Situata e kanabisit, Nishani: Këshilli i Sigurisë mblidhet më 11 Nëntor

Keshilli siguriseDeklaratën e bërë nga Shkodra të martën për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën e kanabisit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka zyrtarizuar, duke vendosur orën 18:00 të 11 Nëntorin, si kohën e mbledhjes.

Në një shkresë drejtuar Kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit sqaron se synimi i takimit është këshillimi dhe informimi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbi situatën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike në territorin e Republikës së Shqipërisë, nisur nga informacionet zyrtare të agjencive ligjzbatuese, të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, informacionit publik dhe rezultateve të publikuara nga organizmat ndërkombëtare, raporton Klan.

Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të insitucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që erdhëm deri këtu dhe si do të jetë perspektiva e luftës ndaj këtij fenomeni, që duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Kryeministri Edi Rama ironizoi me deklaratën që Presidenti bëri të martën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ai tha se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD -së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Teksa Kryeministri e bën të dyshimtë pjesëmarrjen e tij, në këtë mbledhje pritet të jetë Kryetari i parlamentit, Ilir Meta.

Kush merr pjesë në Këshillin e Sigurisë:

Bazuar në pikën 3 të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 11; 12 dhe 13 të ligjit 8671, datë 26.10.2000, azhornuar me ligjin Nr. 9194,  datë 19.2.2004 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Presidenti mund të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare (KSK).

Ky këshill është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.  Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa herë që e gjykon të nevojshme e sipas një rendi dite të përcaktuar.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:

  1. Kryetari i Kuvendit;
  2. Kryeministri;
  3. Ministri i Mbrojtjes;
  4. Ministri Punëve të Jashtme;
  5. Ministri i Drejtësisë;
  6. ministri përgjegjës për punët e brendshme;
  7. ministri përgjegjës për financat;
  8. ministri përgjegjës për transportin;
  9. ministri përgjegjës për energjinë;
  10. kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;
  11. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
  13. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Në raste të veçanta, Presidenti i Republikës mund të ftojë pjesëmarrës të tjerë. Në rast se anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për arsye objektive nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit, ata autorizojnë zëvendësit e tyre, duke marrë miratimin paraprak të Presidentit.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime për çështje të sigurisë, të mbrojtjes, të armë-kontrollit dhe për çdo çështje tjetër në fushën e sigurisë kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtar nuk merr vendime dhe mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Situata e kanabisit, Nishani: Këshilli i Sigurisë mblidhet më 11 Nëntor”

  1. Treviso says:

    Presidenti a ka parashiku ta ftoje dhe zotin Fazlliç ne mbledhjen e sigurise Kombetare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *