VIDEO/ Super-aksioni: Kapen 3 tonë drogë në Rrëshen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kanabis-matKjo video vjen nga operacioni i policisë në Rrëshen ku u zbulua një tjetër magazinë me rreth 3 ton kanabis sativa. Droga ndodhej në ndërtesën e ish-pularisë së Rrëshenit. Mësohet se në pranga janë vënë rreth 15 persona.

Burime të Lapsi.al thonë se policia nën drejtimin e Ermal Muçës, i emëruar si drejtor i Policisë Lezhë javën e kaluar, e ka mbajtur nën vëzhgim objektin që prej mëngjesit, ndërsa ndërhyrja është bërë në mesditën e sotme. Ndonëse objekti ishte një vend shumë i dukshëm dhe i ekspozuar, ai përdorej për të magazinuar tonelata kanabis. Ndërsa operacioni ishte në zhvillim, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, denoncoi faktin se policia lokale e Rrëshenit ka braktisur operacionin, duke mos pranuar të ndërhynte në magazinë. Sipas tij kjo lidhet me pazaret e drogës dhe implikimin e strukturave shtetërore.

Është dashur ndërhyrja e forcave të FNSH-së dhe RENEA-s nga Tirana, për të finalizuar operacionin. Deri më tani policia s’ka dhënë ende emrat e të arrestuarve dhe kush qëndronte pas këtij biznesi kriminal. Kjo nuk është magazina e parë me kanabis që zbulohet në vend. Para disa ditësh u zbulua një tjetër edhe në Krujë.

Ndonëse policia mburret me raportin e Guardia Di Finanzës se ka shkatërruar rreth 99% të sipërfaqeve me kanabis, për çudi vazhdohet ende të ketë sasi droge që po kapet.  Sa i përket të arrestuarve të këtij biznesi kriminal, në pothuajse të gjitha rastet janë punëtorë apo kultivues të zakonshëm, ndërsa mungojnë ata që cilsohen si “peshq të mëdhenj.

Për këta të fundit ambasadori amerikan në Tirnaë, tha sot se po punohet në bashkëpunim me DEA-n për t’i kapur. Opozita nga ana tjetër denoncon përditë situatën e krijuar nga kultivimi dhe trafiku i drogës, duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe


Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “VIDEO/ Super-aksioni: Kapen 3 tonë drogë në Rrëshen”

  1. adi says:

    Po ky sikur e kishe shkateruar 99.8% te siperfaqes??????????????

  2. durresi says:

    edhe “puntoret e thjesht” te kanabisit duhet ti nenshtrohen ligjit e te denohen.
    nuk arrij te kuptoj pse keta jane gjithmone te pafajshem.
    Per te fituar nje lufte kaq te madhe dhe te veshtire duhet filluar gjithmone nga A-ja (“puntoret e thjeshte”) qe te arrish deri te Zh-ja (“peshqit e medhenj”).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *