Replikat/ Berisha-Majkos: PS-në do ta lënë ty, duro! Iku Blushi….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berisha-kuvendE kërkuan deputetët socialistë Sali Berishën në seancën e Kuvendit me argumentin se nuk shtyhet seanca pa të, dhe ai nuk i zhgënjeu.

Jo vetëm që është kthyer në seancën e Kuvendit, por dhe ka qënë shumë aktiv me diskutime, batuta dhe kërcënime.

Si deputeti Artan Gaçi ashtu edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ironizuan me prezencën e ish-kryeministrit Berisha në sallën e Parlamentit, por ky i fundit zgjodhi të replikojë me ministrin, të cilin e quajti kanabist, që s’ja ka haberin nga ekonomia.

Mes akuzave për qeverinë, ish-kryeminsitrit i bëri përshtypje që deputeti Pandeli Majko po qeshte me të dhe e ngacmoi për ikjen e Ben Blushit. Sipas Berishës, Blushi ishte ndër pretendentët për të marrë PS-në, por tani që iku partinë do ja lënë Majkos.

Ahmetaj: Me FMN kemi dakordësi për të gjitha zhvillimet ekonomike të vitit 2016. Për herë të parë njeh ulje borxhi, shkon 71,3% nga 71,8% që ishte një vit më parë.

Berisha flet nga vendi…

Ahmetaj-Berishës: Mirmëngjes, mirëserdhe, më kishe munguar!

Berisha replikon nga vendi…

Ahmetaj: Është ekspert i Sudes

Berisha kërkon fjalën për replikë..

Ahmetaj: Këtu do vazhdoj unë, pastaj hajdeni ju doktor, nuk do bëjmë debate qesharake tani.

Leskaj i jep fjalën, Berisha del në podium: Do të vlerësoj zotin kanabist për përgënjeshtrimin që i bëri kryekanabisitit. Jeni bërë të neveritshëm, në çdo fjalë që nxirrni, nxirrni një mashtrim. Ky që rrahu gjoksin, s’di çfarë është borxhi, po bëhet famoz për injorancën totale me ato që nxjerr nga goja.

Majko qesh…

Berisha-Majkos: Nuk buzëqesh për fjalët e mia ti Pandeli, buzëqesh për largimin e Blushit, e nisi për ta marrë PS ai, përfundoi anash. Priti ai tjetri dhe doli anash, kurse ty do të vijë PS-ja, duro!

Edhe në fund të fjalës së tij Berisha iu drejtua sërish Majkos: Pandeli po të buzëqesh PS­ja, ekzakt. Se sic i thonë një fjale të urtë popullore, “qenit kur i vjen ngordhja shkon urinon në derë të selisë, kjo po ndodh edhe me ju, po kjo është puna juaj, s’keni shpëtim.

Braçe flet nga vendi…

Berisha- Braçes: Ti shko merru me kanabis, se edhe ti je kanabist. Sa i përket fondit, mos luani me fondin. Largimi i FMN nga Shqipëria do ishte fatal, e morët borxhin 62% e rritet 74%.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Replikat/ Berisha-Majkos: PS-në do ta lënë ty, duro! Iku Blushi….”

  1. Toni says:

    bo-boooo o i marrosur mendore po shiko PD-ne se e ke bo si SHPK ke blere deputete nga PS+PDIU,fillo nga dogjani-kaci i zi-etj plera pas,po PD drejtohet nga xeni-gita-malltezi-udb+greku ti dhe lyli jeni zedhenes keqberes.po te vjen NGORDHJA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *