Rama bojkoton Nishanin, nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

ramaKryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Nishani më 11 Nëntor për të diskutuar për situatën e krijuar nga kanabisi.

Burime zytare pranë Kryeministrit, konfirmuan për Televizionin Klan se në të njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në New Jork, ku do të hapë një ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”, siç është njoftuar prej javësh në faqen zytare të galerisë njujorkeze.

Pasi Presidenti lajmëroi thirrjen e kësaj mbledhjeje, përmes një statusi në Facebook, Kryeministri shprehu habinë mbi nevojën e mbledhjes së këtij Këshilli, ndërsa ironizoi duke publikuar dhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos që vlerësonte përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Presidenti, nuk ka vendosur as Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili, sipas kreut të shtetit do të jetë një nga personat që duhet të flasë për situatën.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Kryeparlamentari Meta, siç pohoi për Televizionin Klan, Zyra e tij e Shtypit. Ndërsa nuk ka ende konfirmim nga ministrat, që janë pjesë e këtij Këshilli, si ai Jashtëm, i Drejtësisë, Financave, Transporteve.

Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombetarë, sipas një shkrese të Presidentit, të siguruar nga Televizioni Klan, parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Rama bojkoton Nishanin, nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”

  1. loli says:

    ore nishani eshte nje plehre qe nuk e ka shokun, por ky eshte kryeminister dhe nje shtet funksional ky duhet te paraqitet ne ate mbeldhje si cecua, jo te iki per pikturat e veta se e paska lene me pare. eshte detyre kushtetuese e tij qe te jet aty

    1. aqif tahipi says:

      Or lol ,kaja nonen muhabetit .Rama duhet te jete aty vetem po qe se eshte edhe fazllici. Kur te jete edhe fazllici ne keeshillin e sigurise kombetare atehere behet tamam detyre serioze kushtetuese sic ishte para 2013.

  2. zef says:

    Bravo Ed Rama, mos shko ke ky legen, kapterr i berishes.

  3. Fatosi-kosove says:

    Kjo eshte loje per ta shpatuar sali berishen dhe lul bashen,duke mbledhur keshillin e siguise kombetare,nishani tenton ta alrrgoj nga vemendja dhe vendimmarja qeverine dhe sdo men se kjo eshte kerkuar nga dyshja qe drejton drogen,sali berisha dhe lul basha,nje gje spo ekuptojme akoma ne krah te kujt do te jete fazlliqi pasi dihet se ka qene keshilltar special i sali berishas dhe lul bashes per siguri kombetare,sikur te kishim shtet ligjor ku flasin ligjet dhe vendos drejtesia po ate dite duhet te arrestohet nishani dhe te gjithe shkaterruesit e shtetit,pikerisht per drogen pasi nishani ka qene president edhe ne vitin 2012 dhe dihet se Lazaarti dhe droga kane egzistuar edhe ateher dhe pse nuk ka thene kurre asnje fjale,perkundrazi kur policia hyri aty u alarmua dhe kerkoi ndihme deri ne serbi qe te ndalet Rama,nishani me kete shkarravine do ta njollose edhe keshillin e sigurise kombetare dhe do te orvatet qe te shtyeje deri ne pafundesi reformen ne drejtesi duke pare anderr se ne vitin tjeter do ti kthehet gjelati sali ne pushtet dhe do tia vazhdoi edhe keti kryegjelati edhe nje mandat duke i dhene prap lulit armet ne dore dhe te vret ke te doje,ky eshte qellimi i nishan sali fazlliqit,turpi i kohes dhe i shqiptareve qe durojne nje te shitur per pesident.

  4. Xhafer says:

    Kush eshte me e keqe kercenimi grek a po ajo droga nishani eshte legni i sal berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *