

2 Nëntor 2016, 10:18Blog TEMA

Nga Ilva Tare

Edhe pse shqiptarët mbeten populli që reflekton një vullnet të palëkundur për anëtarësim në Bashkimin Europian, partitë politike në vend kanë qenë përcaktuese në vonesën e panatyrshme dhe ndoshta të qëllimshme të europianizimit të Shqipërisë. Përkundër hapave të shpejtë që kanë bërë vende të tjera të Ballkanit me një të kaluar problematike konfliktesh dhe ndarjesh etnike, Shqipëria ka mbetur bashkë me Bosnjën dhe Kosovën e fundit në grupin e vendeve që nuk kanë filluar ende negociatat.

Shkaqet që i kanë mbajtur shqiptarët në një marrëdhënie të ndryshme nga serbët, malazezët apo maqedonasit me BE janë të ndryshme dhe të debatueshme. Politikanët shqiptarë kanë akuzuar shpesh Brukselin se përdor dy standarde në vlerësimet e tij mbi kriteret dhe përmbueshmërinë e tyre. Por asnjëherë deri më sot asnjë formacion politik apo grupim intelektualësh nuk kanë artikuluar tezat e euroskeptikëve, të cilët janë kritikë dhe kundërshtarë të fortë të Bashkimit Europian.

Historikisht, burimi kryesor i frymëzimeve të Nigel Farage në Britaninë e Madhe apo ekstremistëve të tjerë të përfaqësuar në Parlamentin Europian në grupimin Europa e Lirisë dhe Demokracisë Direkte, ka qenë argumenti se integrimi dobëson shtetin-komb dhe se Bruskeli është i ngadaltë dhe shumë burokratik.

Populizmi në rritje në disa prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian, Brexit dhe parti të ekstremit të djathtë që akuzojnë Brukselin se po përdor qytetarët europianë për interesat e ngushta të një grupi të vogël të elitës është një rrezik që merret seriozisht nga qarqet akademike dhe politikë në Europën e sotme.

Porse në Shqipëri, ekstremistë të tillë me teza të qarta anti-europiane nuk janë artikuluar ende publikisht dhe shpjegimi më i mundshëm është padobia për ta thënë me fjalë atë që ata kanë bërë me vepra. Ligjërimi politik i partive kryesore në vend në këto dy dekada e gjysmë ka qenë integrimi europian, realizimi I ëndrrës për t’u bashkuar me Europën dhe standardet e saj.

Kjo ka qenë dukja dhe qëllimi shpallur. Ndërsa sjellja e qeverive ndaj shtetit ligjor, institucioneve të pavarura, votës së lirë, përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje është tregues i anti- europianizimit si filozofi dhe si shpëtim ndaj korrupsionit të pandëshkuar dhe abuzimit me pushtetin. Ndaj, në Shqipëri nuk ka euro-skeptikë, por ka politikanë dhe parti që janë armiqësore me vlerat europiane dhe shtetin e së drejtës, ku mbizotëron ndëshkueshmëria dhe një gjyqësor i barabartë për të gjithë. (Javanews.al)

12 komente në “Përse nuk ka parti euro-skeptike në Shqipëri?”

  1. kuazimondo says:

    e si do ket antieuropjan shqiptare kur shqiptaret njifen si pabuksat e europes nder shekuj,dhe si pasoj ata rendin drejt europes si qeni drejt te zotit kur I ofron ndonje kocke?!
    raportet e europes me shqiptaret pra jan si zotnija me qenin e tij miostrec
    qeni I duhet zotnis sidomos kur I lepin duart apo kur leh per te zone.
    por edhe qeni ben gabime,dhjet ne rrug per shembull apo pshurr ne dysheme,sikurse shqiptaret. shifeni shqipnin,! nje hale gjigande qensh!
    e cdo bej qeni I gjor?
    do ngrihet kundra te zotit? e pallo m dru I zoti. kshtuqe shqiptarqeni,edhe leh edhe dhjet per te zon!
    kur leh zotnija gzohet,kur dhjet ne guzhin,hidhnoet.
    kjo esht esuropa pra.
    vetem ujku serb I vje hakut qenit shqiptar! e ka tregu historija kete. iku usta ujku,dolen kulishat dhe zagaret dhe po dhjesin rrugve!
    ah shqiptar zagar o qen
    qe vec ujku hakut t vjen!
    ti nuk meriton me ken ne europ !
    ty duhet me t q! “nonen ne gop”!
    o shqiptar
    o qen
    legen!
    zagar
    o shqipetar…ar….ar….r………..!!!!!!!!!!!!!

    1. esmeralda says:

      kuazimondo o qen, lexohet dhe shkruhet kuazimodo jo kuazimondo. nuk ta paska mesuar ujku serb )

  2. nari says:

    Nuk besoj se Shqiperia sot ne gjendjen ekonomike dhe sidomos politike ne te cilen ndodhet te kete luksin per ti pergjigjur kesaj pyetjeje.
    Dhe besoj se nuk eshte shume e veshtire per ta kuptuar.
    P.S. Me gjithe respektin qe kam per Ilva Taren si gazetare.

  3. saliu says:

    Po beje ti moj Ilva nje parti euroskeptike duke qe se edhe burri yt i dyte ka qene kryetar i PD.

  4. nuk ka tym pa zjarr says:

    Sepse jemi injorante. Fillo me meron qe i censuron cdo koment qe eshte kunder bashkimit me europen. Me thote dot ndonje komentues se cndryshim ka perfshirja e shqiperise ne perandorine turke nga perandoria e be?????
    Dum baben kemi qene dhe jemi. Popull pa bosht.
    Qellimi i evropes eshte te realizoje ate qellim qe nuk e realizoi me ushtri gjate luftes se dyte.
    Shikoni se cqeveri dhe kryeministra na perfaqsojne. Injorant

  5. corape kuqi says:

    Lexo keta dy komentuesit injorant qebkane komentuar te paret fare ta gjeshbpergjigjen.

  6. pro says:

    ..eshte bere harta e shqiperise si tabela e Mendelejevit..u formua partia me numer..funksion…edhe sa duhen formuar..partite u bene si grupe cubash..e neveritshme…nxirni nje ligj per skartimin e pseudopartive ,se po ushqejme te vdekurit me taksa.

  7. Leone-53 says:

    Shumica e padiskutushme e neve qe jetojme kete “tip” Europe jemi antieuropian.
    Perse ?
    Sepse jemi te pavarur ekonomikisht dhe e jetojme Europen ne te gjitha “ngjyrat” e saja jo normale per ne p.sh:
    -Kjo tip Europe (flas per burokratet e Brukselit) e kane shkatrruar shpirtin e europianve duke zbatuar globalizmin ne menyren me te keqe qe kane falimentuar QELIZAT e Europes se dikurshme.
    -Kane hequr sovranitetin e cdo shteti europian duke e zvendesuar me ligjet pacaure te burokratve te Brukselit.
    -Emigracioni eshte nje PLAGE e krijuar nga Brukseli burokrat qe po e shperben Europen ne menyre te pakthyeshme shikoni ketu largimin e Anglise, votat qe mori Orbani hungarez nga populli i tij me 2 tetor ku votoj 96 % e pjesmarse kunder ligjit europian per te strehuar emmigrantet ne propocion me popullsin (ne Hungari nuk ka Qourum per referendiumet), dhe pritet zgjedhja e presidentit te Austrise me 4 dhjetor qe patjeter do te jete antieuropeisti i te djadhtes Austriake etjere.
    Po te flasim per Italine qe jetoj dhe une “shifrat” jane domethense:
    Movimenti 5 stele i Grillos ka reth 30 % te eletoratit (sipas sondazheve te fundit) kuder tesaj tip Europe, Lega Nord reth 14 % (kunder), Forza Italia reth 12-13 % (kunder pothuaj maxhoranca e saj), Fratelli d’Italia reth 5 % (kunder) e forca tae tjera te vogla kunder.
    Pra po te bej mbledhjen nje nxenes i klases se 3-te shifrat flasin vete:
    Mbledhja 30+14+12+5+ “coperina” bejne mbi 60 % e italianve qe jane kunder kesaj europe te “semure”!…
    Jane keto shifra qe “i ka prodhuar” kjo tip Europe qe commissioneri ekonomik (francezi) Moskovic thote qe duhet ndihmuar Renzi (skllavi i Europes se deritanishme) nga forcat “populiste” ne Itali (por kete kodoshi do ta bej me leket e popujve europian qe ai i ka ne dore)!
    Jane keto shifra qe Presidenti i komisionit europian Juncker pas referendiumit hungarez do te shprehej qe REFERENDIUMET jane shume te rrezikeshme nje shprehje mjafte e REZIKESHME per popujt e lire!
    Mund te zgjatem pa mbarim per te folur per kete tip Europe (sduhet qe dikush te me keqkuptoj se jam antieuropian por kunder kesaj europe).
    Shqiperise as qe i nevojitet kjo europe po te llogaritesh pasurite dhe poziten e saj gjeografike qe do ta lakmonte Zvicera e pasur dhe NEUTRALE qysh prej 1648-es.
    Ne kete momente te veshtira shperberje Europes “i leverdise” Shqiperia ta kete nen “zgjedhen” e saj e per ta perdorur pastaj duke e “mbytur” me emmigrante qe skane asnje titull per te qendruar ne Europe (shifrat e MIN. se BRENDESHME Italiane flasin qe as 10 % e atyre qe sbarkojne nuk marin statusin e refugjatit pra jane klandestine qe duhen kthyer mbrapsh).
    Pse nuk thote shqiptari i Shqiperise aty qe perse Amerika nuk i ka mare vet e ti coj ne vendin e saj 3300 muxhahedinjte qe kishte ne bazat e saja ushtarake ne Irak por ja ka “bere peshqesh ” Shqiperise duke i mare shqiperise bijte e saj me te mire me ane te te ashtuquajtur LLOTARI AMERIKANE?!…
    Do jete shume vone kur shqiptari ti kuptoj keto tip FENOMENE qe neser do jene te pariparushme.
    Shqiperise i duhet nje NEUTRALITET dhe qe duhet te bej sa me shpejt kodin e ri zgjedhor ku ne emmigrantet te kemi te ZGJEDHURIT tane e pastaj flasim ne se si ta bejme Shqiperine e ti themi popullit qe ato pare qe jep europa jane QINDARKA po ti krahasojme me pasurite tona qe eshte PASURI SHQIPTARE.
    Sigurisht politika shqiptare aty do jete penges per ne sepse e dine cfare u ndodh po te ulemi ne ne ate FOLTORE te popullit shqiptare.
    Por sa do te “rezistojne” do ta shohim deri ne fund te dhjetorit e pastaj do filloj “lufta” jone qe do jete e PAMESHIRSHME me ta!..

  8. undefined says:

    Lexo teksin e komentuesit te pare dhe do ta kuptosh persen tende eshte fare e thjeshte tipik nje tip i deshtuar ne cdo drejtim te jetes

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Formoje ti nje bashke me burrin
    Sa per kuazimodon skam cte them
    Njeri i gjymtuar nga trupi dhe nga mendja

  10. mirel says:

    Une them qe na duhet nje parti septike

  11. Amerika says:

    Lexone programin e Ballit Kombetar te viteve 1941-1944, dhe e gjeni ne te integrimet europiane……para BEse. Sot Shqipnia mund te kete edhe parti Euroskeptike…..themeloje ti zonje apo zonjushe vet……..ndersa nenpushtet dhe ne opozite Shqiperia i ka dy partiEURO-Septike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje