Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, lëvizte me heroinë

3 Nëntor 2016, 17:31Kronika TEMA

Një 20-vjeçar është prangosur sot pasi lëvizte me heroinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrance shtetasin:

• L. Gjoni, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një kontrolli fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 2 aparat celular.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal”, raporton  Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje