Gjenerali jugosllav gjykohet si spiun i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

perisicIsh-gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Momcilo Perisiç ka dalë në gjyq në Beograd nën dyshimet për spiunazh, i akuzuar se i ka kaluar dokumente konfidenciale ushtarake Shteteve të Bashkuara.

Nga Milivoje Pantovic

Momcilo Perisiç, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave dhe zv/kryeministër i Serbisë, doli në gjyq të mërkurën në Gjykatën e Lartë në Beograd nën dyshimin se i ka dhënë sekrete shtetërore Shteteve të Bashkuara.

Perisiç, i cili po gjykohet bashkë me dy burra të tjerë, nënkolonelin Miodrag Sekuliç dhe civilin Vladan Vlajkoviç, e ka deklaruar veten të pafajshëm.

Gjyqi ishte i mbyllur për publikun, pasi prokuroria tha se ministria e mbrojtjes dhe Ushtria Serbe donin që dokumentet që pretendohet se i janë kaluar në SHBA-së të vazhdojnë të mbeten konfidenciale.

Megjithatë, mbrojtja protestoi kundër vendimit të gjykatës për ta mbajtur gjyqin me dyer të mbyllura, duke u shprehur se dokumentet mund të shihen në faqen e internetit të Gjykatës se Hagës, raportoi televizioni publik serb RTS.

Prokurori ushtarak ngriti akuza kundër Perisiçit në vitin 2002, gjatë kohës që ai shërbente si kreu i komisionit parlamentar për siguri, duke e akuzuar atë se i ka dhënë të dhëna sekrete një diplomati amerikan në një hotel në Serbinë qendrore.

Sipas raporteve të mediave, Perisiç u takua me diplomatin amerikan John David Neighbor dhe i dha atij dokumente ushtarake për pjesëmarrjen e ushtrisë në luftërat në Kroaci dhe Bosnje.

Të dy u arrestuan, por Neighbor u lirua shpejt për shkak se ai kishte imunitet diplomatik dhe SHBA mohoi menjëherë t’i ishte dorëzuar ndonjë e dhënë sekrete.

Çështja u mbikëqyr nga gjykata ushtarake e Beogradit deri në vitin 2005, kur ajo u transferua në një gjykate të rregullt në kryeqytetin serb, por procedurat u pezulluan kur Perisiç u dërgua në Hagë për gjykim.

Ai u lirua nga akuza për krime lufte nga Gjykata e Hagës në vitin 2013.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës vendosi se Perisiç nuk ishte përgjegjës për mizori të kohës së luftës të kryera nga Ushtria Serbe e Bosnjës në Sarajevë dhe Srebrenicë, sepse ajo nuk ishte nën komandën e Ushtrisë Jugosllave.

Ajo e deklaroi atë të pafajshëm për mosndëshkimin e vartësve të tij që morën pjesë në bombardimin e kryeqytetit kroat, Zagrebit.

Duke folur për akuzat për spiunazh në intervistën e tij të vetme për mediat pas lirimit të tij nga akuzat për krime lufte, ai tha nëse arriti të fitonte një çështje në Gjykatën e Hagës, ai mund të fitonte edhe në një gjykatë serbe.

BIRN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *