Bastet, kundër Trump: Por “bookmakers”-at anglezë ia shtojnë mundësitë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bastetMundësitë që Donald Trump të bëhet president i Shteteve të Bashkuara janë të konsiderueshme, si gjithnjë më pak favorit sesa Clinton, por me një rënie të ndjeshme koefiçentësh, siç tregojnë dhe bastet e vëna për zgjedhjet amerikane.

Zëdhënësja e kompanisë britanike të basteve “Ladbrokes”, Jessica Bridge vëren ndryshime të momentit të fundit.

“Nëse paratë do të vazhdojnë të vërshojnë për Trumpin, siç po ndodh, dhe e gjithë kjo nuk po jep shenja ngadalësimi, ai mund të dalë favorit në kohën kur njerëzit t’u drejtohen të martën qendrave të votimit”, tha Jessica Bridge, zëdhënëse e “Ladbrokes”.

Situata ndryshoi për kandidatin republikan që kur u mësua se Hillary Clinton do të përballet me një hetim të ri të FBI-së mbi “e-mail”-et e dërguara nga serveri privat gjatë kohës kur ishte Sekretare Shteti.

Vënia e basteve për politikën ka fituar popullaritet të madh në Mbretërinë e Bashkuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të vendit në vitin 2015 dhe referendumit të këtij viti për shkëputjen nga Bashkimi Europian.

Bridge thotë se, te “Ladbrokes”, gara e sivjetshme për Shtëpinë e Bardhë rezulton ngjarja më e preferuar politike amerikane nga bastvënësit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Bastet, kundër Trump: Por “bookmakers”-at anglezë ia shtojnë mundësitë”

  1. tv truth says:

    rrace muti! po gjeni cdo menyre per te fituar shtriga klinton
    prisni kur te dale edhe oktapodi i boterorit apo horoskopi apo parashikimi i motit

  2. tv truth says:

    rrace muti! po gjeni cdo menyre per te fituar shtriga klinton
    prisni kur te dale edhe oktapodi i boterorit apo horoskopi apo parashikimi i motit ..

  3. tv truth says:

    rrace muti! po gjeni cdo menyre per te fituar shtriga klinton
    prisni kur te dale edhe oktapodi i boterorit apo horoskopi apo parashikimi i motit …..

  4. tv truth says:

    rrace muti! po gjeni cdo menyre per te fituar shtriga klinton
    prisni kur te dale edhe oktapodi i boterorit apo horoskopi apo parashikimi i motit …..
    per me shume ndiqni FOX NEWS

  5. tv truth says:

    rrace muti! po gjeni cdo menyre per te fituar shtriga klinton
    prisni kur te dale edhe oktapodi i boterorit apo horoskopi apo parashikimi i motit …..
    per me shume ndiqni FOX NEWS…

  6. tc trondit says:

    e fiton Lesteri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *