Sërish lëvizje brenda organit e akuzës, ja prokurorët që lëvizin

3 Nëntor 2016, 18:00Kronika TEMA

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka firmosur ndryshime të tjera në organin e akuzës duke prekur drejtimin e disa prokurorive në rrethe. Dritan Gina, deri tani prokuror në Durrës, (që pret dekretin e presidentit për emërim në Tiranë), është komanduar drejtues në prokurorinë e Elbasanit. Nga drejtimi i kësaj prokurorie me kërkesën e tij largohet prokurori Besnik Cani që pritet të rikthehet me detyrë në Tiranë. Nga ana tjetër, edhe drejtuesi i prokurorisë së Shkodrës Granit Shahu, është propozuar të emërohet në Tiranë.

Pavarësisht se pret dekretimin e transferimit në Tiranë, Granit Shahu propozohet që të qëndrojë drejtues i komanduar në prokurorinë e Shkodrës. E njëjta skemë është ndjekur edhe me kryeprokurorin e deritanishëm të Vlorës Ramadan Troci për të cilin është propozuar dekretimi i emërimit të tij në Tiranë. Sikurse për kolegë të tjerë, edhe për Trocin, pas emërimit në Tiranë, është propozuar që të qëndrojë si drejtues i komanduar në prokurorinë e Vlorës. Nga këto propozime, presidenti Nishani mësohet se ka dekretuar vetëm dy emra, duke firmosur emërimin e prokurorit Petrit Fusha dhe prokurorit Ramadan Troci në prokurorinë e përgjithshme, raporton Panorama.

Sipas propozimeve të bëra nga kryeprokurori Llalla, prokuroria e Tiranës do të ketë drejtues të komanduar Petrit Fushën, pas emërimit të këtij të fundit me dekret si prokuror në prokurorinë e përgjithshme. Këto janë lëvizjet e radhës në një valë ndryshimesh që kanë prekur prokurorinë në një kohë kur pritet të hyjë në fuqi “paketa e reformës në drejtësi”. Komandimi i prokurorëve në një detyrë të caktuar është një procedurë e njohur nga ligji në mënyrë të përkohshme 3 deri në 6 muaj për ti dhënë mundësi kryeprokurorit që të manovrojë me organikën e organit të akuzës në raste të veçanta apo emergjente.

3 komente në “Sërish lëvizje brenda organit e akuzës, ja prokurorët që lëvizin”

  1. Grek says:

    Pune hajdutesh!!vodhen ne rrethe dhe tani kthehen prape ne tirane tek ali baba.

  2. Ina says:

    O Granit Shahu, grabitesi me i madh i te gjithe kohe rave, po shpeton Shkodra prej teje. Marrsh ate qe meriton prej Zotit. Te ndigjoshim zerin e keq!

  3. Ina 1 says:

    Moj Ina po ju shkodranet perdhunoni femije , te semure mendore, demtoni Velipojen nga ca gjoja biznesmena, vidhni prona dhe ky prokurori na qenkerka i keq se ju fut ne burg. Ta degjofsha te miren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje