BATUTAT/ “Si t’u katandis kështu partia o Sali. S’shtyhet Kuvendi pa ty, po na vini në gjumë Qeverinë”

3 Nëntor 2016, 12:00Politika TEMA

Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka qenë i “shqetësuar” për mungesën e Sali Berishës në Kuvend, seancat e fundit.

Ai tha me ironi, se “seancat pa të nuk shtyhen më”.

Prej tre javësh Berisha mungon në Kuvend, nuk shtyhet më pa të, është rutinë”, tha Gaçi.

Si tu katandis partia o Sali, i more nga hiçi i bëre politikanë, ministra u dhe prona, i bëre milionerë, u le selinë më të madhe në Evropë, u tërhoqe për t’i hapur rrugë që të pavarësoheshin dhe për dy vjet shiko se ku përfundoi.

Lideri bën mbledhje në kioska bastesh e sufllaqesh, si mund të pretendojë pushtet ai kur tubimin e ka me 50 vetë, aq sa kishte Saliu makina që e shoqëronin”, tha Gaçe.

Ai ka ironizuar më tej takimet e Bashës.

“Si u katandis partia o Sali, dridhet PD nga embrioni i partisë së Bojaxhiut, edhe grekët nuk të ndihmojnë dot më.

Mbetën duke shpresuar a do bjerë ndonjë PD-ist, ose LSI-ist nga qielli, a e hapi Blushi partinë apo jo, a janë në humor Rama me Metën apo nuk janë.

E keni mbushur grupin me socialistë të pakënaqur, ndonjë demokrat a do përfaqësoni.

Ti je politikani më me eksperiencë në vend, ia ke dalë i vetëm kundër të gjithëve, tani ka filluar të ngjisë teoria se në 2017 do rimarrësh kontrollin mes Nishanit”, tha ai.

Sipas tij, mungesa është shqetësim, “pasi po na vini në gjumë qeverinë, më shumë oponencë po na bën Blushi se gjithë demokratët.  Tre parti të reja u hapën, mos hapen ndonjë e katërt dhe ju përzë në bllok nga Kuvendi”, tha ai.

Por pas fjalimit të Gaçit, Berisha ka mbërritur në sallën e Kuvendit.

1 komente në “BATUTAT/ “Si t’u katandis kështu partia o Sali. S’shtyhet Kuvendi pa ty, po na vini në gjumë Qeverinë””

  1. Petro says:

    O Zot, c deputet iinjorant.Do vije valle nje diite qe te hiqen petet e lakrorit, te zbulohet shkollimi i ketij dhe i shokeve te tij, biznesmene te suksesshem, po intelektuale me dy kembet e cale.Vetem kur e shihje si qeshte, nje idiot i lindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje