Rama, takim me ambasadorët: Për suksesin e policisë dhe parandalimin e kanabisit

donald-lu-km-rama_1478106670-4014784Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimit të mbajtur në Kryeministri me ambasadorë të rëndësishëm që janë të atashuar në Tiranë, duke thënë se është diskutuar për luftën për parandalimin e kanabisit dhe dhe suksesin e policisë ndaj këtij fenomeni.

“Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit!”, shkruan Rama.

Prej orës 17:00 në zyrën e kryeministrit Rama u zhvillua një takim mes tij dhe ambasadorëve të huaj që zhvillojnë aktivitetin në vendin tonë.

Në këtë takim morën pjesë edhe ministrat e kabinetit, përkatësisht Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Në këtë takim u diskutua për çështjet kryesore në Shqipëri, siç janë reformat dhe lufta kundër kanabisit.

Ndërsa pjesë e këtij takimi ishin ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin si dhe kryediplomatë nga vende të rëndësishme evropiane.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama, takim me ambasadorët: Për suksesin e policisë dhe parandalimin e kanabisit”

  1. KOLUMBIA BALLKANIKE ALBANISTAN says:

    SUKSESET E SOCIALIZMIT,TE eNVEReDVIN rAMES.bRAVO, kOLUMBIA bALLKANIKE!

  2. Po mire se beri mbledhje me ambasadoret ne Tirane; po ne Gjermani kur ishte per premtime??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *