“Sa e bukur je, të hëngsha…”, por dy të rinjve nga Tirana iu kushtojnë rëndë këto fjalë

2 Nëntor 2016, 09:31Politika TEMA

Dy djem, 25 dhe 23 vjeç, u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës, për shkak se komplimentuan me fjalë të pahijshme në distancë një vajzë në rrugë, raporton “Panorama”. Të rinjtë Leonard B. dhe David B. u kallëzuan për “ngacmim seksual” nga 20- vjeçarja me iniciale B.A., e cila pretendoi se ishte ndier e fyer dhe e frikësuar.

Sipas saj, dy djemtë nuk i ishin afruar, por i kishin shoqëruar frazat me veprime me natyrë seksuale. Shfajësimi i të pandehurve Leonard B. dhe David B. në gjyq, se vetëm kanë komplimentuar 20-vjeçaren, nuk ka bindur gjyqtarin Ardian Kalia.

Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, të pandehurit u shpallën fajtorë për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe u dënuan me nga 1 vit e 6 muaj burg secili. Më herë, në pretencën e paraqitur në gjyq, prokuroria i kërkoi gjykatës nga 4 vjet burg për dy të rinjtë. Vendimi i gjykatës është ankimuar në Apel edhe nga të pandehurit, edhe nga Prokuroria.

Sipas vendimit të shpallur më 14 tetor, një kopje e të cilit zotërohet nga “Panorama”, episodi i ngacmimit të 20- vjeçares ka ndodhur në oborrin e pallatit të saj, në një nga lagjet e kryeqytetit. Gjatë procesit gjyqësor, në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja ka dëshmuar se sapo kishte dalë nga shtëpia, nga apartamenti i saj, për të shkuar në punë, ka parë të pandehurit.

Ata kanë qenë të kapur me njëri-tjetrin dhe të pozicionuar në një rrugë të ngushtë ngjitur me pallatin e saj. “E dëmtuara ka dëshmuar se është tronditur mjaft nga shprehjet e thëna ndaj saj si: “…. sa e bukur je…”, “të hëngsha…”, lëvizje e duarve dhe bërja e gjesteve të ndryshme në drejtim të saj, gjeste me natyrë seksuale, situatë kjo e cila, sipas të dëmtuarës, ka zgjatur dy ose tre minuta”, thuhej në vendim.

Para trupit gjykues 20-vjeçarja është shprehur se u ka bërtitur të pandehurve, duke u ndier e frikësuar dhe e fyer, shkak që, sipas saj, buronte dhe nga fakti se ndodhej pranë banesës dhe pranë një lokali ku punonte babai i saj. E reja ka dëshmuar se në atë moment aty ka ardhur kushëriri i saj i parë, i cili ka ndërhyrë duke debatuar me të pandehurit dhe më pas një patrullë policie që ka shoqëruar dy të pandehurit.

E pyetur në seancë gjyqësore nga ana e gjykatës dhe palët ndërgjyqëse, nëse të pandehurit kishin kryer ndonjë veprim ndaj saj, në kuptimin e prekjes fizikisht të saj, e dëmtuara B.A. është shprehur se nuk e kishte prekur asnjë person. Ajo ka përsëritur se thjesht i ishin thënë fjalë të rënda në drejtim të saj, faktin se ishte ndier e fyer, si dhe gjeste të ndryshme me duar ndaj saj, të cilat kishin natyrë seksuale.

Gjatë hetimit dy të pandehurit kanë deklaruar se thjesht e kishin komplimentuar 20- vjeçaren. Ata kanë mohuar të kenë prekur ndonjë pjesë intime, apo ta kishin ngacmuar atë. Gjatë gjykimit, avokatët e tyre janë shprehur se rasti i sjellë për gjykim nga organi i akuzës është i nxituar dhe keqinterpreton një traditë pozitive në lidhje me mënyrën e sjelljes ndaj së bukurës, duke e ngatërruar me veprën penale të ngacmimit seksual.

25 komente në ““Sa e bukur je, të hëngsha…”, por dy të rinjve nga Tirana iu kushtojnë rëndë këto fjalë”

  1. Korabi says:

    Denimi eshte i rrepte, por tu behet mesim ketyre derrave te frustruar seksuale qe kujtojne se duke thene “te hengsha p.” femra do tu vije te hapi kembet per ta.

  2. Epo kjo pune... says:

    turp per ta sepse mund te ishte motra e tyre, edhe edukata familjare stonon tani ne demokraci, ku jane kodet e moralit shqiptar! nga ana tjeter, burg!!!! Po ka gjoba, ka pune ne komunitet, ka plot menyra te tjera per ti sjelle ne bina dhe biruca eshte komplet jashte vendit. po na bredhin lirshem politikanet tane te qelbur qe kane ngacmuar nje komb te tere per 25 vjet!

  3. Uns says:

    … 1 vit e gjysmë… Mjafton te kuptojne domethënien e fjales, klas dhe takt. Per hajer çuna ?

  4. Uns says:

    … 1 vit e gjysmë… Mjafton te kuptojne domethënien e fjales, klas dhe takt. Per hajer çuna ?

  5. VK says:

    Donin te hanin p*** do hajne k** tani. Gjithesesi 1 vit e 6 muaj jane shume. Futi nai denim me pune sociale te nai kopsht zologjik qe te rrine me kafshet e tjera.

  6. garipi says:

    Nje vit e gjys per garipa s’asht asgja.

  7. Nick says:

    Respekt per vajzen qe i ka shkuar deri ne fund kesaj pune dhe…nuk me kishte shkuar ndermend qe mund ta thosha ndonjehere edhe gjykatesit!
    Komplimenti eshte kompliment dhe ka ndryshim te madh nga perdhunimi dhe frustrimi verbal!
    Qytetaria dhe sjellja e mire jane norma!

    1. Bosi says:

      Ca thua o rrot kari 1 vit e gjys esht shum

  8. Obama says:

    Pric Xeni krun dhamt me kockat e fëmijëve të Gërdecit nëpër lukset e botës.

    Rroftë Sali Sulltan Berisha !!!

  9. Labi100 % says:

    Nuk jam dakorte me fjalet banale qe u thuhen femrave spese nuk me vje mire sikur dikush tia thote nje njeriu tim.
    Por Nqs me shume te drejte ky quhet ngacmim seksual nga Ana e te rinjeve po nga ana e shume femrave qe nuk i lene gje imagjinates mashkullore per faktin se i nxjerrin te gjitha ne shesh.. ç’fare emri duhet ti veme?

    1. Wendy B says:

      Labi shif me sy , e shijo me menje. Sdo te thote qe po te vishesh me dekolte po therret kalimtaret per sex. Veshjen femra e zgjedh vet. Apo te vishen me ferexhe me mire. Mos gjykoni veshjen po banalitetin e meshkujve qe e shofin femren si objekt seksi.

      1. Fieri says:

        Pse ty Wendy B
        Te duket denim i drejte ne kete rast?

  10. i riu says:

    Po ti mbron rrugacet mor trap gazetar????
    Ndofta denimi eshte i rende … por kete le ta shohe gjykata, e jo ti.

  11. bobi says:

    Disa e teprojne vertet me fjale nga me te pistat, po jo dhe nje vite e gjysem burke po vazhdoje keshtu gjykata duhet te fusin ngjysmen e shqiperise brenda neper burgjet.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Futi ne pune komuniteti per nja gjashte muaj dhe kur te shohin femer tjeter, ta mbajn koken ul..

  13. Rrushi says:

    Sjellje e rende nga djemte, i themi fjalët dhe hajde mo se kujt po i ndodh gje. Jam dakort qe te denohen(dhe tu behet mesim si atyre dhe te gjithe te tjereve meshkuj),por jo me nje vit e gjysem BURG secili. Ka plot denime te tjera te cilat paraprakisht mund te aplikohen dhe ne rast perseritje me burg.
    Imagjinoni sesa tallje e sharje kemi degjuar e degjojme ne parment nga deputetet tane, z. gjyqtar Kalia nuk i denon dot deputetet,por gjen te denoje ne raste te tilla qe te beje figuren tij te paster. Plere e hajdut si te gjithe gjyqtaret eshte.

  14. izet says:

    denim pa fakte si ne kohen e enverit se atehere denoheshe ne baze te thashethmeve ,por gjykatesi e ka bere per shou

  15. baci says:

    gjyq pa fakte ,bazuar ne thashetheme jo i thashe jo me tha ,denim si ne kohen e xhaxhit qe denoheshin njerezit duke u nisur nga fjalet e spiuneve

  16. enter"" says:

    4 vjet burg per nje te hongsha, kurse kriminelet jane akoma ne liri.

    1. Wendy B says:

      Enter, po te jene te uritur te shkojne te hane ne shpi?.
      Per kriminelet ke te drejte ?

      1. WEB1 says:

        Wendy @ po kot nuk thone ,,,ne shqiperi e ha ,,,per nje fjale goje ,,,proverbiale per ate vend ne te gjitha aspektet

  17. Dibrani-UK says:

    Ilir Meta vodhi 750,000 euro dhe nuk u be nami ….bile doli i pafajshem per byth te ty u vrane edhe 4 veta protestus pajqesor prap asne fajtor, kurse per nje fjal goje te fusin ne burg….Sa jemi katandisur si popull?

  18. lux says:

    trafikojne femra i fusim dhe ne parlament e mbase i denojme vetem me nga dy muaj. jane mbushur rruget e eu . keta i denojne 1 vit e ca hahaha. Shtet komunisto banditesh.

  19. maximus says:

    ajde albanistan, 1vit e gjysem per nje fjale goje, kurse barkderrat ne poste publike vjedhin dhe tani kane filluar edhe tua lypin klienteve te tyre dhe s’u futet nje gjemb ne kembe. ai vend ka nevoje per nje nga ato satan 2 te rusise, vetem ajo i zgjidh problemet me albanistanin

  20. Arber says:

    1vit e gjysem per 2 vete behen 3 vjet, paska qene ma shume se vrasjet se i biri Luiza Xhuvanit 1 vit e gjysem u denua per vrasjen e pare dhe ate s’e beri keshtu matematiken e beni vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje