Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë jo me kërcënime. Nuk e njohim këtë gjuhë...

4 Nëntor 2016, 12:11Politika TEMA

Çështjet e mbartura me fqinjin tonë jugor dhe debatet në lidhje me këto çështje qoftë në Kuvend dhe qoftë në mediume, nuk janë qetësuar as ditën e sotme.

Kështu, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se çështjet midis Shqipërisë dhe Greqinë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve.

Këtë deklarata, ministri Bushati e bëri gjatë një konference për shtyp me homologun e tij ukrainas Pavlo Klimkin , ku ka shtuar se zgjidhja e këtyre çështjeve nuk mund të bëhet me kërcënime dhe as për konsum të brendshëm.

Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon.

Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum.

Pastaj, referencën që ju përdorët nuk është në asnjë dokument politik të kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie, por do të kisha shpresuar shumë që të paktën reporterët që mbulojnë Ministrinë e Jashtme të kishin një hulumtim më të mirë për këtë çështje.”, tha Bushati.

1 komente në “Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë jo me kërcënime. Nuk e njohim këtë gjuhë…”

  1. like says:

    Greker! you can run but cannot hide!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje