Bie bora e parë në vend, "zbardhet" veriu

4 Nëntor 2016, 17:12Kronika TEMA

Verilindja e vendit është zbardhur nga dëbora. Gjate orëve të para të mëngjesit lartësitë mbi 800 metër në nivelin e detit pësuan rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa reshjet e dëborës arritën në 10 cm.

Shishtaveci, Topojani, Arrni, Kalisi, Grykecaja, Bushtrica, Zapodi e disa zona të tjera në Kukës, Has e Tropojë, tashmë janë nën pushtetin e dëborës e para për këtë vit, raporton Klan.

Përveç disa problemeve me mungesën energjisë elektrike ne Shishtavec e Topojan, nuk pati të tjera shqetësime në lidhje me qarkullimin e mjeteve apo dhe bllokime rrugësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje