Skandali seksual, gjyqtari bën dorëzimet. Ja çfarë u tha ish-kolegëve

2 Nëntor 2016, 09:29Kronika TEMA

Ditën e djeshme, ish-­kryegjyqtari Boçi, njëkohësisht i pezulluar nga detyra si gjyqtar pas gati 20 vitesh, u drejtua në këtë institucion për të bërë dorëzimet.

Ai ka kaluar kompetencat te pasardhësja e tij, Albina Spaha, e caktuar në mbledhjen e KLD-­së të premten e kaluar.

Mësohet se Boçi ka qenë i pranishëm në gjykatë rreth orës 14:30, ku bëri dorëzimet e fundit.

Vartësit e tij deri të premten e shkuar, mes tyre sekretaret, si dhe personeli i gjykatës, janë rreshtuar në korridorin e institucionit në katin e parë, ku e kanë takuar Boçin.

Nga ana e tyre, ata i kanë shprehur mbështetjen dhe thanë se do të presin që e drejta të vendoset sa më shpejt.

Ndërsa gjyqtari ka shprehur falënderimet për stafin për vitet që ka punuar bashkë me ta, duke deklaruar se do të ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje, raporton “Panorama”.

“Ndihem mirë që ju nuk më braktisët në momentet më të vështira të jetës sime, ndihem i privilegjuar që kam punuar me një staf dhe me kolegë të shkëlqyer që kanë shërbyer me devotshmëri në përputhje me ligjet dhe në shërbim të komunitetit.

E vërteta do të zbulohet dhe do të mësohet se gjithçka ka qenë spekulative dhe me qëllime të caktuara, për të më shkatërruar karrierën time profesionale, familjen dhe jetën time personale”, ishin fjalët e Guximtar Boçit, i cili deri në fund të hetimeve do të qëndrojë i pezulluar nga detyra.

Pas skandalit të denoncuar në media, Boçi deklaroi se gjithçka ndaj tij është e manipuluar dhe se do të kërkojë drejtësi deri në fund.

2 komente në “Skandali seksual, gjyqtari bën dorëzimet. Ja çfarë u tha ish-kolegëve”

  1. SHPRESE HUMBURI says:

    SORRA SORRES , NUK IA NXIER SYTE .

  2. durresi says:

    Qeni nuk e ha qenin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje