Tre kushte Brukselit, Basha grup lobimi për të shtyrë negociatat e Shqipërisë me BE

3 Nëntor 2016, 08:15Politika TEMA

Partia Demokratike përshkallëzon retorikën dhe lëvizjet kundër çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke angazhuar një grup lobimi për shtyrjen e këtij procesi historik, pas zgjedhjeve të 2017.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha ka propozuar ngritjen e një grupi lobimi, për të bindur vendet anëtare të BE për kushtëzimin e hapjes së negociatave, me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira.

Gjatë ditëve në vijim, një delegacion me deputetë të Partisë Demokratike pritet të zbarkojë në Bruksel, për të lobuar në radhët e eurodeputetëve shkruan shqiptarja.com.

Delegacioni do të denoncojë mungesën e vullnetit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, përhapjen e fenomenit të kultivimit të drogës si dhe rrezikun që u kanoset zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Pas thirrjes së paprecedentë të ish­kryeministrit Sali Berisha, kryetari i opozitës Lulzim Basha është pozicionuar dje kundër hapjes së negociatave para zgjedhjeve të 2017. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, kryetari Basha ka kërkuar shtyrjen e vendimmarrjes së institucioneve të Brukselit për hapjen e negociatave, pas zgjedhjeve të 2017.

Kjo kërkesë u reflektua edhe në deklaratën e Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar. Kushtit të kanabisit, i kërkuar nga Berisha për çeljen e negociatave, Basha i ka shtuar edhe dy kushte të tjera, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhje të lira në 2017.

Çelja e negociatave do të rriste prezencën e Perëndimit në vendin tonë si dhe do të konfirmonte reformat e koalicionit qeverisës. Por, nga ana tjetër, një vendim i tillë, do të rrëzon alarmin e opozitës për deformimin e zgjedhjeve të 2017, ndërsa do të hidhte në erë kauzën e hashashit dhe investimin kundër Reformës në Drejtësi.

Pra, më shumë se sa procesit të integrimit, opozita i trembet mundësisë që, çelja e negociatave mund të përkthehet në një triumf për kundërshtarin politik, duke i rritur mundësitë për një mandat të dytë qeverisës.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, tha se tre kushtet për negociatat, janë kthyer në qendër të betejës politike të PD brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Këtë shqetësim që kemi ndarë sot me grupin parlamentar e në vijimësi me opinionin publik, ne e kemi kthyer në qendër të betejës tonë politike brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Dhe sot dua të ndaj me ju dhe nëpërmjet jush me qytetarët shqiptarë faktin se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, për hapjen e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Nuk mund të flitet më qartë se kaq. Sepse edhe tek zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, edhe tek çështja e drogës dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narko­republikë, edhe tek çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, faktori që mban këto të trija lidhur me njëra­tjetrën është kryeministri i vendit, është Edi Rama”, pohoi Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka aluduar dje se frontit opozitar mund t’i bashkohen edhe eksponentë të PS.

“Partia Demokratike, unë si kryetar i opozitës, së bashku me një aleancë vlerash që sa vjen e shtohet, madje edhe me faktorë politik brenda vetë Partisë Socialiste, duhet t’i japim zgjidhje duke larguar kryeproblemin, duke u dhënë shqiptarëve mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes dekriminalizmit, përmes një reforme të vërtetë zgjedhore dhe përmes alternativave që do të nxjerrin vendin nga mjerimi, krimi dhe droga ku e ka zhytur Edi Rama”, tha Basha.

Por, kreu i PD nuk preferoi që të përmendë emra. “Bashkërisht mund të themi disa emra, por nuk

jemi këtu për të thirrur në emra të përveçëm ata faktorë politikë apo edhe parlamentarë brenda PS, apo brenda maxhorancës që sot nuk bëjnë gjë tjetër veçse pohojnë atë që pohon çdo shqiptar i ndershëm, që janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, se me Edi Ramën Shqipëria nuk mund të shohë më asnjë ditë të bardhë.

Dhe më e rëndësishmja, Shqipërisë i mohohet e drejta për të zgjedhur të nesërmen, i mohohen  zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sqaruar edhe deklaratën e Edi Palokës, sa i takon një aleance të mundshme me LSI.

“Se shikoj që ka keqinterpretime të deklaratave të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të lartë të PD. Në një betejë ekzistenciale me krimin e veshur me pushtet, për një qëllim madhor kombëtar, siç është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirrur kushdo qytetar dhe faktor politik, i cili nuk është pjesë e krimit, nuk është pjesë e drogës, nuk është pjesë e vullnetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve.

Sa i përket koalicioneve elektorale, ky është një diskutim krejt tjetër i cili nuk mund e nuk do të eklipsojë vendimin tonë për të ndërtuar aleancën më të madhe të mundshme për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatim të ligjit të dekriminalizimit dhe adresim të plotë sipas ligjit të problemit të rëndë të krimit.

8 komente në “Tre kushte Brukselit, Basha grup lobimi për të shtyrë negociatat e Shqipërisë me BE”

  1. Kola says:

    Shqiperia nuk e ka te keqen as tek greku e as tek serbi, por tek SHQUPI, i cili duhet hedhur ne ere me voten e vitit te ardhshem. Plehrat antishqiptare, duhen qeruar nga parlamenti.

    1. €piriiiiii says:

      Nuk Paska mè AntiShqiptar se keta te PD. Paskan qene shume te Poshter dhe Injorante mendoojne se duke shtyr Reformen ne Drejtesi apo duke dal Kunder Negociatave do ken ndonje Perfitim momental por Harroje se keshtu po i hapin Varrin me te thell vetes. Do lobojne kundra Droges Kanabisit dhe te kush te Europianet qe disa e kane Legal dhe disa Gjysem Legal. Oooo Toca se can njeri Trapin per Kanabisin ne EU per mos thene 50% e EuroParlamentarve e Tymosin vete. Ky Basha jeton edhe ne Hollande ku cdo lagje ka dyqanin e vet te Kanabisit. A ju marte muti shalet se mendjen ua ka marr

  2. Toni says:

    P..o mire ore plera serebo-greke car drei perfaesoni juve qe bllokoni kete komb nuk ju mjaftuan 26-vjet,hajde kalbesire llogjike hajde,ore kjo eshte nje Shqiperi e tere je popull e car lesh llogjike bllokim turp+tradheti kombi edhe per ata qe ushqejne me vota keta plera serbo-greke..

  3. Para laci says:

    Ha ha o kriminela o byth q……

  4. Dyrrahu says:

    O Zot jep aty ku nuk ka, por me pare merr jete aty ku ka mendje te shitur, te prishur, te cilat e vrasin shpresen per pushtetin e tyre.
    Pushteti i fiksuar ne opoziten shqiptare, marrja me cdo cmim ate pushtet, eshte uguri me i zi per jeten e rinise shqiptare.
    Keto jane shqelmat e fundit, por me te rrezikshmet, te gomarit para se ta haje luani.

  5. alphade says:

    Shqiperise nuk i kane munguar asnjehere tradhetaret e kombit ,
    prandaj te mos cuditem edhe Berishovicin e Bashicin….!!! Keta
    nuk po bejne gje tjeter vecse te ndjekin shembullin e paraardhesve
    te tyre duke cuar ” in extremis” amanetin duke filluar me hamzate,
    pasuar nga toptanet,zogollianet , balliste,zogiste ,etj. te cilet kane
    shitur e fslur copa-copa Shqiperise sa qe sot kemi mbetur aq sa
    edhe kete cope toke po e shet Berisha,Basha me banden e tyre
    vetem per te siguruar nje kolltuk . E gjithe lukunia eshte hedhur kun-
    nder nje ” pule te ngordhur” dhe tamam si sorrat e korbat jane ver-
    sulur po e coptojne me nofulkat e tyre plot helm . More sa shume
    e paskan urryer kete vend keta tradhetaret !!!
    Tash na del edhe nje fare anal-isti me emrin Fotaq Lubonja dhe na nxjerr
    nje ” theori” te RE duke na ” dhene leksione historike ” se ” jo gjithemone
    Himara ka qene toke shqiptare” ?! Sipas mendjes se ” kalbur” te ketij
    anal-isti, as Greqia nuk ka qene fjithemone ” Eladhas” ,por vone shume
    vone more Fotaq,vellah, Greqia u quajt Eladhas, dhe meso nga historia
    i menderosuri Nano,Fotaq se c’ thone dokumentat e vjetra histokrike,
    duke filluar nga Tuqididi,Straboni,etj. e deri te Hani, apo Dhimiter Kamardha ,
    Aristidh Kola,Eleni Kocaqi ,Cabej, Buda, etj dhe do te dish si qendron puna e kesaj
    historise qe na servir zotrote dhe sa per Himaren ,ne se ka qene eshte e do te
    jete toke shqiptare eshte mire t’ referohesh PETRO MARKOS dhe mos iu refero
    disa milove qe himariatet i vune drune si te parit ashtu edhe te dytit po me te
    njejtin mbiemer e fis. Kjo eshte historia e vertete ,te tjerat per te cilat flet ky
    zoteri bashke me lulushet, salehet, et. jane thjeshte shtremberim dashakeqes
    e historise …

  6. REALISTI says:

    A JU KUJTOHET O KOMENTUESA TE MAJTE PER LOBINGUN DHE DEMOSTRATEN PARA KRYEMINISTRISE VETEM QE SHQIPTARET TE MOS MERRNI VIZA DHE PERSE PER HAPJEN E KUTIVE
    PO SOT QE KANABISI DHE KRIMINELET PO ZHZHZHZHDUKIN SHQIPERINE NUK PASKA ARSYE PER KUSHTE
    CUDI,CUDI

  7. pirro says:

    Ik mor legen e antishqiptar, u mohon shqiptareve dhe Shqiperise mumdesine e hyrjes ne BE . E per cfare per te ardhur nje hajdut qe i ka shpetuar drejtesise -ne pushtet.
    Turp . I ve kushte Shqiperise nje plehre nga Shqiperia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje