Debati me ndjekësit/ Qytetarët: Po lëmë leshtë, fitojnë miqtë e pushtetit. Ja si ia kthen Rama

Tema e legalizimeve dhe marrja e tapive është bërë shkak për debat në distancë mes kryeministrit Rama dhe komentuesve të tij në Facebook, shkruan Panorama. Poshtë një videoje postuar nga Rama, komentuesit ankohen se po “lënë lesht” për legalizime, duke akuzuar se ato nuk janë fare falas si po deklaron gjithandej kryeministri. Ky i fundit është përfshirë në debat, duke iu përgjigjur atyre që ankohen pikërisht për këtë çeshtje, teksa i sqaron se legalizimet janë falas dhe përfitues janë të gjithë e jo miqtë e pushtetit.

Debatet

Komentuesi: Cfar falas eshte legalizimi Babi ime pagoj per ta mare tapin e shpis jan vetem genjeshtra keto na plaset duke folur kot.

Rama: Besi mos plas po gezohu i dashur, sepse se pari Babi e mori legalizimin qe prej vitesh e priste e nuk e merrte dot dhe se dyti legalizimi eshte FALAS, domethene nuk paguan asgje si deri dje per gjithe procesin e per dokumentacionit perkates, po sigurisht qe nje tarife per token e tjetrit do ta paguante Babi sepse me ato lek kontribuon qe edhe pronari i vjeter te cilit i’a ka marre token pa e pyetur (por per faj te shtetit jo te tijin) te marre edhe ai nje kompensim! Keshtu qe ta gezoni shtepine Besi dhe merr shembull nga Babi qe ta ndertoi shtepine me gjak e me djerse e nuk plasi, nderkohe qe ti s’ke ndertuar asgje akoma dhe thua plasa.

Komentuesi tjetër: Keta jan miqet e pushtetit se te tieret po len lesht dhe nuk po bejn dot asgje veç po boshojn chepat.

Rama: A thua Asqeri te jene miqte e pushtetit afro 100 mije njerez qe do marrin legalizimin deri ne fund te vitit? Te siguroj qe jo, prandaj mos shaj po trego respekt per nje pune kolosale qe po ta kishin bere te tjeret perpara, sot do ishte ndryshe Shqiperia!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/dd-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/dd.jpg","attachment_id":576545},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/rama-22-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/rama-22.jpg","attachment_id":576546}]

2 komente në “Debati me ndjekësit/ Qytetarët: Po lëmë leshtë, fitojnë miqtë e pushtetit. Ja si ia kthen Rama”

  1. Agim Anastasi says:

    Ju Z. Rama mos i folni me perkelleli komenuesit me siper. Perse nuk i thua hapur qe une po gaboj , pasi nuk eshte normale qe token qe ju keni pervetesuar, ti paguhet pronarit me parate e taksapaguesve. Ketu fillon gabimi juaj si qeveri dhe vazhdon me habitjen e komentuesit i cili mendon perse duhet te paguaj per token apo perse duhet paguar energjia. Nuk vazhdohet keshtu zoti Rama. Apo me e rende eshte kur shteti paguan kur permbyten ata qe kane ngritur shtepi pa leje. Pra gabimet e tyre shlyhen me leket e taksapaguesve. Dhe ngrihen dhe ne protesta, kerkojne demeshperblim. Çudia shqiptare nuk ka fund.

  2. Viron says:

    Zoti kryeminister

    Kan kaluar me se dy muaj qe printerit e mi kane shitur pronen e tyre me documentation sipas ligjit
    Bleresi pagoi shumen e plote te Notery public por prinderit e mi ende nuk kane mare paret e tyre gjenden ne logary te noteres
    Ajo justifikohet se nuk ka marre documentation perates nga zyrat a transferimit te prones
    Per sa kohe akoma prinderit e mi duhet te presin te marrin vleren ne para te prones qe shiten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *