Banorët e Kasallës, 25 vjet mes baltës dhe mbeturinave/ Infermierja: Serumin e varim te mbajtësja e rrobave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komuniteti prej 4 mijë banorësh  të fshatit Kasall i shpallur me vendim qeverie në vitin 1995 administruar nga njësia administrative Zall Herr vuan prej 11 vitesh mungesën e ujit të pijshëm dhe jo vetëm.

Fshati edhe pse ka një plan urbanistik nuk ka linjë ujësjellsi dhe rrugë . Banorët janë detyruar të hapin puse por uji i tyre sipas inspektimeve të bëra në vitin 2013  nga Autoriteti Shëndetsor Rajonal , Tiranë rrezikon shëndetin e tyre.

Ky institucion i ka kërkuar njësisë administrative të ndërhyjë menjëherë për këtë situatë, por kjo e fundit muaj më parë deklaroi për Fiks Fare se pret përgjigje nga Bashkia e Kryeqytetit.

Banorët gjithashtu janë ankuar vazhdimisht për mungesën e infrastrukturës rrugore, shërbimit mjeksor si dhe sëfundi prej më shumë se 6 muajsh njësia nuk ka ndërhyrë për heqjen e mbetjeve urbane të fshatit.

Banorët: – ” Jemi ankuar edhe për rrugën edhe për mbeturinat dhe nuk na  japin përgjigje. Na thonë s’kanë karburant të sjellin makinat për të pastruar plehrat. Ne paguajmë taksat e pastrim gjelbërimit, por nuk na  jepet shërbimi”.

“Thembra e akilit” është shërbimi shëndetësor i cili mundësohet vetëm ditën e martë, pasi mjekja vjen vetëm një herë në javë. Veç kësaj problem mbetet mungesa e medikamenteve si dhe mungesa e ujit dhe energjisë  elektrike në ambulancën e fshatit.

Afërdita Vladi, infermieria e ambulancës shpjegon se kur shërbimi nuk jepet, pacientët transportohen në Kamëz ose Tiranë. Ajo shpjegon se për shkak të mungesës së energjisë elektrike vaksinat janë transportuar në fshatin pranë, për të shkuar  atje duhen 45 minuta me automjet pasi rruga është e shkatërruar totalisht.

Në Bashkinë e Tiranës, Erind Bejko, drejtor i Punëve Publike deklaroi për  Fiks Fare “ Rruga tashmë do të bëhët është parashikuar projekti prej 150 milion lekë të vjetra dhe në maj të 2017 rruga do të përfundojë së asfaltuari”.

Bejko garantoi se në miratimin e projektit do të merreshin masa edhe nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë . Ndërsa përsa i përket mbetjeve urbane jashtë kamerës në mungesë të drejtorit që merret me këtë sektor , zëdhënësi i Bashkisë Renato Kalemi tha se është njoftuar Njësia Administrative Zall Herr për të ndërhyrë menjëherë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall.jpg","attachment_id":"576923"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-1.jpg","attachment_id":"576922"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-2.jpg","attachment_id":"576924"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kasall-3.jpg","attachment_id":"576925"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *