Andi Bushati komenton takimin e Bashës me gazetarët: Na mblodhi, por ka frikë të përmendë emrin e Berishës

5Protestat e banorëve të Himarës kundër prishjes së disa shtëpive në kuadër të projektit të “Rilindjes Urbane”, ka ngjallur një debat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Madje një ditë më parë ky debat zbriti edhe në sallën e Kuvendit, ku ka patur replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ, Bashkim Dule.

Duke komentuar këtë “përplasje”, gazetari Andi Bushati thotë se ky është një debat fals, që largon vëmendjen nga debatet reale në vend.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati tha se me këto deklarata, Rama shfaqet si patriot para shqiptarëve, dhe si kozmopolit ndaj ndërkombëtarëve.

Bushati ndërkohë ka komentuar edhe takimin që Lulzim Basha ka zhvilluar me disa gazetarë, që janë kryesisht mbështetës së PD-së.

Le të flasim për takimin e sotëm që PD zhvilloi me një grup gazetarësh?

Një linjë që mbron qëndrimet e PD, por duke ndejtur në pozita më radikale, që i kërkon partisë të jetë më e ashpër me aksione më konkrete kundër qeverisë. Dhe t’i vërë stampën atyre ministrave që opinioni publik i njeh si njerëz që nuk bëjnë më detyrën, apo kanë afera që në çdo vend tjetër të botës i detyrojnë të lënë detyrën. Ishte dhen jë linjë me një zë më të vogël. Ajo që nuk e projekton të keqen e këtij vendi vetëm tek qeveria, por edhe te opozita. Në këtë takim kishte më shumë zëra që i bashkëngjitesh opozitën në kritikat ndaj qeveris Rama, dhe jo për një “mea culpa”. Nuk u përmend farë emri i Berishës.

Duhet të zihej sipas jush?

Padyshim. Koriferu që mban qëndrimet e PD në parlament është Berisha. Dilema që mu krijua mua është ka një lloj distancimi apo frika për të bërë kriticizmin e Berishës.

Çfarë sjellin në të vërtetë këto takime?

Kryeministri ka shumë kohë që bën takime me kamera. Ky ishte një takim pa kamera, që nuk mund të shërbejë për qëllime propagandistike. Përpjekja e Bashës për të thirrur mendime të ndryshme nga ato të partisë së tij, ishte për t’u duartrokitur.

Si e shihni betejën për dekriminalizimin?

Kundërpërgjigjja e PS ka qenë edhe ju keni Mëhill Fufin. Deri më tani, Fufi ka qenë balanca e socialistëve për të thënë, ‘mirë edhe në kemi, por edhe ju keni Fufin’. Përjashtimi i Fufit nga PD është qëndrim oportunist.

Si e komentoni zgjedhjen e Bibës në KQZ?

Anormale do të ishte që mazhoranca e majtë të votonte një kandidate të së djathtës të rekrutuar së fundmi. Denar Bibën e kemi parë edhe më parë në KQZ, zgjedhja e tij në krye të institucionit është një rrjedhë normale. Deri në momentin kur e bojkotuan KQZ kanë qenë në të drejtën e tyre dhe kanë bërë veprimet që duhen.

Dje në seancë pati edhe debat mes Ramës dhe Dules për raportet me Greqinë…

Për mua është një debat fals, i sponsorizuar për t’u larguar një debatet reale që ka Shqipëria. E dëgjova me vëmendje kundërvënien Rama-Dule në Parlament. U përpoqën të na sjellin një Ramë nacionalist, dhe që këtë e bën për të fituar vota. Por unë mendoj që jo, nuk e kam frikën për një Ramë nacionalist. Rama është oportunist. E them këtë se po të dëgjonit dje fjalimin e tij, ai ishte politikisht korrekt, nuk kishte asnjë notë nacionaliste. Nuk bëri asnjë gabim. Por ai luan në një regjistër që është në kufijtë e nacionalizmit. Dhe këtë e bën për të provokuar ekstremet nacionaliste kudo ku ato janë. E para i shet shqiptarëve imazhin e një patrioti apo nacionalisti. Dhe nga ana tjetër i ballafaquar me këta ekstremistë, në sytë e perëndimorëve del njeri i moderuar. Për shqiptarët e tregon vetëm patriot, ndërsa për ndërkombëtarët kozmopolit. Patriot është ai që na krijon një mjedis për të jetuar më mirë me të gjithë. Rama po bën të dytën dhe jo të parën.

Ka një grup njerëzish të cilët duan të mbrojnë pronën e tyre në Himarë. Në këtë dikotomi, si e shikoni këtë ngjarje?

Ka pasur protesta. E dyta lidhet me të parën. A ka patur protesta, pakënaqësi, dyshime, në çdo vend ku ka zbritur këmbën rilindja urbane? Pyetja e parë është a na duhen më shumë shkolla, investime, apo na duhen zbukurime për qendrat e qytetit. Ne duhet të dimë të zhveshim lëvozhgën e debateve false, nga debatet reale që na shqetësojnë. Pyetja që shtrohet, është a ka të drejtë Rama të marrë një studio arkitekturore e të verë në zbatim një projekt që imazhin e qytetit? Po a është e drejtë të bëhet kjo pa u konsultuar me qytetarët? Rama dje tha se investime janë bërë në imazhin e çdo qyteti, e pse në këtë qytet duhet të ndërhyjë Greqia? Po a është ky debati. Mbase debati mund të jetë a ka të drejtë të ndërhyjë edhe në imazhin e dritareve të çdo shqiptari?

Në gjykimin tuaj, Athina zyrtare duhet të reagonte për Himarën?

Unë jam pak liberal te kjo pikë, në kuptim që askujt nuk i hiqet e drejta e fjalës. Rama mund të flasë edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, shqiptarët e Malit të Zi, etj. E këtë mund ta bëjë edhe Berisha, Basha, apo kushdo. Unë mendoj se ne shqiptarët jemi më të zhveshur nga notat nacionaliste. Ndërsa në Athinë kjo lloj mendësie ekziston. Por t’i marrësh këto reagime dhe t’i shndërrosh në debat të politikës tonë kombëtare, kjo është një propagandë e shpifur që nuk i shërben askujt.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Andi Bushati komenton takimin e Bashës me gazetarët: Na mblodhi, por ka frikë të përmendë emrin e Berishës”

  1. eli-tiv says:

    …edhe ky …andi…gazetar..I pd…I parties se gazetareve..

  2. Spiro says:

    Ahahaha Bashkim Dule e forte kjo

    1. Anna says:

      Ja kane vene kastile Bashkim se Dulja don te bashkoje gjithe “minoritaret” pa dallim krahine,feje dhe ideje

  3. PO.PO says:

    Nuk je fare ne te , more palo analist Bushati ! Dhe ja pse :
    – Gjithkush e di , se eshte Greqia dhe vegla qorre e tij ,
    V.Dule qe sulmuan ashper qeverine shqiptare dhe nuk
    do te qe aspak normale , te besh budallain , heshtjen .
    – Qe qeveria te merret me problemet kryesore qe preokupojne
    vendin,nuk do te thote , qe te mbyllesh syte e veshet per te
    gjitha problemet e tjera ,nder ta edhe problemet me Greqine , jane
    produkt i qendrimeve disa dekadeshe te antikombetareve me vule
    F.Nano e S.Berisha,qe me ndihmen e palacove analiste si punam jote,
    jane bere trima,dhe arrijne deri aty,sa u duket cudi , qe qeveria e sotme
    kerkon te afirmohemi si shtet sovran , e dhenien fund te vasalitetit .
    -Reagimi yt , i menjehershem dhe teresisht ne perputhje me Dulen,
    Bollanon dhe qeverine greke , nuk eshte aspak rastesi ! Ti ben pjese tek
    “analistet” me negative dhe antikombetare qe ka ky vend dhe je njeri
    pa shtylle kurrizore , qe te ka marre si cirak ,rafinati Mero Baze , por ti,
    jo vetem nuk meriton te lexohesh , por na neverit me keto idjotesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *