Banorët e Aleppo-s shfrytëzojnë tullumbacet për të rrëzuar avionët bombardues qeveritarë

4 Nëntor 2016, 20:48Sociale TEMA

Bombardimet e vazhdueshme nga ajri nga avionët qeveritarë dhe të ushtrisë ruse, i kanë detyruar banorët e Aleppo-s të gjejnë mënyra të reja rezistence.

Ata kanë nisur të shfrytëzojnë tullumbacet e fryra me hidrogjen, brenda të cilëve vendosin eksplozivë me përmasa të vogla. Më pas, ato lëshohen në ajër me shpresën se do të thithen nga motorrët e avionëve qeveritarë dhe rusë, për t’i shpërthyer ata.

Jo vetëm rebelët opozitarë, por edhe banorë civilë si edhe fëmijë janë përfshirë në këtë aktivitet, duke e parë si të vetmen mënyrë mbijetese, pas bombardimeve të shumta që po shkatërrojnë qytetin dhe marrin jetë njerëzish.

4 komente në “Banorët e Aleppo-s shfrytëzojnë tullumbacet për të rrëzuar avionët bombardues qeveritarë”

  1. berti says:

    Lajm i porositur dhe paguar. Duke qene dakort me anenteknike te lajmit, nuk jane banore por terroriste islamike qe e bejne kete pune. Qeveria e Sirise eshte e ligjshme dhe ndihma ruse gjithashtu e ligjshme ne baze te te ligjit nderkombetar. Keta islamiket edhe Shqiperine duan ta bejne Arabi, se Kosoven pothuajse e kane bere.

    1. B. A says:

      Or Berti!

      Po ti na qenkërshe expert i të drejtës ndërkombëtare dhe i ligjeve të luftës.
      Kush ia legjitimoi Rusisë intervenimin ushtarak në mbrojtje të Asadit!!!
      Po Abhazia, po Krimea, po Ukraina, po Estonia nesër…e me radhë.
      Dal or beg, se do biesh në hundëlesh!

  2. Kokebosh says:

    Me mire le te gjuajne me llastiqe ne ajer ose te leshojne pellumba me shpresen se mos i thithin avionet ne moror dhe bien. Sa avione kane rrezuar me kete stil idiot keta kokeboshet?!

  3. tv truth says:

    Bravo Berti po kujt i thua
    TVsh e enverit = CNN sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje