Spartak Ngjela: Komunistët e kthyen luftën çlirimtare, në terror dhe vrasje brenda vendit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ngjelaNga Spartak Ngjela

 

Ballistët nuk ishin robër lufte. Disa pushkë ishin shkrepur shumë ditë më përpara në atë zonë. Mehmet Shehu ka shkuar atje për të rekrutuar ushtarë për Brigadën e Parë Sulmuese, por jo vetëm atje, por dhe në shumë vende të tjera. Kur ai ka mbledhur njerëzit, nuk kishte lidhje me luftën, nuk ishte bërë ndonjë betejë. Këto të dhëna unë i kam mësuar në burg nga ushtarakë të lartë të dënuar nga Enver Hoxha, por që kanë qenë partizanë në Brigadën e Parë.

Mehmet Shehu u tha fshatarëve të mbledhur: Kush do të vijë me mua në Brigadën e Parë, të kalojë nga kjo anë, kush nuk do të vijë, të kalojë në anën tjetër. Del komandanti i Ballit i zonës, Manastirliu, dhe thotë unë jam me Ballin dhe nuk vij. Madje, njëri ka thënë që unë më mirë bëhem derr sesa të bëhem komunist. Atij iu bashkuan edhe 66 të tjerë. Këto fakte nuk janë dhënë ndonjëherë.

Historiografia e lartë anglo-saksone e konsideron historiografinë shqiptare të paartikuluar që në vitet ’30. Mehmeti i pushkatoi të gjithë ata që nuk pranuan t’i bashkoheshin Brigadës së Parë. Kjo është ngjarja. Ata mund të ishin me Ballin, por nuk kishin luftuar kundër partizanëve.

Dua të them diçka këtu, se edhe rrymat kundërshtare në Shqipëri kanë pasur një lajtmotiv, madje edhe Balli e të persekutuarit, pajtimin kombëtar. Por komunistët nuk e pranonin pajtimin kombëtar. Ka qenë shumë i acaruar konflikti politik në Shqipëri në funksion të pushtetit. Por duhet të analizojmë kohën dhe komunizmin. Komunistëve nuk u bënte përshtypje fare terrori, terrorin e kishin mjet lufte. Të gjitha katedrat e kanë quajtur komunizmin bashkimin e humanizmit me terrorin.

Pra, doktrina ishte komuniste, mjetet ishin terroriste. PKSH nuk ishte e pavarur, por e inkuadruar në komunizmin botëror dhe ata e kishin vënë në programin e tyre të brendshëm, që Luftën Nacionalçlirimtare ta kthejmë në revolucion socialist, që do të thotë terror dhe vrasje.

Dhe ashtu u kthye, ashtu e morën ata pushtetin. Të vijmë tek akti. Meqenëse duhej një akt për pajtim kombëtar, për shkak se sot të gjithë me anglo-saksonët janë, duhej gjetur diçka. Në momentet e krizës sonë të madhe, të fillimit të historisë së komunizmit, ne duhej të kishim bërë një pajtim kombëtar. Presidenti aktual e bëri këtë në mënyrë mediokre, gjeti një rast i cili ka ambiguitet, është i interpretueshëm nga dy anë.

Mund ta kishte shtruar si tezë që na duhet pajtim kombëtar, sepse është president mbi palët, por nuk diti sepse është nivel i dobët, nuk e njeh historinë, por ne na duhet një pajtim kombëtar, do të vijë dita që fitimtari të jetë më tolerant dhe humbësi të mos jetë hakmarrës. Pra, ne këto nuk i kemi, që janë dy kushte për të bërë pajtimin kombëtar. Ky ishte një moment që duhej shfrytëzuar për këtë pajtim kombëtar, por u shfrytëzua politikisht.

Si dekret unë nuk jam kundër, sepse, në fund të fundit, që janë martirë kjo nuk diskutohet, që ka martirizim kjo nënkuptohet. Të vijmë te ndarjet. Ndarjet kanë qenë politike, dhe jo në funksion të atdheut. Sepse komunistët nuk kanë qenë nacionalistë, ata nuk kishin atdhe, ishin internacionalistë. P.sh., të tërë këta që ishin komunistë dhe vazhdonin shkollën në Bashkimin Sovjetik, bënin jetën e partisë në Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Ne habiteshim me këtë. Kjo ishte doktrina e tyre, e cila binte gjithmonë në terror. Komunistët cilësonin atentatorin hero, ai sot konsiderohet terrorist, sepse bënte terror në publik, vriste dhe ekzekutonte pa vendim gjykate, por “Në emër të popullit”. Këtë e pranonte dhe vetë Partia Komuniste shqiptare.

Sejfulla Malëshova, një intelektual i mirëfilltë deklaronte në Pleniumin e Beratit se “kemi rënë në terrorizëm, kjo është organizatë terroriste. Nëse nuk heqim dorë nga këto metoda, do të biem në një organizatë vrasëse”. Malëshova ishte njeriu më i mençur në atë udhëheqje, Enver Hoxha ishte pa formim akademik.

Luftën për çlirim nuk e mohon njeri, por merita më e madhe që kanë nacionalistët dhe asnjë nga mbrojtësit e tyre sot nuk e thotë, që i ndan nga ballistët, është kjo që ata ishin aleatë me anglo-saksonët. Në brigadat e tyre kishin anglezë, Abaz Kupi ka pasur anglezë dhe deri në një moment të caktuar, këta të tjerët asnjë. Kryekonsulli gjerman në Tiranë, Shplid, në një letër që i dërgon qendrës, ku i thotë lajmëro ministrin e Jashtëm që këtu ne kemi shpresë të bashkëpunojmë për të krijuar një qeveri kuislinge të përbashkët me elementët e Ballit Kombëtar.

Ata ishin nacionalistë dhe gjermanët i jepnin Shqipërinë territoriale, atje ku banonin shqiptarët. Ata nuk kishin politikanë brilantë që ta shfrytëzonin këtë hapësirë dhe mundësi që u jepte Gjermania që të bashkonin trojet shqiptare. Po të kishte qenë pak më i mençur ky president dhe të kishte pyetur palët që hajde të gjejmë një akt që të bëjmë kauza të përbashkëta për të bërë pajtimin kombëtar.

Ne jemi ende në Luftën e Dytë Botërore dhe merremi me historinë e para 70 vjetëve. Sot nuk mund të ndahen palët për një dekret, bëjnë luftë politike për një dekret. Thuhet se Mehmet Shehu bëri autokritikë për pushkatimet që urdhëroi. Por të mos harrojmë se ka qenë Enver Hoxha i pari që e kritikoi për këtë gjë Shehun.

Konflikti Shehu-Hoxha gjatë luftës ka qenë shumë i madh, nuk dihej se kush do të fitonte sepse Shehu kishte të gjithë luftën dhe ai partinë. Këtë çështje, pushkatimin e ballistëve, ia ka ngritur disa herë edhe në fund të tij ia ngriti këtë fakt.

E kishte si lajtmotiv dhe ata janë brenda optikës së tyre të të parit të gjërave, brenda pushtetit dhe revolucionit socialist. Mehmet Shehu gjatë luftës nuk ka vrarë vetëm këta ballistë, por ka vrarë edhe italianë, edhe shokun e tij më të ngushtë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Spartak Ngjela: Komunistët e kthyen luftën çlirimtare, në terror dhe vrasje brenda vendit”

  1. ........ says:

    PO pse o i degjenerum çfar fai paten njerzit e mi qe u vran ne luft nga 20 vjeç per çlirimin e vendit qe ti i qorton dhe i shan o burgaxhi i pa udhe, te paret e mi u vran per kte vend dhe im at ne monizem mezi na rriti her me buk e her pa buk , kurse qarin e asaj lufte ja pa yt at kiço ngjela o i pa udhe qe vidhte parat e popullit kur ishte minister i tregtis se nuk ishte i ngopur me ofiqet qe i ofroi pushteti athershem dhe tani ti o psikopat i çoroditur hedh vrer dhe balt mbi luften nacional _çlirimtare se ENVERI TE plasi ne burg ty se ste rrinte goja po pasi ta futen tet at ne burg, e tet at per vjedhje te pasuris se perbashket e futen brenda o familje hajdutesh te pa cip, qe sot lozni rrolin e te persekutuarit dhe sikur gjoja keni luftuar komunizmin , po babai yt me shoket e tij e ben terrorin se ata e drjtonin shtetin kujt ja ngarkon fain ti mor moster te pareve tan qe luftuan per atdheun u vran per te dhe hakun e terrorit komunist qe duhet tja japesh tit eti ja faturon atyre , luftetarve te pa fajshem ,sa tu prek interesi personal qe te futen tet at ne burg ke 50 vjet qe ste byllet goja o goj hale , po ne qe meritonim me shum se dham me shum se ty dhe familja jote o legen dhe jetuam me shpirt neper dhemb çfar duhet te themi sipas teje, si ti dhe lubonja jeni ata bira kurve qe e shqyet gojen kur ju preken interesat personale dhe kur ai sistem qe e mbajten baballaret tuaj ju plasi ne burg per vjedhje dhe mashtrime , sot ngriheni ju mostrat e mostrave dhe shani njerzit e mij dhe te ter atyre qe luftuan per kte vend o pler dhe mashtrus i felliqur , kur te fillosh te shash sistemin e kaluar fillo shaj ne rradh te par babain tend qe ishte ne byro politike si ti dhe lubonja mos shani ata komunista qe i kishin ven baballaret tuaj para fytyres parrullen te paret ne sakrifica e te funditne pretendime , nuk ishin ata komunist te mjer qe mezi rrisnin fmit e tyre e keqia e kti vendi jo , por ishte kiço ngjela babai yt dhe todi lubonja babai i fatos lubonjes se ata e drejtonin komunizmin ne at koh , per komunistet e thjesht as qe pirdhte njeri ne at koh as babai yt as i lubonjes i shikonit nga lart si miza dheu jo si njerez te sakrifices o salopar i degjenerum , kujdes kur flet ti dhe lubonja per te kaluaren se nuk keni te drejt morale se keni qen perfitusit me te mdhej te sistemit komunist , mos e ndani fain me ata njerez te thjesht qe nuk kishin buk te hanin injorant.lufta nacional çlirimtare ishte lufta me e lavdishme ne historin e kti kombi mbas luftes se skenderbeut, dalin horrat mashtrusit antishqiptaret dhe maskarejt dhe hedhin balt mi te paret tan qe dhan jeten pa kurr far interesi ne at luft, ata pra heronjt e asaj lufte qe dhan jeten ne lule te rinis i vrau pushtusi gjerman bashk me tradhtaret pra ballistet dhe kuislinget e kti vendi , bile ballistet ishin me te kqinj se gjermanet ne at koh , esht ngritur llumi i kombit atishqiptaret me te terbuar dhe duan te shkaterrojn edhe ate te vetmen histori qe ka ky vend dhe ta len vendin xhveshur nga çdo gje , hajer mos befshi ju dhe ata pseudohistorian qe jan hedhur ne sulm si te terbuar kunder te shkuares se lavdishme te kombit ton. po si talleni dhe poshteroni heronjt e kti vendi kush do luftoj neser per kte vend o llumi kti kombi , se nuk ka idjot e debil te japi jeten dhe te vritet qe me pas te vijn ca kurva antishqiptar dhe te tallen si gjithmon me patriotet e vertet, ishalla dhe nuk ka luft se si kurva do katandiseni , leqe kta byth…a qe shajn dhe baltosin heronjt sot kan paran dhe sa tja bej bam i ke tek trageti te ter me gjith dashnoret dhe kthehen pas gjemes qe te marin shperblimin pun zorraxhinjsh ky vend nuk egziston me.

  2. vjola says:

    Spartak mjaft me mllefe .

  3. Fatosi-kosove says:

    Jam shum dakord me ty avokat,se komunistat kthyen luften çlirimtare ne terror dhe vrasje mbrenda vendit,po demokracia dhe “demokratet” çfar bene,a nuk e bene te njeten gje vetem se me disa qindra here me shume dhe disa mijera here me egersisht,bile edhe publikisht,nese ateher ato qenkan bere fshehurazi dhe ne emer tepopullit tash e 25 vjet “demokratet” me ne krye sali berishan dhe lul bashen e bejne ne emer te PD-s ku vrane ne shesh,sulmojne,shajne,njollosin dhe kercenojne çdo ke qe nuk mendon si ata dhe nuk ju thot;ju lumt dora Zoti sali dhe lul,pra a nuk eshte kjo metode e njejte dhe nga njerez te njejte,per sali berishen dihet se ishte katil edhe ateher ,kurse luli u trajnua shume mire para se te vie ne kete pozite dhe e deshmoi se vuan per gjakderdhje dhe gjakpirje,me ushtar si noka,strazimiri,paloka,salijani,alibeaj qe na flet per demokraci dhe moral!!!!O Zot,pastaj jozefina e deri te fazlliqi pra siq shifet ateehr shehu dhe mugosha atsh sali berisha&lul basha me fazlliqin,shifni injorancen,fazlliqi na del me shqiptar se te gjithe ata qe nuk jane ne PD!!!!!!
    Keshilltar per siguri kombetrae apo keshilltar per shfarosje kombetare,per mua eshte kjo e dyta pasi e kane deshmuar vet por quditerisht ka akoma disa shqiptar qe e duan,siq e kan dashur edhe mugoshen.

  4. capi dhia says:

    Nuk ia vlen te komentohet Spartaku – ne kete rast – sepse ka pas qene dhe ngrene ne taven e Mehemetit, edhe ai.
    Me mire, Sparti, vazhdo me reformen ne drejtesi, se atje je ne fushen tende kembe e koke, dhe do te mbetesh ne histori si perkrahesi me i zjarrte i asaj reforme. Mos u hallkat, si Nishani qe vet ti e kritikon. Tung.

  5. gjykatsi i mesem says:

    ik er trap!
    baba jot ka qen shok I enver diktaturs!
    ballistat kan qen bashkpuntor te pushtuesit. tradhtar te vendit.
    ata kan vra partizane.
    nji I aferm imi kur mbushi 18 vjec u be korrier partisan. njeher bashk me tre shok te tjer te tij te gjith partisan,u rrethun nga ballistat ne nje gryk dhe ngelen ne pusi. per 48 or rresht mbeten te blloku se ballistat kishin zen shtigjet dhe nuk I lan te leviznin.
    mbas dy dit e dy net rrethimi dhe luftimi u vran qe te katert nga ballistat. madje edhe uj nuk kishin qe te pinin. dhe ishin ne pik te vapes se veres.
    kta ishin ballistat. partizant ishin ne pun te tyre kurse ata I vrisnin dhe me pabesi.
    yyy rrac ballisti rrac e poshter! tamam si kta te sales sot qe per xhepin e tyre shesin jo vetem nder por edhe shtet e atdhe!
    me kte propogand qe behet kundra partizanve qe u vran ne lulen e rinis per atdhe kam qejf qe t filloj nje luft. un per vete,jo vetem qe s luftoj per shqipni,por po mu dha rasti do ndihmoj kundershtaret e shqipnis.
    pse trap jam un? t vritem per shqipni qe t m shajn mas vdekjes ballistat?!
    sic po shahen ata qe s moren asgje me vete vec vdekjen?!

  6. Jimi says:

    Taku, Taku bythe bardhaku!

  7. art says:

    pershendetje avokat,
    me vjen mir qe lexoj nje analize te tille nga Ju , njeriu behet me i arsyeshem kur e kalon vete ne kurriz sado i nje anshem te jete.

  8. tetor1 says:

    pershendetje avokat
    shume here ju ndjek me opinionet tuaja nder mediumet tona, me vjen mire qe keni bere kete analize persa i perket ceshtjes se hapur nga presidenti kohet e fundit. Njerezit gjykojne gjithmone me drejte kur i kalojne mbi kurriz ngjarjet, qofshin keta edhe intelektuale.
    …sa per llumin qe shkruan opinione ketu , nje pjese e tyre sigurisht, qe ne zografisje e kupton lehte qe jan niper te yzmeqareve te Ballisteve !

  9. tetori1 says:

    ….nuk e kuptoj pse nuk ma publikuat komentin…??? ishte me i permbajturi nga pjesa me e madhe e atij llumi qe ka shkruar me lart…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *