Liderët e vendeve pjesëmarrëse në formatin e bashkëpunimit 16+1 mes Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore, janë mbledhur në Riga të Letonisë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 Nëntor.
Qëllimi i tij është të vërë theksin në mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve.
Mbajtja e këtij forumi në Riga është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm sepse kjo është vizita e parë që kryeministri kinez Li Keqiang zhvillon në Letoni, por edhe sepse përkon me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ndërkohë do të jenë 300 biznesmenë kinezë që do të shoqërojnë kreun e qeverisë kineze.
Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama i cili në fjalën e tij pritet të paraqesë mendime rreth platformës së bashkëpunimit, raporton RTSH.
Forumi i Rigas, do të jetë ndërkaq dëshmitar i një ngjarjeje të veçantë. Ai do të promovojë linjën e re të trenit ekspres midis Kinës dhe Europës, i cili për të mbërritur në kryeqytetin letonez ka përshkruar 11066 kilometra.
Klientët tanë s’janë të djallëzuar ndaj fitimet janë reciproke
Germo fyell province germo se trefletshin e Shpetim Idris ke per te gjetur ne Rige. Ste merr me seriozisht as Burundi.
Mos harro te ankohesh per camet aty se kinezet e Olsit po ankohen se ju ke dale fjale o sociopati i Netes.
Dhe ndro mall mos merr me nga Idrizi se ta ka me te futur. Kerkoi Sorosit nje furnizim
Kina do ta shpetoje Shqiperine nga thonjte e Fondit Nderkombetar dhe Bankes Boterore.
Edo o boso mos i ve men ktyne zhulsave qe bojn llap llap llap vazhdo punen se je mir
Merr dhe gjykanovicin me vete se nuk po e ze gjumi