Rrëfimi i kuzhinieres së Enverit: Mu thyhen pjatat kur e pashë…

2 Nëntor 2016, 09:52Politika TEMA

Nga Entjola Budo

 

Nuk është e thënë që një njeri kriminel, në nivele ordinere apo “intelektuale” – si fjala vjen udhëheqës politik – të ketë qenë me patjetër i tillë dhe në jetën familjare. Natyra njerëzore e njeh paradoksin e dyfytyrësisë, ose bashkëjetesës së dy personaliteteve të kundërta, ku njëri mund të jetë thjesht aktor, mbajtës i një maske, ama edhe kjo pjesë e një personaliteti të dyfishtë. Dhe kjo vlen edhe për Enverin. Në fillimet e pluralizmit, atëherë kur nis të gëlojë denoncimi i figurës së tij si diktator nga shumë zëra, doli dhe dikush, njohës i fëmijërisë së tij, që tha se shpirti i tij kriminel ishte ngjizur që kur vriste pamëshirshëm hardhuca nëpër mure apo u këpuste kokën zogjve. Por ka dhe rrëfime si kjo e një gruaje në moshë, së cilën fati e çoi të punonte për 14 vjet rresht si ndihmëskuzhiniere e Enverit në vilën e Vlorës. Dhe ja ç’përfaqson për të njeriu më i urryer për një pjesë jo të vogël shqiptarësh… (shënim i redaksisë)

Male Gumi nuk ka qenë partizane. Por ajo qan me lot çdo 16 tetor e 11 prill, sa herë që dega e PKSH-së në Gjirokastër organizon përkujtimore për Enverin, lindjen apo vdekjen e tij. Është 85 vjeçe, e ashtu e rënduar nga mosha, e mbajtur mbi bastun, gjen forca për të qenë aty, për ta përkujtuar, e qarë me lot pra, Envernë që nuk është me ç’prej tre dekadash.

Është ndër të rrallat gra që merr pjesë në kësi lloj organizimesh nga nostalgjikët e moshës së tretë në vendlindjen e ish-udhëheqësit komunist. Ishte dhe para dy javësh në 108-vjetorin e lindjes, aty në Palorto, ku ia puthte foton e kërkonte së bashku me bashkëmoshatarët e saj flokëthinjur e lëkurërrudhur rindërtimin e monumentit të tij.

Po çfarë e lidh plakën Male me Enverin? Thjesht nostalgjia për ish-sistemin e tij apo diçka më tepër se kaq, më e afërt, më intime?

Po. Male Gumi ka gatuar për Enverin, ka qenë ndihmësekuzhiniere në vilën qeveritare në Vlorë. Pra, nga duart e saj është ushqyer ai, “udhëheqësi i shtrenjtë i popullit dhe i partisë”, siç thuhej në atë kohë e siç thuhet sot ende nga një pjesë, edhe nga Malja sigurisht.

E lindur në qytetin e Vlorës, Malja rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje. Në të 17-tat e moshës, Males i duhej të punësohej diku, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha dora vetë.

“U ngrita atë mëngjes dhe babai im, Zaçja më tha se do  filloja punë si ndihëmsekuzhiniere, punë të cilën ma kishte gjetur një mik i famljes.

Sapo futem në ndërtesë mbetem e shokuar jo vetëm nga vila por edhe nga oborri me plot lule e me të gjitha llojet e trëndafilave.

Në sallon me priste një grua e cila ishte kryekuzhinierja. Më veshi një këmishë të bardhë dhe më tha se duhet të nxitonim pasi dreka ende nuk ishte gati.

Ju futa menjëherë punës. Ishte dita e parë që punova në vilën e Enver Hoxhës.

Kaluan ditët por unë ende nuk e kisha parë nga afër Enverin.

Të dy djemtë e tij qëndronin aty gjatë ditës dhe ne u përgatisnim ushqime të shumta e mjaft të shëndetshme teksa porosinë e merrnim nga Nexhmija.

Dhe me duart që më dridheshin nga emocioni, më në fund, aty rreth datës 13 dhjetor i shërbeva për herë të parë Enverit.

Kur mbarova me të servirur pjatat, shkova me vrap në kuzhinë dhe nga frika apo emocioni theva disa gota të cilat po i laja.

Kryekuzhinierja nuk foli, ndërsa nga larg më erdhi një zë ku më foli shoku Enver duke më thënë që mos të mërzitesha.

Pas kësaj ngjarjeje vija çdo ditë në punë dhe shikoja se sa thjeshtë e mirë ndihesha në shtëpinë e udhëheqësit të shqiptarëve asokohe”.

Por si ishte t’i shërbeje një udhëheqësi ? Çfarë i pëlqente të konsumonte më së shumti atij dhe familjes së tij?

“Çdo gjë që shtrohej në tavolinë ishte e pëlqyer nga Enveri pasi gatuhej mjaft mirë dhe kurrë, asnjëherë nuk thoshte se nuk i pëlqente ushqimi. Gjithmonë ne i përgatisnim shumë gatime tradicionale dhe ato ishin më të preferuarat për të. Byreku ishte një prej ushqimeve që nuk mungonte në tavolinë.

Shkova në në atë shtëpi fare e vogël, mësova shumë, punova prej më shumë se 14 vjetësh dhe me pas u shkëputa me kujtimet më të bukura . U largova  për të vazhduar rrugën time. Kam pasur një jetë tepër të vështirë pas atyre viteve që lashë punën. Nuk u martova asnjëherë dhe s’munda të krijoja një familje. Gjithmonë e kam dashur një të tillë, por ja që fati  ….(dhe qan).

Kur vdiq Enveri, si të gjithë të tjerët qava. Kam qarë shumë pasi unë edhe e kisha njohur dhe nuk më është dukur asnjëherë aq hijerëndë, por gjithmonë i qetë në familje dhe në sjelljet karshi nesh.

Do të shkoj në ditëlindjen e tij dhe në çdo datë tjetër sa të kem fuqi, sepse është një pjesë e madhe e rinisë time që është e mbushur me plot histori, të mira e të këqija. Unë sot e them me krenari se i kam shërbyer ish-udhëheqësit komunist, shokut Enver Hoxha”, – përfundon rrëfimin e saj Male Guma, 85-vjeçarja që i shërbeu Enverit si ndihmëskuzhiniere. (Tesheshi.com)

26 komente në “Rrëfimi i kuzhinieres së Enverit: Mu thyhen pjatat kur e pashë…”

  1. anamaria says:

    Po ku e gjen te drejten ti moj gazetaruce te thuash per ENVERIN se esht njeriu me i urryer per shqiptaret…

    Pjes e kazanit je dhe ti….

    1. LEGJENDA says:

      NJE MESAZH PER GAZETEN TEMA:

      te nderuar botues & moderatore.

      me kete stil te monstres Kastiot Dervishaj & Neviles kucedres se kry-spiunit serb Bujar hoxha nuk ecet me.

      berishizmi dhe elezbiberizmi moren fund ne 1997 kur shteti shqiptar doli ne ankand.

      enveri mund te jete i lig per opinionin e pinjolleve te esat toptani apo zogut te kurves Bledi fejziut fari balliut dhe te gazetes Tema por jo per popullin..beni nje referendum po ja u mbajti suma..boll se na i shpifet o nekrofage..

      sa te jete berisha jashte burgut…enveri eshte automatikisht PERENDIA E SHQIPTAREVE

      Të shajnë të tutë,

      o shoku Enver,
      vetëm gjysmë dite,
      dil edhe një herë!

      Vetëm gjysmë ore,
      dil e luaj fenë,
      në Shtëpinë Qendrore,
      ta pimë kafenë!

      Në Shtëpinë Qendrore,
      more Komandant,
      ku tani i parë,
      është një intrigant!

      Ty – ky shkretëtirë,
      as të shkon në mëndje,
      i ligu të ligjve,
      në partinë tënde!

      Ç’djall të tha në kokë,
      nga shpella ta nxirrje,
      të ngjiste ca shkallë,
      veç me bythëlëpirje!

      Në hatër s’të bie,
      ty mender Saliu,
      sa të ta ndjejë erën,
      do fshihet si miu!

      Rri veç pak sekonda,
      jo një gjysmë ore,
      ta çlirosh nga bandat,
      Shtëpinë Qendrore!

      Dhe mos shko aspak,
      në të tjera vënde,
      sepse një besnik,
      ke në zyrën tënde!

      Ai ta ka mbajtur,
      emrin të florinjtë,
      se ti mbi të gjithë,
      i ke skraparllinjtë!

      Ai ngjan nga ty,
      shoku Komandant,
      ndaj me të pushtetin,
      e kemi garant!

      Në zyrën e madhe,
      të shokut Mehmet,
      është djalë i Kristaqit,
      që qe deputet!

      Ai ndonjëherë,
      bën sikur të shan,
      po nga ana jote,
      kandarin e mban!

      Eh, edhe në zyrën,
      e shokut Haxhi,
      ësht’ një oficer,
      pak mustaqeli!

      Vetëm pak mustaqe,
      siç i kish Haxhiu,
      dhe për këtë punë,
      i hoqi i ziu!

      Kaq – o Komandant,
      s’kemi më ç’të themi,
      se pushtetin tënd,
      neve prapë e kemi!

      Se do të humbiste,
      kot mendoi shpellari,
      kur në mes të natës,
      të krreu nga varri!

      Tani ik i qetë,
      dhe nuk ke pse vuan,
      se këtu shumica,
      akoma të duan!

      Ka dhe që të shajnë,
      e të hedhin gurë,
      për inat të tyre,
      unë të mburr – o burrë!

      1. Avni Rustemi says:

        Je i madh fare.

      2. lola says:

        Jo me kot ke zgjedhur ate emer se ashtu je ne te vertete.Presim te tjera krijime nga ty.

      3. Gjilanasi says:

        E përkryer.

  2. Epo kjo pune... says:

    ore boll me keto gjerat se paska dy ane njeriu! Ai ishte unik, prirej te ishte korrekt dhe dinjitoz si ne jeten publike ashtu private. I persosur jo, po kush eshte i persosur! Problemi eshte qe njerezia pertej respektit, e tepron dhe e shnderron njeriun ne “zot” dhe keshtu na jane krijuar shenjtet dhe zotat. ishte njeri, me drite -hijet e tij por pare ne kontekst, beri cfare besonte dhe ajo qe stonoi ishte se ishte shume strikt dhe nuk u tregua elastik sic beri tito e mao sepse dhe politika nuk ka perse te jete e persosur dhe vete prifterinjte e kane arnuar biblen kaq here.

  3. 123 says:

    Enveri ishte Burre Shteti. Nuk krahasohet me keta burreca dhe keta burbalecat e sotem.., Lavdi perjete Enver Hoxhes..,

  4. Briklona says:

    Enver Hoxha ka qene, eshte dhe do te mbetet udheheqesi me i dashur, me i shquar, me patrioti ne historine dhe memorjen e popullit shqiptar dhe jo vetem.
    Ai i dha emer Shqiperise ne te gjithe boten.
    Tradhetaret qe nuk shkrepen as nje cakmak dhe jo pushke kunder pushtuesit, po keshtu dhe bijte e tyre sot, leri te flasin cfare te duan.
    Figuren e E. Hoxhes nuk e njollosin dot, keto qe thone e bejne, duan te lajne mu…. me shu…. per ato qe kane bere gjate luftes dhe damken e tradhetarit qe kane nga paraardhesit e tyre nuk e heqin dot.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ah moj Briklona, kush pirdhte per Enverin neper bote moj torrollake. Ketu ne Shqiperi, po, se po te mos pirdhje per Enverin te caplente Sigurimi, keshtuqe shqiptaret e gjore ate benin sapo ngriheshin me mengjez i keputnin nje pordhe te forte dhe therrisnin Rrofte Shoku Enver Hoxha”.

  5. Rrushi says:

    Enveri dy gjera beri gabim, 1.Luften e klasave dhe 2. izolimin me boten. Sa per te tjerat gjer me tani nuk ka dale ndonje burrrrrre tjeter. Shani dhe flisni sa te doni per te.

  6. Orion says:

    Shenimi i redaksise pa lidhje me çfare ka shkruar e thene si gazetarja, ashtu edhe e intervistuara.
    Akoma vazhdon prirja per te thene te paverteta dhe per te mbajtur qendrime te dyzuara kur vjen fjala per Enverin. Kane kaluar tashme 30 vite qe nga vdekja e tij, por akoma nje pjese kane komplekse per te thene te verteten, te mirat dhe te keqijat, a kishte me shume zhvillim e te mira ajo pjese e zhvillimit te Shqiperise ne historine e saj, apo kishte me shume te keqija, gjithnje pare ne prizmin social e aspak politik. Shqipetareve duhet tju thuhet e verteta, sidomos te rinjve.

  7. Shqiptar says:

    Te lumte pena, o 123sh

  8. Petro says:

    POPOPOPOPOPO…. u erdhi goja cave.Po gjysmen e popullit e vrau moj.Shoket e luftes i pushkatoi moj.E duam perparim pastaj me keta injorante pa shkolle.YYYYYYYYYYYYY brekegrisuri brekegrisur mbetet.

    1. lola says:

      po kur i ndrrove breket ti mor petro parazit dhe hajdut.Apo je bere pimp tani dhe te eshte hapur goja jote e qelbur duke i dhene eren forumit.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Male, po perse nuk tregon te verteten, qe te perzune nga puna se u kape me gjysem kile djathe ne cante qe doje ta coje ne shtepi se po te ngordhnin nga uria ata vellezerit e motrat.

  10. alphade says:

    I tille ka qene Enveri, sic e pershkruan Male Guma ………….!!!

  11. alphade says:

    I tille ka qene shoku Enver ,sic e pershkruan Male Guma !!!
    E verteta eshte se armiqt i urrente aq sa e donte popullin
    e tij , sidomos urrente ata armiq rreth vetit qe perpiqeshin
    conin uje nen rrigoz, duke filluar nga Koco Xoxe dhe duke
    perfunduar deri te M.Shehu….!!!!!!

  12. vjola says:

    More gazetare te mencur per cfare ishte kriminel Enveri ? Jo po dy fytyresi jo po kater fytyresi si ju gazetaret . Tradhetaret, kriminelet ,hajdutet jane denuar dhe do denohen gjithmone . Doni qe cdo kujtim te sinqerte qe eshte ne favor te Enverit ta erresoni , por kot e kini , nga te poshtrit vetem llum do te dali nga goja .

  13. Arianit Ballisti, nipi says:

    KUZHINIERE e NGOPUR!

    Mos ishe edhe te varret e Dumove, at dhe i biri 14 vjec dhe të manifestoje vrerin revolucionar e
    t´ua përdhosje varret, lugate!
    Nuk ua gjen varret, oj shpirtkatrane.
    Enveri dinte të zgërdhihej e ty të paskësh magjepsur.
    Bashëndiej me ato nëna, vëllezër e motra që i dashuri yt Anver demonstyroi
    ritualin gjakpirës satanik.
    Ku do ta cosh shpirtin!!

  14. ilir says:

    Mir e ka shkrujt po datat nuk perputhen fare.
    Malja ne 48 i bie qe te ishte 17 vjec po djemt e Enverit nuk kishin lindur ose i madhi ishte motak.

  15. IP says:

    Enver Hoxha/Fakte Historike:
    Fitoi Luften dhe rradhiti Shqiperine ne anen e Koalicionit Antifashist
    Morri pushtetin
    Sprapsi ushtrine Greke ne 1949
    Denoi Kolaboracionistet.
    Shpronesoi pronaret e medhenj te tokave
    Shtetzoi Pronat Private
    Shporri Jugosllavine e Titos
    U prish dhe Shporri Bashkimin Sovjetik nga vendi
    I ktheu kurrizin Kines kur ajo u ndreq me Titon
    Analfabetizmi u zhduk, Universitete dhe institucione kulturore, akademi dinjitoze etj
    Spitale, Shkolla, ambulanca, doktore, farmaciste ne cdo fshat
    Elektrik falas ne cdo shtepi
    Rruge ne cdo fshat
    Bunkere kudo
    Lufte Klasash
    Izolim
    Mbas prishjes me Kinen, ekonomi drejt fundit
    Pushkatime, burgosje Internime te shokeve te tij te luftes dhe familjeve te tyre
    Pa diskutim Burre Shteti
    Nacionalist dhe Patriot deri ne extreme
    Populli e donte dhe adhuronte
    Njerzit qane sa plasen kur vdiq Rradha ishte 11km e gjate per te nderuar kufomen, eshte xhiruar nga operatori me I mire I TV Shqiptar.
    Vuri rregull te paprecedent ne bazhibozhukerine shqiptare, nderrtoi shtet me rregulla dhe kontroll te rrepte
    disiplinoi turmen injorante te shqiptareve qe s’kane as din as iman. Zhduku, vjedhjen, krimin, perdhunimin, s’lejoi droga e prostitucion apo shitblerjen e grave per nuse etj, etj
    Kundershtaret I menderosi e I detyroi ti serviloseshin e t’i thurnin lavdi

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ca korigjime te vogla:
      1. Elektriku nuk ishte falas po paguhej.
      2. Rruge nuk beri ne cdo fshat, se po te kishte bere rruge ne cdo fshat, perse atehere sot qahen katunaret se nuk kane rruge?
      3. Ushtrise greke Enveri i rruajti bishtin, Ishin te tjere ata qe i kapen veshin qeverise greke. Vertet ca pushke u shkrehen atje ne Gramoz, po ishin ashtu per dukë.
      4. Populli as nuk e donte, as nuk e adhuronte, bente sikur se po te ishte ndryshe ua benin librin e shtepise. Po te qe ashtu perse i bene shurren persiper?
      5.Nuk ishte as nacionalist as patriot. I dhimbej bytha e vet dhe donte te mbante pushtetin se perndryshe e dinte qe do t’ia rripnin shtate lekure.

      Ka edhe te tjera po kaq mjaftojne, sa per nje koment gazete.

  16. E says:

    Javen tjeter do lexojme intervisten shume interesante te pastruese se halese se Enverit. Do na tregoje per momentin kur i ra furca e banjos nga dora ne castin qe e pa liderin e madh te levizjes Nacional Clirimtare.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ka mundesi te mos e japin, se ajo e ka pare Enverin duke ngrene mut dhe akoma ka frike ta thote.

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    Po me cudit malja
    Sqenka martu me è shkreta
    Paska mbet me kujtohet e rinise ne bilen e Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje