INTERVISTA/ Donald Lu flet me emra: Politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar që kemi larguar. Si do kapen “peshqit e mëdhenj”

3 Nëntor 2016, 08:35Politika TEMA

Ambasadori i SHBA Donald Lu në një bashkëbisedim live në Facebook, u përgjigjet pyetjeve nga qytetarët në rrjetin social. Ai ka nënvizuar se politikanët e inkriminuar që kemi larguar kanë emra dhe janë publikë. “Komenti im për orët e gjyqtarëve ka bërë që ata ‘mos më pëlqejnë’”, tha ai. Ndërsa i pyetur për reformën në drejtësi, theksoi se ajo është me rëndësi për këtë vend “për të larguar gjyqtarët e korruptuar”. “Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht një vonese të

vogël. Reforma është e pakthyeshme, do jetë pjesë e Kushtetutës, nuk ka kthim pas. Dështimi nuk është një opsion për këtë reformë.

Sa i takon situatës së drogës në vend dhe akuzave të opozitës për lidhje të pushtetit me narkotrafikantë, Lu tha: “DEA bashkëpunim me Shqipërinë për të kapur “peshqit e mëdhenj”. Po ndihmojmë ushtrinë shqiptare me trajnime këtu dhe në SHBA.

Ushtrinë shqiptare po e ndihmojmë me pajisje por edhe me fonde. Ambasadori ka bërë edhe vlerësimin e ministrave të kabinetit qeverisës, ndërsa thotë se ka ministra që i vlerëson me notën 10, por edhe të tjerë që i vlerëson me zero. “Po bëhet një punë e mirë në disa sektorë. Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me 0. Ata ministra që i vlerësoj me 0, nuk mund t’ua them”, ka deklaruar kreu i diplomacisë amerikane.

Pyetje-Përgjigje e plotë

Katerina: Pyetja e parë është për korrupsionin dhe vjen nga Dritan Qoku. Lu, jam i interesuar te blej një palë syze me të cilat shohim vetëm mangësitë në drejtësi dhe nuk vëzhgojmë as korrupsion dhe as kanabis. Nëse nuk shiten andej nga SOROS­i, a i fal ata të tuat?

Ambasadori Lu: Dritan, faleminderit për këtë pyetje të parë shumë pikante. Patjetër mund t’i merrni syzet e mia hua. I vetmi problem është që nuk shoh asgjë pa to. Më lejo të them disa fjalë për korrupsionin dhe narkotikët.

Së pari, në dy vitet e mia të shkurtra këtu, kam parë përparim të pabesueshëm në luftën kundër

korrupsionit në Shqipëri. E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë.

Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq.

Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim. Për sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me gjasë do kemi disa pyetje shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë se unë vlerësoj veprimin më shumë se fjalët ndaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se kush mund të ankohet me zë më të lartë për problemin e drogës por se si shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që ekzistojnë këtu dhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Tani, kemi një pyetje nga Geo Taku. z.Lu! Duke u bazuar në një deklaratën tuaj të disa kohëve më parë sipas të cilës ju keni thenë që: “Kush nga gjyqtaret ka një orë më të shtrenjtë se vetura ime është i KORRUPTUAR” Pra nga ajo ditë e deri më sot, keni gjetur ndonjërin??? Sepse po të keni gjetur, do të thotë që është i korruptuar dhe duhet të shkojë në burg. Nëse nuk keni gjetur, do të thotë që në Shqipëri nuk paska korrupsion. Atëherë pse ngrehëm gjithë këtë farsë të Reformës, Vetingut e përralla me mbret!!!

Ambasadori Lu: Geo, shumë faleminderit për këtë pyetje. Është e vërtetë – komenti im për orat ka tërhequr shumë vëmendje nga gjyqtarë dhe prokurorë dhe nuk më ka ndihmuar të bëj shumë miq në gjykata. Dua të flas për një çast për atë që ndodhi në Kosovë. Në Kosovë, u zhvillua reforma në drejtësi. Në Kosovë, 35% e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose dhanë dorëheqjen ose u larguan si pasojë e reformës në drejtësi.

Mendoj se në Shqipëri ka mundësi që përqindja të jetë shumë më e lartë. Kjo reformë po ecën përpara. Vetingu është pjesë kyçe e reformës. Jam i bindur se pasi shqiptarët, me anë të këtij procesi, të jenë në gjendje të largojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që nuk janë të kualifikuar apo janë të manipuluar politikisht, kjo do të jetë një hap i stërmadh përpara për vendin.

Katerina: Kemi një pyetje tjetër për korrupsionin nga Ardenal Ferhati, i cili pyet: Ju përshëndes kisha vetëm një pyetje : A ju ka lodhur politika Shqiptare, dhe çfarë sugjeron për ne që ndihemi të lodhur nga politika a duhet të ushtrojmë presion që kjo situatë absurde të ndryshojë?

Ambasadori Lu: Ardenal, në shumë vende në botë, njerëzit janë të lodhur nga politika. Unë vetë si amerikan, shoh lajmet çdo ditë dhe kur zgjohem në mëngjes shoh artikuj të mbushur me mosmarrëveshje dhe retorikë shumë të fortë politike. Mendoj se më e keqja që mund të bëjmë është të dorëzohemi. Në të dy shoqëritë tona, në Shqipëri dhe në Amerikë, kemi sakrifikuar aq shumë për liritë demokratike që gëzojmë sot.

Ajo që besoj vërtet është për Shqipërinë është se ndryshimi është kaq pranë. Dhe, teksa takjo të rinj në Shqipëri, jam i bindur se brezi i ardhshëm i udhëheqësve do ta sjellë Shqipërinë tek një e ardhme më e ndritur europiane. Ndaj, këshilloj pak durim, Dritan, madje sugjeroj edhe të mendosh të jesh një nga ata udhëheqësit e brezit tjetër.

Merxhan: Kalojmë tek disa pyetje për reformën në drejtësi; kemi marrë rreth 40 për këtë temë. Fillojmë me Geri Llupo: Ambasador Lu, a keni një plan B për Ligjin e Vettingut dhe reformën në drejtësi nëse Gjykata Kushtetuese e RSH e shpall atë anti­kushtetues edhe nëse Komisioni i Venecias e deklaron atë si në përputhje me Kushtetutën e re? Po në këtë drejtim, Ilir Vata bëri pyetjen që është pëlqyer më shumë në faqen tonë: Shkëlqesi ambasador, Donald Lu! Pezullimi i ligjit të Vetingut nga Gjykata Kushtetuese, mund të konsiderohet një investim i SHBA­së dhe BE­së i shkuar dëm?! Ç’farë mesazhi keni për politikën shqiptare, sistemin e drejtësi në tërësi dhe shqiptarët që presin me padurim, luftën ndaj korrupsionit?! Faleminderit!

Ambasadori Lu: Shumë faleminderit. Geri dhe Ilir, pyetje të mrekullueshme, madje pyetje që e di që i bëjnë shumë shqiptarë. Plani A dhe Plani B për zbatimin e vetingut është i njëjti – të

respektohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë. Pra, përpara gjykatës është një vendim dhe ka dy rezultate të dukshme. Njëri do ishte që gjykata të vendosë ta mbështesë ligjin, që do të nënkuptonte se menjëherë pas kësaj, qeveria dhe parlamenti do të zbatonin ligjin me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë. I dyti është që gjykata mund të gjejë se ka probleme në ligj, gjëra që ata do kërkojnë të ndryshohen.

Më pas do t’ia kthejnë parlamentit dhe shpresoj që parlamenti do t’i bëjë ato ndryshime shumë shpejt dhe do ta rimiratojë ligjin. Reforma po ecën përpara pavarësisht nga kjo vonesë e vogël.

Katerina: Kemi një pyetje tjetër mbi reformën në drejtësi. En Dri pyet: A do ta quanit të dështuar punën tuaj si ambasador i SHBA në rast se nuk vendoset në zbatim reforma në drejtësi? Dhe faleminderit për gjithçka që po beni per ne, ju jemi shumë mirnjohës.

Ambasadori Lu: En Dri, mendoj se është normale që shqiptarët të jenë pak të shqetësuar për zbatimin e një reforme kaq të madhe dhe të gjerë. Ajo që dëshiroj të përsëris është se kjo reformë është e pakthyeshme. U miratua me mbështetje unanime nga parlamenti dhe është pjesë e kushtetutës tuaj. Nuk ka kthim pas. Nuk ka zmbrapsje të reformës.

Ajo që po ashtu besoj se është e vërtetë është që të gjithë partnerët tuaj ndërkombëtarë janë në krah të popullit shqiptar për të ndihmuar që të jemi të sigurtë për një zbatim me cilësi të lartë të reformës. Është një film që më pëlqen shumë, quhet Apollo 13, dhe në atë film ka një shprehje të famshme, e cila mendoj është e vërtetë edhe për këtë proces të reformës në drejtësi: “Dështimi nuk është alternativë.”

Merxhan: OK, kalojmë tek një pyetje nga Dritan Haxhia. I nderuar Ambasador Lu. A mund të na thoni si ndiheni dhe si është e mundur për juve që të ruani një qetësi të lakmueshme, gjate takimeve me disa nga ata drejtues të shtetit dhe parti politike shqiptare duke e ditur Juve më mirë edhe se ata vetë se sa makarenj e të korruptuar janë? Çfarë duhet bërë përfundimisht me ta? Suksese e punë të mbarë. Faleminderit.

Ambasadori Lu: Dritan, jam lindur në Hollywood të Kalifornisë dhe gjyshja ime në fakt vjen nga Havai; ne kalifornianët dhe havaianët njihemi në Shtetet e Bashkuara si njerëz të qetë, shumë të tërhequr. Përveç kësaj, jam 50 vjeç, dhe në pak vite do mund të dal në pension dhe di që do dal në pension në një vend të bukur si Kalifornia.

Kjo çështja e korrupsionit, e maskarenjve për të cilët flet ti, është e vërtetë në të gjitha shoqëritë tona. Burgjet amerikane janë të mbushura me politikanë a zyrtarë kriminalë a të korruptuar. Kemi në gjyq kryebashkiakë, kemi gjyqtarë, kemi guvernatorë, kemi zyrtarë vendorë në burg për korrupsion. Çështja nuk është nëse zyrtarët e korruptuar ekzistojnë, por nëse shoqëritë tona, shoqëritë tona demokratike, janë aq të zgjuara sa t’i kapin. Jam mbresuar vërtet gjatë dy viteve në Shqipëri. Populli shqiptar është shumë i zgjuar; kam besim të madh.

Katerina: Tani kemi disa pyetje për drogën; kemi marrë rreth 20 pyetje për këtë çështje. Erenik Peka pyet: Pyetja ime lidhet me një çështje dhe fenomen që shqetëson shoqërinë shqiptare, çështja e kultivimit të drogës (kanabis ). Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shprehur akoma se sa jemi të rrezikuar nga ky fenomen kriminal që jemi rrethuar? Ju lutem na tregoni a jemi në rrezik. Faleminderit dhe zoti ju bekoft! Irina bën të njëjtën pyetje: Për gjithçka keni folur por vetëm për mbjelljen e kanabisit nga veriu në jug nuk keni folur.

Ambasadori Lu: Erenik dhe Irina, ajo që është e qartë për mua është se puna e Guardia di Finanza­s, shërbimit Italian që ka fluturuar mbi Shqipëri për të hartëzuar prodhimin e drogave të paligjshme ka arritur në përfundimin se kultivimi i drogës është rritur gjatë vitit të kaluar. Ajo që kam thënë më parë dhe dua ta përsëris tani është se e gjithë qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë. Si partnerë të huaj, mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Më lejoni të përmend disa nga gjërat që Shtetet e Bashkuara i bëjnë tashmë.

Së pari, Agjencia e Anti­Drogës e SHBA – DEA – po punon ngushtë me autoritetet Shqiptare për të arrestuar trafikantët e drogës – peshqit e mëdhenj – dhe jemi veçanërisht të përqendruar tek ata që trafikojnë heroinë dhe kokainë nëpërmjet vendit tuaj. Së dyti, për shtatë vite, kemi punuar me Ministrinë e Arsimit në shkollat e Shqipërisë për të ndihmuar që të rinjve t’iu mësohen rreziqet e drogës. Në karrierën time kam jetuar në shumë vende ku një brez i tërë është sakrifikuar prej përhapjes së tmerrshme të narkotikëve të paligjshëm; dhe, e treat, me anë të trajnimeve, ekspertizës sonë teknike dhe instalimit të teknologjisë komerciale, teknologji të lartë skanimi, po mbështesim policinë e kufirit dhe doganat për të kapur më shumë droga të paligjshme që hyjnë dhe dalin në kufijtë e Shqipërisë.

Megjithatë, dua vërtet të them për të gjithë ata që janë kritikë e asaj që po ndodh dhe luftojnë në media për problemin e drogës, kërkesa që kam për të gjithë ata është: ndaloni sherret dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që edhe të pranojmë problemet serioze që ndodhin në Shqipëri por edhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.

Merxhan: Kemi një pyetje për investimet amerikane në Shqipëri. Armand Alushaj pyet: Sa është shuma e investimeve amerikane në Shqipëri dhe pse nuk punohet për t’i rritur ato?

Ambasadori Lu: Armand, faleminderit. Është e vërtetë që investimet amerikane janë të ulëta në Shqipëri. Në fakt, me largimin këtë vit të investimeve në sektorin e naftës dhe në Aeroportin e Rinasit, është në rënie. Tani, Shtetet e Bashkuara janë një ekonomi e lirë, si Shqipëria; nuk mund t’i udhëzojmë kompanitë se ku duhet të investojnë.

Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me qeveri të tjera për t’i ndihmuar të ndërtojnë një mjedis biznesi që josh investime të huaja e vendase. Në Shqipëri, kemi parë hapa shumë të mëdhenj përpara këtë vit, më i dukshmi, reforma në drejtësi. Me reformën në drejtësi, investuesit ndërkombëtarë dhe vendas do dinë se investimet e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura nga ligji. Gjithashtu, kemi parë hapa përpara këtë vit në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe anti­korrupsionin për bizneset.

Po punojmë çdo ditë me qeverinë Shqiptare dhe komunitetin e biznesit për t’i ndihmuar të shohin çështje si shenjtëria e kontratës, një regjim i parashikueshëm taksash, dhe të siguruarit që të  drejtat për të gjithë bizneset, vendas a të huaj, të jenë të mbrojtura me ligj. Kam besim se nëse qeveria përqendrohet tek këto përparësi, investimet amerikane do rikthehen në Shqipëri.

Katerina: Kemi disa pyetje për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Skerdi Lamçellari thotë: Sa herë bëj pyetje s’marr përgjigje! Zoti Lu sa dakord jeni me papunësine e shqiptarëve, sepse nuk e keni prekur si temë ndonjëherë? Si e shpjegoni faktin se shumetë rinj duan te emigrojnë drejt ShBA? Dhe kur do i hiqni vizat me miqte tuaj strategjik, partnerë të fortë sic e theksoni shpesh herë, apo do vazhdojmë me shekuj të provojmë llotarinë amerikane?? Dhe Romina Kaloshi pyet: I nderuar Zoti Ambasador, a mendoni se rinia shqiptare ka më ndonjë të ardhme në këtë vend duke qenë se dëshira e të gjithëve është të largohen sa më parë? Nqs po, mund të na e

tregoni konkretisht sepse une si një prej të rinjve të këtij vendi nuk arrij ta dalloj dot më?

Ambasadori Lu: Skerdi dhe Romina, ma bëjnë shumë këtë pyetje. Në fakt, së fundi pata një bisedë me të rinj në Universitetin Europian të Tiranës dhe do t’ju them atë që iu thashë edhe atyre. Njerëzit më thonë se të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria e megjithatë, unë nuk i takoj këta njerëz; nuk e besoj këtë histori. Mendoj se është shumë e vërtetë që disa studentë duan të studiojnë jashtë, në vende të tjera.

Është e vërtetë në SHBA, është e vërtetë në Europë, është e vërtetë në Shqipëri, është normale. Por takohem me shumë të rinj që duan të qëndrojnë këtu në Shqipëri dhe duan të japin kontribut domethënës për zhvillimin e vendit. Ky është një vend i bukur, me burime të bollshme natyrore dhe tokë të pasur bujqësore. Megjithatë, ajo që besoj se është shumë e rëndësishme, është që të rinjtë të ndjejnë besimin se pasi të punojnë fort në shkollë, në universitet, dhe të diplomohen, se do të ketë vende pune që i presin kur të mbarojnë.

Për t’i pasur këto vende pune, është me rëndësi që qeveria dhe shoqëria të tërheqin investime, të tërheqin investime nga shqiptarë dhe të huaj, të furnizojnë aktivitet ekonomik dhe të krijojnë punësim. Me anë të kësaj, mund të shoh hapa ecjeje përpara por të gjithë duhet të punojmë më shumë.

Merxhan: Skerdi Vila ka një pyetje për ushtrinë shqiptare: z. Ambasador, a kanë SHBA­të ndonjë plan për të forcuar dhe modernizuar forcat e armatosura shqiptare?

Ambasadori Lu: Faleminderit, Merxhan. Kjo është diçka për të cilën neve na pëlqen vertetë të flasim. Ёshtë një nga tre objektivat e qeverisë së SHBA në Shqipëri: ta ndihmojmë Shqipërinë të jetë një aleate më e fortë e NATO­s. Jemi duke bërë një numër gjërash për të ndihmuar forcat ushtarake. Së pari, i kemi dhënë Shqipërisë mundësinë të shkollojë oficerë dhe ushtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

Së dyti, kemi sjellë trajnime këtu në Shqipëri, trajnime intensive për forcat tuaja speciale. Së treti, kemi krijuar kapacitetet brenda forcave të armatosura shqiptare per një përgjigje të nivelit të klasit botëror për identifikimin dhe çarmatimin e eksplozivëve. Gjithashtu, po mbështesim me para, teknologji dhe pajisje për modernizimin e forcave ushtarake dhe po i ndihmojmë ato të jenë në përputhje me standardet e NATO­s.

E fundit, por do të thoja dhe më e rëndësishmja, ne punojmë me Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e saj të Armatosura për t’u siguruar që të flitet për të drejtat e njeriut në forcat ushtarake, dhe për korrupsionin, sepse ne besojmë që në fund të fundit NATO nuk ështe vetëm një forcë ushtarake, por edhe një aleancë vlerash.

Katerina: Këtu kemi një pyetje interesante. Gazmend Hasa pyet: Z.Lu, nga 1 tek 10, cilën notë do t’i vendosnit qeverisë PS­LSI?

Ambasadori Lu: Gazmend, pyetje e vështirë. Të shoh nëse mund t’i përgjigjem kështu kësaj pyetjeje: disa ministrive të kësaj qeverije do t’i vendosja notën 10. Disa ministrive të tjera do t’u vija notën zero. Kjo qeveri po bën punë të rëndësishme në fushën e reformave, por gjithashtu disa pjesë të qeverisë po zhgënjejnë qytetarët shqiptarë dhe nuk po i përmbushin pritshmëritë. Tani, pyetja e arsyeshme që do të pasonte do të ishte: z. Ambasador, cilët janë ata me notën 10 dhe cilët janë ata me notën zero.

Mendoj se zbulimi i kësaj i përket publikut shqiptar, gazetarëve investigativë, dhe shoqërisë civile. Do të them gjithashtu se duhet të jem paksa i kujdesshëm si diplomat amerikan. Vazhdimisht provokohem nga media që përpiqet të zbulojë nëse qeverisa e SHBA favorizon Socialistët, Demokratët, apo LSI­në. Dua ta them shumë qartë: ne jemi të angazhuar të bëjmë detyrat tona. Në rastin tim, kjo është të përfaqësoj popullin amerikan dhe për mua, mënyra më e mirë për të përfaqësuar amerikanët është të kem marrëdhënie me një spektër të gjerë partish politike në mbështetje të interesave amerikane.

Merxhan: Klajdi Gorrea do të dijë për integrimin europian. Klajdi pyet: a do të bëhet ndonjëherë Shqipëria vend europian? A mendoni se jemi në rrugën e duhur?

Ambasadori Lu: Klajdi, po hamendësoj se je i ri. Teoria ime është se njerëzit më në moshë, njerëzit që kanë parë gjithë ndryshimin e 25 viteve të fundit, një pjesë e madhe e këtij ndryshimi shumë pozitiv, mund ta shohin përparimin që Shqipëria po bën drejt një të ardhmeje europiane. Për disa të rinj është pak e vështirë ta shohin këtë përparim, por mendoni si ne të huajt. Ne jemi paksa si ata që udhëtojnë në kohë, pasi na jepet mundësia ta shohim Shqipërinë pas disa muajsh apo disa vitesh dhe e shohim ndryshimin që ndodh me hapa shumë të mëdhenj. Para disa muajsh pata një vizitë nga Ambasadori John Withers, ish­ambasadori ynë këtu, dhe së fundmi, në shtator, nga Ambasadori Alex Arvizu.

Të dy ata kanë qënë larg Shqipërisë për disa vite dhe ata u mahnitën nga përparimi që ky vend po bën. Dhe do t’ju them me sinqeritet: unë kam qënë këtu vetëm për dy vite dhe më ka bërë shumë përshtypje ajo që kam parë, për dekriminalizimin, për reformën në drejtësi, për anti­korrupsionin. Dhe për mua, prova më bindëse se Shqipëria po ecën përpara është fakti se disa politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kanë frikë – dhe ndoshta ata duhet të kenë frikë – sepse ndryshimi po ndodh.

Katerina: Mendoj se shumë prej nesh janë kuriozë për zgjedhjet në SHBA që do të mbahen këtë të martë. Sabail Gjyli pyet: Për kë do të votoni më 8 nëntor dhe pse?

Ambasadori Lu: Shumë prej jush e dinë se qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit votojnë nëpërmjet postës. Në rastin tim, shteti i Kalifornisë më dërgoi me postë fletën e votimit para një muaji. Gruaja ime dhe unë plotësuam fletët tona, i vulosëm në zarf, dhe i dërguam me postë. Pra, unë kam votuar tashmë.

Ajo që di gjithashtu është se si nëpunës i qeverisë, si nëpunës civil, unë duhet të qëndroj neutral në publik në lidhje me këto zgjedhje. Pra, nuk mund t’ju tregoj se për kë votova, por mund t’ju them se kushdo që të zgjidhet në Uashington, unë do të punoj për të. Në Shtetet e Bashkuara kemi një traditë për të cilën jemi krenarë, ku nëpunës civilë, punonjës profesionistë të qeverisë, punojnë me Demokratët, punojnë me Republikanët, duke mbështetur këdo që do të zgjidhet përfaqësues i vendit tonë.

Merxhan: Po na vijnë më shumë pyetje. Kjo nga Donald Hysaj. Përshëndetje, z. Ambasador. Do të doja ta dëgjoja nga ju personalisht, a është Amerika ashtu siç ne dëgjojmë e shohim këtu në

media? A janë rrugët të lyera me flori apo janë të pista dhe të errëta? Dua të them, a ia vlen ta lësh Shqipërinë për të kërkuar një jetë më të mirë në SHBA?

Ambasadori Lu: Atëherë, Donald, një nga gjërat që shpresoj se ju dhe shumë shqiptarë të tjerë të keni mundësinë ta bëni është të vizitoni Shtetet e Bashkuara. Çdo vit një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh udhëton për në SHBA për të bërë biznes, për të vizituar Disneyland, apo për të shkuar për të takuar të afërmit e tyre që jetojnë në Boston, Detroit, apo Los Anxheles.

Ёshtë një nga pjesët më të mira të marrëdhënies sonë, udhëtimi nga njëri vend tek tjetri. Por, ti bën një pyetje vërtet interesante: a janë Shtetet e Bashkuara vërtet ashtu si duken në filma? Si dikush që ka lindur në Hollivud, e pranoj se filmat amerikanë nuk i portretizojnë plotësisht Shtetet e Bashkuara. Dhe për ata nga ju që i kanë vizituar Shtetet e Bashkuara, nëse shkoni vetëm në Nju Jork, Uashington, apo Los Anxheles, ato nuk janë Amerika e vërtetë. Sipas mendimit tim, kur udhëtoni në Amerikë, do të më pëlqente shumë që shqiptarët të vizitojnë qytetet e mëdha, por gjithashtu vizitoni qytetet e vogla dhe fshatrat.

Shumë prej studentëve tanë që shkojnë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë të përjetojnë qytetet dhe komunitetet e vogla në të gjithë SHBA­të, dhe ajo që gjejnë aty është se Amerika është shumë e ngjashme me Europën dhe Shqipërinë. Ka komunitete të pasura, ka komunitete të varfëra. Ka komunitete që lulëzojnë në aspektin e integrimit dhe tolerancës, dhe ka komunitete që kanë problem me rracën, gjininë, dhe dhunën.

Kemi probleme dhe në Shtetet e Bashkuara, por, si demokraci, ashtu si Shqipëria, po mësojmë të jetojmë me këto probleme dhe të flasim për to dhe të gjejmë mënyra për t’i zgjidhur.

Katerina: Një pyetje nga Leonat Muskollari. Leonati thotë: I dashur z. Ambasador Lu, në respekt të punës suaj, do të doja të bëja një pyetje të shkurtër dhe të thjeshtë, por shpresoj që t’i përgjigjeni: ku e shihni Shqipërinë pas 10 vitesh, pas 20 vitesh? Faleminderit.

Ambasadori Lu: Pata nderin të ftohesha të flisja në një ceremoni diplomimi vitin e kaluar dhe në fakt zgjodha këtë temë: ku do të jemi pas 10 vitesh, për shkak se kam një vajzë që është 11 vjeçe. Pas 10 vjetësh ajo do të jetë duke u diplomuar nga universiteti, shpresoj, dhe do të më pëlqente që ajo, si dikush që ka kaluar disa vite këtu, të kthehet në këtë vend. Dhe ja çfarë do të doja që ajo të gjejë këtu: do të doja që të gjejë një Shqipëri që ka demokraci më të fortë, ku

gazetat tuaja nuk janë të mbushura me zënkat pa thelb midis partive politike, por një vend që flet me të vërtetë për çështje të rëndësishme që bashkojnë dhe ndajnë këtë vend të madh.

Shpresoj që kur ajo të kthehet këtu të jetë një vend ku organizatat joqeveritare, ku gazetarët, ku grupet e shoqërisë civile të jenë më të fortë, ku ata te kenë ndikim në bërjen e ndryshimeve në vend, sepse unë besoj fort se e ardhmja e këtij vendi është e lidhur me zhvillimin e shoqërisë civile. Besoj se ajo do të rikthehet në një vend ku gratë do të kenë një rol më të madh në shoqëri, ku në 10 vitet e ardhshme të shohim një grua si kryeministre, një grua si presidente, një grua si kryetare partie.

Bëra shaka me disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që i kisha për drekë një ditë me parë: ishim të gjithë burra nga pala amerikane që punon për çështjet e sigurisë, dhe të gjithë burra nga pala shqiptare që punojnë në nivelet e larta të policisë. U thashë me shaka: kur të hamë sërish drekë bashkë pas pesë vjetësh, do të çuditem nëse do të ketë ndonjë burrë; se me shpejtësinë me të cilën gratë po përparojnë në forcën policore, në forcat e sigurisë së të dyja vendeve, ato do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në udhëheqësi.

Dhe, në fund, përsa i përket çështjes së sigurisë. Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO­s morën një vendim të zgjuar kur mirëpritën Shqipërinë në NATO. Tashmë e kemi parë Shqipërinë të kontribuojë në mënyra shumë të rëndësishme. Do të doja ta shihja Shqipërinë një vend më të fortë, një vend i aftë jo vetëm që të mbrojë kufijtë e saj, por edhe të ofrojë siguri për një numër të madh vendesh të NATO­s, dhe për partnerët në rajon.

Merxhan: Ramazan Peksani pyet cili do të jetë roli i Ambasadorit të SHBA në zgjedhjet e ardhshme të 2017?

Ambasadori Lu: Kam shpresë se Ambasadori i SHBA dhe Ambasada e SHBA do të luajë një rol më të vogël se sa në zgjedhjet e fundit, zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, në kuptimin që në zgjedhjet e kaluara shpenzova shumë kohë duke punuar me kolegët e mi ndërkombëtarë dhe me partitë politike duke u përpjekur të bindnim anëtarët e partive të mos kandidonin kriminelë për poste zyrtarësh të zgjedhur.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, Shqipëria ka aprovuar legjislacionin më të forte në Europë për dekriminalizimin, dhe mendoj se legjislacioni do t’i ndihmojë institucionet shqiptare, demokracinë e Shqipërisë, të mbrohen nga futja e më shumë kriminelëve në politikë. Pra, kjo është diçka për të cilën shpresoj të kemi më pak punë. Shpresoj se do të jemi aktivë, bashkë me

shoqërinë civile të Shqipërise, bashkë me partitë politike, për të parë se çfarë lloj ndryshimesh do të parandalojnë blerjen e votës; do të parandalojnë intimidimin prej kriminelëve në qendrat e votimit; do të parandalojnë llojet e abuzimit që kemi parë në vitet e fundit. Jemi shumë të përkushtuar ndaj kësaj. Po i kushtojmë burime të rëndësishme kësaj dhe shpresoj se shqiptarët do të luftojnë për këto zgjedhje të lira.

Katerina: Kam një pyetje nga Ana Rakipi. Sapo postoi një koment se media nuk është e paanshme. A mund të ndryshojë kjo?

Ambasadori Lu: Kam punuar në vende të tjera për 27 vite. Do të thoja se gjatë jetës sime dhe gjatë karrierës sime profesionale, Shqipëria, krahasuar me të gjitha vendet e tjera ku kam shërbyer, ka një nga mjediset më të lirë të medias, në kuptimin që nuk ka sekrete në Shqipëri. Gazetarët e këtij vendi marrin vesh pothuajse çdo detaj të çdo sekreti të mundshëm pothuajse para se ta marrim vesh ekzistencën e vetë sekretit. Ajo që di dhe që është e vërtetë, është se

ashtu si në vendin tim dhe shumë vende të tjera mjedisi i medias është gjithnjë e më shume i njëanshëm. Ёshtë i njëanshëm në favor të personave që i zotërojnë këto media. Kjo është e rrezikshme.

Ёshtë e rrezikshme në Uashington, është e rrezikshme në Londër, është e rrezikshme këtu në Tiranë. Nuk e di si mund ta zgjidhim këtë problem së bashku, por mendoj se përgjigja gjendet tek gazetarët e guximshëm, shumë prej të cilëve janë gazetarë të rinj të cilët kanë guximin të thonë, shpesh në median online dhe jo në shtypin e shkruar apo në televizione, kanë guximin të thonë çfarë është e vërtetë, edhe kur personat që kanë median në pronësi, apo kur qeveria, apo kur opozita nuk bie dakord me atë linjë. Ka ende njerëz – i shohim çdo ditë – që nxjerrin të vërtetën.

Katerina: Kostandin Basko ka një pyetje personale për ju. Ai pyet: z.Lu, çfarë mendoni për Shqipërinë dhe njerëzit e saj – sepse besoj që përtej punës tuaj dhe angazhimeve si ambasador, jeni një qenie njerëzore me shije, dëshira, pasione si të gjithë. Faleminderit!

Ambasadori Lu: Sa e bukur kjo pyetje, Kostandin! E vlerësoj që njerëzit njohin se jam një individ, se kam ndjenja, pasi besoj se shpesh është e lehtë që të krahasohet personi me institucionin. Më kanë bërë shumë përshtypje shqiptarët që kam takuar dy vitet e fundit. Janë njerëz te guximshëm, krenarë dhe të suksesshëm. Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar jashtëzakonisht shumë 25 vitet e fundit. Janë prindër të rinj të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për foshnja dhe fëmijët e tyre. Ka dhe prindër më në moshë të cilët kanë hequr dorë nga kursimet e një jete për t’u siguruar një shkollim të mirë fëmijëve të tyre.

Janë gra dhe burra të guximshëm të cilët kanë shpëtuar gra dhe vajza nga prostitucioni dhe trafikimi. Janë gazetarë të guximshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të nxjerrë në dritë histori mbi politikanë të korruptuar, fëmijë që abuzohen, kryetarë bashkish dhe gjykatës që kërkojnë seks për vendimet e tyre zyrtare. Kam parë gjërat më të mira që Shqipëria ka për të ofruar. Shqiptarët më duken të guximshëm dhe heroikë, diçka për të cilën çdo familje shqiptare duhet të jetë krenare. Ёshtë nder për mua të shërbej këtu në Shqipëri dhe të luftoj bashkë me qytetarët shqiptarë për ato ndryshime që do ta çojnë Shqipërinë drejt kësaj të ardhmeje europiane.

7 komente në “INTERVISTA/ Donald Lu flet me emra: Politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar që kemi larguar. Si do kapen “peshqit e mëdhenj””

  1. Toni says:

    Z Lu po mega dosjet e lyl bashes qe jane mbyllur me RAPORTE MJKESORE+PROCEDURA perse nuk flitet,po per dosjet e bodes-mima-ruli-imami-pollo-etj plera pas qe mbrohen nga bashkim dedja+llalla,pa llogaritur ketu llumin e kombit filo-serbin berisha qe qelbet ne krim-vrasje-vjedhje-etj..

  2. Jatroi i bythes te papa Tfgs 1 says:

    Falënderojmë Zotin qe kemi the US of A qe mban kerbaçin gati ne dore per kete kase bastardesh qe udheheqin kete vend se mos te ishin keta, rrruge e mutit qe mori Saliu, kushedi se ne ç’ sketerre do te perfundonim……

  3. minatori says:

    Nese fiton Klintoni, qe me gjasa eshte pothuajse e mbyllur… ne 32 vite Ameriken e kane qeverisur dy familje, ne Ameriken Latine do te quhej oligarki (e kam lexuar ne media kete). Ne Ameriken tuaj LU LU i thone kulmi i demokracise. Ne shkerdhatokracine shqiptare ti vjen, thua e ben cte duash. Presidentet e vendit tuaj LULU , jane kriminelet me te medhenje. Nese u ben nga nje bilance ne tete vjet drjetimi, ata kane vrare me shume nga cdo kriminel. Vrasesit qe drjetojne vendin tend quhen te ndruar. Ik gris b… dhe mos na bej moral.

  4. minatori says:

    Fol per kriminelet qe drejtojne vendin tend. Ata qe kane pjelle ISIS, luftra e kriza ekonomike. Po ajo eshte demokraci e avancuar. Kocua eshte i vetmi qe nuk te serviloset, ndaj e sulmon ti.

  5. Edra says:

    Si ka mundesi qe ky guxon te flas ne kete forem per nje qytetar, per nje personalitet si Kokedhima? dhe aq me teper pa asnje prove. Doli dhe mbi gjykatat ky kinezi tani. Tju vij turp ketj qelbesires qe i trajtyon perfaqesuesit e popullit si zaret e tij. Cfare mendon ky se ne nuk e kuptojme qe pasi mbushi xhepat mire e mire mori dhe direktivat per te sumuar Kocon. Normale u pajtua i gjati me Doshin dhe e hoqi nga lista e tij e zeze. Tup per kete qeveri dhe per keta maskarenj te vojne ketu dhe mendojne se jemi ende tribu

  6. hason pordha says:

    Ik o Lu-je, se je t’u na gric si shume n’myth, je bo si Arvizuja m’vaktit……..

  7. ALBAN DEGA says:

    KJO ESHTE AMERIKA…
    Z. DONALD LU ESHTE NJE PASQYRE E NDERUAR E SAJ…
    THJESHT, BUKUR, ME QETESI E ME ME DASHURI SE VET NE SHQIPTARET PER SHQIPERINE E BUKUR, HYJNORE!
    UROJ QE POLITIKANET TANE TE NXJERRIN MESIME NGA KY BASHKEBISEDIM FANTASTIK, REAL, LARGEPAMES!
    UROJ QE CDO SHQIPTAR DHE SIDOMOS POLITIKAN TE VENDOSE NE BÄLLE TE CDO ZYRE PUBLIKE , NE TRURIN E ZEMREN E TYRE NJEREZORE MESAZHIN FILOZOFIK TE HILLARY CLINTON,AMANETIN E SAJ NGA ALTARI I DEMOKRACISE SHQIPTARE:

    DUAJENI VENDIN TUAJ TE BUKUR SHQIPERINE !

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cutilio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi i tij per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje