Doni të blini makinë të re? Qeveria shqiptare u jep subvencion

3 Nëntor 2016, 20:47Sociale TEMA

Qeveria do të subvencionojë drejtuesit e makinave të vjetra, për të blerë automjete të reja.

Skemë e re financimi kjo, që do të mbështesë drejtuesit e pamundur ekonomikisht dhe do të eliminojë nivelin e ndotjes së ajrit në vend.

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdoruesish automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha për Top Channel, Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Por qeveria po rishikon edhe sistemin e taksave për automjetet, që në të ardhmen do të tatohen në forma të ndryshme.

Ato që ndosin më shumë duhet të paguajnë më shumë, ose gradualisht mund të hiqen nga sistemi i taksave automjetet e reja (Euro 4, Euro 5), ato më pak ndotëse”, shtoi më tej Laureta Dibra.

Ndotja e ajrit në Shqipëri mbetet në nivele të larta.

Por, sikurse ka qytete ku situata është alarmante, ka edhe të tjera ku nuk tejkalohen normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

“Kemi identifikuar 3 zona kryesore. Zona A është ajo më kritike, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin; në zonën B bëjnë pjesë Fieri, Patosi, Ballshi, Vlora, Durrësi, Korça, Shkodra, Kamza dhe Paskuqani. Nga këto që nuk përmendëm është pjesa tjetër e vendit që nuk kanë fare tejkalim të normave të lejuara”, tha Laureta Dibra.

Projektplani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

3 komente në “Doni të blini makinë të re? Qeveria shqiptare u jep subvencion”

  1. mirel says:

    Qeveria shqiptare ju jep kredi.
    Koncesion i ri dhe ky.
    Po siguracionin nuk ta ofron..ate e kane dhene privatisht per fitmet e xhepit te brendshem

  2. mirel says:

    Po per plerat qe do sjelle qeveria cfare subvencioni do shpike?
    Gallofi ne FB tha ska leke qeveria per te mbuluar te tera hallet.
    Tani paska per te mbuluar hallet e tregetise e makinave.
    Hajdute te pacipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje