Rama i nënshtrohet Erdogan?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama erdoganNë disa portale shqiptare ditën e djeshme është botuar një lajm, që qeveria shqiptare ka nisur të heqë simbolet e shtetit turk, nga disa shkolla turke në Shqipëri.

“Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan”.

Kështu shkruante Lapsi.al, që ka publikuar një kërkesë të ambasadës turke drejtuar Ministrisë së Jashtme për të hequr simbolet dhe flamurin turk nga të gjitha institucionet arsimore jopublike në Shqipëri. Shkresa i është kaluar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe ajo ua ka shpërndarë në formë urdhëri të gjitha insitucioneve jopublike në Shqipëri.

Por, a kemi një nënshtrim të qeverisë shqiptare ndaj Erdogan në këtë rast?

Në fakt bëhet fjalë thjesht për një kërkesë normale të Ambasadës së Turqisë, që si përfaqësuese e shtetit turk kërkon mospërdorimin e simboleve të shtetit turk nga institucione jopublike që nuk e përfaqësojnë.

Çdo ambasadë ka të drejtën ekskluzive të kujdeset për simbolet e shtetit që përfaqëson.

Pra, deri këtu nuk ka asgjë skandaloze, pasi Gulen nuk përfaqëson Turqinë, por bizneset e tij në Shqipëri.

Problemi do të ishte nëse qeveria do të mbyllë shkollat, mediat dhe bankat e financuara nga Gulen, për shkak të presionit të qeverisë turke.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *