Eksperimenti social, sa e solidarizuar është shoqëria ndaj abuzimit me fëmijët?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Grupi nga Gjakova “GJ07 Prank” ka realizuar së fundi një tjetër eksperiment social, i cili përpiqet të provojë se sa solidarë janë njerëzit në rastet kur shohin se si abuzohet një fëmijë, apo kur dikush ndiqet nga një person i panjohur.

Në eksperimentin e parë shihet se si një nga anëtarët e grupit luan rolin e dhunuesit të një foshnjeje, ndërsa teston reagimin e kalimtarëve, pjesa më e madhe e të cilëve, në fakt kanë ndërhyrë për të ndihmuar fëmijën e abuzuar.

Ndërkaq, në eksperimentin e dytë një fëmijë kërkon ndihmë, pasi një i panjohur kërkon ta rrëmbejë. Sërish, shoqëria duket mjaft e solidarizuar ndaj tij, duke mos e lejuar të panjohurin t’i afrohet, por vlen të theksohet se asnjë prej kalimtarëve nuk ka tentuar të telefonojë policinë, ndonëse nuk e dinin se ishte fjala thjesht për një rreng.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *