Fjalimi që preu me thikë normalitetin hipokrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama-kuvendNga Skënder Minxhozi

Ka thënë më shumë se një herë se preferon të jetë qytetar, jo politikan. Pak si e çuditshme kur bëhet fjalë për një kryeministër në detyrë, me një angazhim në katet e larta të politikës prej rreth 20 vjetësh. Por ja që Edi Rama përpiqet çdo ditë, me mënyrat e tij, që të na bindë se është kështu e jo ndryshe.

Fjala e kryeministrit të enjten në Kuvend i ka të gjitha elementet për t’u mbajtur mend gjatë në analet e marrëdhënieve të trazuara, plot kthina e prapaskena shqiptaro-greke. Rama ka folur gjatë, siç di të flasë vetëm ai, plot figura letrare, ironi e nerv polemik, siç e ka në thelbin e publicistikës së tij, por këto nuk janë gjëra për t’u mbajtur shënim nga fjala e tij e fundit në parlament. Sepse gjetiu ishte e reja, surpriza dhe befasia e atij fjalimi, ku kryetari i PBDNJ, ose ndryshe “miku Dule” ishte vetëm referenca fizike e interlokutorit me të cilin Edi Rama kishte vendosur të komunikonte hapur dhe pa dorashka.

Kryeministri njoftoi një ditë para se parlamenti të mblidhej, se “neser do ta marrin përgjigjen time për sa kane thënë këto ditë, fqinjët tanë të vjetër e të dashur…Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh”. Edhe ky mesazh i shkurtër në rrjetet sociale e parathoshte qartë se përse bëhej fjalë: Edi Rama kishte vendosur të devijonte nga të qenit një lider “politikisht korrekt” në raport me fqinjin jugor, duke afishuar edhe një herë shpërfillje dhe neglizhencë për kufinjtë aksiomatikë të postit që mban.

Mund të jesh dakord ose mund ta kritikosh fjalimin e Ramës, por nuk mund të mbetesh indiferent ndaj tij. Sepse kryeministri shqiptar polemizoi ashpër dhe hapur të enjten me të gjitha tezat e vjetra dhe të reja greke: nga ligji i luftës tek Çamëria, nga emigrantët me emra të tjetërsuar tek pronat e minoritetit grek, duke u ndalur specifikisht tek situata e krijuar së fundi në Himarë. Rama bëri hapur thirrje për një rikonsiderim të regjistrit të sjelljes dhe komunikimit mes dy vendeve. Ai kritikoi hapur ndërhyrjen e përsëritur greke në pjesë të caktuara të Shqipërisë dhe në sektorë të skenës së saj politike, duke ngulmuar për një qëndrim të përmbajtur dhe të distancuar të Athinës zyrtare nga çeshtjet e brendshme shqiptare.

Për një palë që priret drejt kujdesit dhe taktit diplomatik, fjalimi i Ramës ishte një akt provokimi i panevojshëm. Sipas këtij koncepti, me Greqinë është konsumuar tashmë shumë retorikë luftarake dhe duhet një sezon paqeje. I cili mund të vinte për shembull, me shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve. Çka nuk ka ndodhur ende pas ardhjes në pushtet të të majtës. Nga ana tjetër, janë jo të paktë ata që shohin tek qëndrimi i fundit i Edi Ramës, një akt çlirues nga hipokrizia dhe asimetria historike që ka mbizotëruar në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës. Për këtë rrymë mendimi, ka ardhur koha që me pakën greke të flitet me shpinë të drejtuar dhe duke u parë në sy.

Ajo që mbetet nga fjalimi i të enjtes në Kuvend i kryeministrit shqiptar, është një tokë e pazbuluar. Ajo që dimë është se grekët nuk përtojnë të lëvizin të gjithë gurët që kanë në dorë (megjithëse dikush mendon se këta të fundit janë pakësuar vitet e fundit), për të goditur ata që u sillen ashpër. Të shohim nëse mëria e heshtur greke do ta japë goditjen diku në Bruksel apo në instanca të tjera ku ka miq dhe vota. Pak më e vështirë duket që pala greke të kundërpërgjigjet me metodën e vjetër të “fshesës” ndaj emigrantëve tanë në shtetin helen, që tashmë tingëllon si një relike e viteve ’90. Gjithsesi fjalimi i Edi Ramës ka prerë me thikë epokën e normalitetit të sforcuar mes dy vendeve, duke na shtyrë drejt një periudhe të re e cila mbetet e gjitha për t’u zbuluar. (Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

44 komente në “Fjalimi që preu me thikë normalitetin hipokrit”

  1. Kuq e zi says:

    Te nenshkruash traktat miqsie dhe partneritet strategjik kur ke nje ligj lufte ne fuqi kete e ben vetem nje politike aq servile sa qe nuk dine kush eshte miku dhe armiku
    Jemi pratner strategjik me turqine sepse kemi nje fqinj si greqia por kur ja jep kete privilegj greqise humb kuptimin ai me turqine
    Deshti zoti qe erdhi rama qe ti tregoi ketyre analfabeteve abc-n

    1. Dyrrahu says:

      Zoti Rama foli shqip, sqaroi shqip, kerkoi shqip dhe replikoi shqip.
      Kete nuk e kane pritur greket, por ja qe Shqiperia nuk ka vetem qeveritare lepe-peqe.
      Mua me mbushi me dinjitet te njeriut te pavarur nga hegjemonistet greke.
      Nuk dua t’i ekzagjeroj problemet, por as nuk dua t’i minimizoj ata.
      Fjalimi i zotit Rama ishte nje kushtrim per mobilizim, qe te jemi te nje rangu me greket dhe te nje fjale kur atdheu eshte ne pyetje.
      E di qe opozita nuk i perfille fjalet qe i shkrova sepse ata kane njerzine te kerkojne nga BE qe mos t’i hape negociatat per Shqiperine sepse zoti Rama eshte kryeminister!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. JANULLA says:

        Edvin Kristaq Rama esht turqeli, Petro Marko turqeli, Kristo Negovani, Pandeli Majko, Kristo Frasheri, Imzot Dod Gjergji, Mark Krasniqi, Prend Buzhala, Gjergj Fishta, Fan Noli, Qerqiz Topulli, Gjergj Kastrioti , qe te gjith turqeli jane, sepse jan Shqiptar llogjika . Vetem nese u shtohet nga nje S , edis ramis, gjergjis fishtis, kastriotis, ahere nuk jane turqeli!! Edhe Arbereshet e Italis qe te gjithe jan tyrqeli sepse ndihdn Shqiptare Arberore e jo Jevgje si une Janulla apo Bollanos dules Bjondi!!!

  2. LORA says:

    Fjala ne sallen e seancave plenare te Parlamentit kete te enjte e Kryeministrit te shqiptareve nuk ishte aspak e ashper ,,,ishte dinjitoze,aq sa shenon fundin e qendrimeve te neveritshme kurrizthyera me fqinjin tone jugor dhe fillimin e reciprocitetit normal ,si garancia me e forte edhe per mbrojtjen e te drejtave te mijra emigranteve tane ne Greqi.
    E kisha pritur mezi kete integritet kryeshtetari dhe kam arsye te qenesishme te gezoj per kete.
    Jam e sigurt qe ky qendrim do t’i beje mire edhe pales greke,aq sa te mos marroset si grindavece foshnjore me hallexhinjte e rruges se kurbetit dhe te kruhet ende me historite e saj te sajuara te Himares “greke”.

  3. Zigur Qarri says:

    Me vjen keq Z.Minxhozi,por me greket,jo vizita te nivelit te larte,por edhe super te larte,
    nuk do sjellin asnje dobi,asnje permisim te marredhenieve.Greket moren vetem nje
    pergjigje te vonuar nga politika shqiptare.Dhe po ta marrim shtruar,Z.Rama iu pergjigj
    me tone teper te buta agresivitetit te politikaneve grek,por ngaqe nuk jemi mesuar ti
    degjojm kunderpergjigje te tilla nga politikanet,por vetem nga historianet,na ben pershtypje
    te madhe.Tani e tutje,marredheniet me greket,duhet te shihen nga pozicioni i Kryeministrit
    Rama.Ne Shqiperi,Partia e “djatht” ben politike duke bere koalicion me partite e minoriteteve,
    politike qe detyron te majten te kompesoje mangesite e politikes te se djathtes.

    1. Gjakovari says:

      Zoti Kryeministër, me Ty ndjehem krenar !

  4. andromeda says:

    Është pikërisht ashtu, Minxhozi. Me fqinjët e pabesë duhet me u sjell drejt për drejtë dhe pa dorashka e dredhira politike siç janë bërë këto 20 e ca vjet. Me ta duhen qëruar pastër hesapet.

  5. AL says:

    kisha krijuar njefare respekti per menyren tende te arsyetimit Skender, por me kete analize je treguar medioker, per te mos thene nje pseudoanalist! kjo e jotja mua me duket si: te dal dhe une ta them dicka qe te dukem qe jam verdalle! te bukur strategji e rruge na mesoke! te mos guxojme te flasim hapur e sy me sy, pavaresisht se kemi te drejte per gjithcka, sepse na dilka provokim i panevojshem, retorike lufte, sepse obobo do na inatoset gërku e do i levize te gjithe guret per tu hakmarre! zot na ruaj te gjejme vend te futemi nga meria e shpagimi grek! me kete logjike bythpambuku e bishtndershali o mender Skender “analisti i moderuar”, sme mbetet vecse te te them: qellove si kalama o mane!

      1. AL says:

        bageti tagjingrenese, u revoltove nga kritika ndaj analizes boshe te skenderit, apo je vete skenderi? ne ke gje per te thene thuaje me argumenta jo me pellitje!

  6. Arifi says:

    Mbani mend, Greqia pas kesaj pergjigje qe mori,ne menyre shume servile do deklamoje se ”si fqinj i mire ” do mbeshtese hapjen e negociatave…Keshtu i do mushka drute,

  7. zaho says:

    Te tere diskutojnne per mardheniet Gr-Sh por asnjeri nuk komentoi daljen nga parlamenti te LSI dhe ilir metes politkani me dhjakonar me i prapaskenave dhe me intrigant ne tere politiken shqipetare a,dhe me prktiku. kuptohet per interesat e tija

    1. Liburn says:

      Shume e drejte, por Shqiptaret duhet tja japin pergjigjen ne KUTINE E VOTIMEVE. Medjat duhet te flasin me shume per kete. Te pakten rrjetet socjale….
      Mbase jam gabim por ky akt mund te quhet fare lehte trathti kombetare.

    2. Molos says:

      Kjo lenie ne balte te Ceshtjeve Shqiptare ne parlament isht eeturpshme pasi Rama nuk bente gje tjeter vecse u vuri ne dukje te metat e Greqise ne raport me Shqiptaret, ne menyre shume miqsore dhe gjithperfshirese.

  8. Ledio says:

    Me urdher nga Athina , Vangjel Dule do kerkoj kualicion me PD edhe LSI me qellimin e vetem per te rrezuar Edi Ramen. Kur ju them une qe mbylleni Ambasaden Shqiptare ne Athine edhe merrni nje apartament me qira 1+1 ta perdorni vetem si zyre konsullore nuk me degjoni . Nxirreni jasht parlamentit PDNJ duke bere ca manovra elektorale, si psh zonen e Dropullit ta bashkoni me Tropojen, ose kutite e votimit te Himares te numerohen nga nje komision e posacem ne Burrel..:)

  9. Epo kjo pune... says:

    Paskal Milo deklaron se greku simitis u ndruhej opinionit te vet ne greqi. I bie qe te ne te mos i ndruhemi opinionit shqiptar ketu por te themi se nuk ka ceshtje came!!!! prandaj, ate qe ben greku, po bejme dhe ne, respektojme opinionin e qytetarit dhe ne kete rast dallimi eshte se teza greke eshte e bazuar ne spekullime, e jona ne fakte dhe histori. Pra, se genjen genjeshtar, te mohojme te verteten ne!! Rama ben mire te thote gjerat troc, sic po ben dhe me Serbine, kujdes vetem duhet ne tonin dhe fjalorin e perdorur sepse sic thote populli ” me te qeshur me te ngjeshur” ka efekt te jashtezakonshem.

  10. england says:

    Kali i Trojes i ka ngel ne shpi grekeve me Ramen!dhe une mund te perdor si paralele shprehjen tone se grekeve nga reagimi i fundit i Rames i ka mbetur dopjo gjashta ne dore,pra eshte radha e tyre te reagojne per ceshtjet e nxehta si ligji i luftes,apo ceshtja came,iku koha kur greket na konsideronin te pabese pasi i mundnim 2-0 ne futboll,duke u shprehur se ne ju mbajme me buke ndersa ju na rrihni,dhe kjo shprehje dilte nga goje e ministrave te asaj kohe ne greqi.Kryeministri shqiptar te pakten ka meriten qe i ka dhene dinjitet dhe krenari shqiptarve kudo qe jetojne,me qendrimet e tij te hapura,prandaj Edi Rama duhet dhe per nje dekade te jete ne krye te atij vend,ti tregoje udhet fqinjeve tane greke dhe sllave.

  11. Bushi says:

    Edhe ti o Skender kalove me Salin si Muç Nano? Rruge mbar u qofte.Fjalimi i Edi Rames ishte tamam nje pergjigje e merituar per greket.Himara eshte toke shqipetare dhe nuk ka pse te beje ligjin greku.

  12. Sander Furxhiu says:

    Bravo Minxhos ti do ta vrasesh macokun grek te Tciprasit. Rama me lejen tende te vendosi tre ligje lufte. Luftanijet tona te bllokojne mesdheun. Flota ajrore te parkoje ne akropol. Kembesoria te beje karaoke ne buzuqi. O Neri uroj te kesh kapur ndonje lek se duhen. Po vjen viti i ri dhe Merua spo le gje te bjere ne toke.

  13. Leka says:

    Me qe ra fjala tek fshesa e grekut edhe shqiperia ka fshesen e saj dhe te rende biles. Ne se qeveria shqiptare u jep dermen me fshese gjithe atyre bizneseve greke qe lulezojne ne shqiperi greku do te fundoset akoma me shume. Kompanite Italiane jane edhe me te mira por edhe me te lira keshtu qe Greku mbetet me gisht ne goje.
    Bankat Greke
    Telekomi Grek, Vodafone etj.
    Kompanite greke te transportit
    Kompanite greke te produkteve ushqimore
    E shume tye tjera qe lulezojne ne shqiperi

  14. Usa1 says:

    Qe ate dite qe ministria e jashtme greke i kerkoj qeverris shqipetare te mos prish shpi e himarioteve dhe me pas me postimin e rames ne fb dhe vazhdimi une nuk pash as’nje gazetare greke qe te flasi per nje bashkpunim te mire me qeverrin shqipetare , vetem sharje dhe fjalime historie ashtu si e din ta flasin historin e shtrembur vetem greket . Flasin dhe flasin se shqiperia eshte nje shtet qe u formua nga fuqit e medha vetm ne vitin 1913 , dhe harrojne qe ketu eshte populli me i lashte ne ballkan me kufijet e tije nga sanxhaku deri ne preveze . Por mua nuk me vine inat me greket se e di mire c’fare rrace injorantesh jane , por nga ajo dite me vine shume keq per keta gazetaret shqipetare qe nuk gjejn as’gje te mire nga ky kryeminister qe po ben vetem punen qe i takon . Mbase nuk eshte patriot Edi rama por ai ju pergjigj grekeve me te njejten gjuhe qe flasin ata me shqiperin dhe ne ket raste s’duhesh asedhe nje gazetare te fliste keq per ket ceshtje. Te pakten te hanin mut dhe mos te flisnin fare sesa me ate mut qe han e dhjen fare dhe dalin sheshit se muti qe han paguhet nga athina.

  15. Toni says:

    Mire ja u bere dobicerve larg pabuksi

  16. Juglindori nga Korça says:

    Jam kurioz c’masa do mari qeveria greke por nuk besoj se ka me takat prej krizes qe po kalon,pastaj tjetra greku i ka acaruar keq mardhenjet dhe me bashkimin evropian

  17. titi says:

    Me ne fund po thuhet drejtperdrejt e verteta nga nje qytetar Kryeminister i Shqiperise!

  18. Liri says:

    Rama foi te DREJTEN dhe asgje me teper. Ai theksoj se lidhja dhe miqesia duhet te jete e SINQERTE nga Greket dhe jo me thika pas shpine. Ketu nuk ka asgje te keqe.

  19. grameno says:

    Mos valle te gjithe keta analthithesa,qe po na dalin sot,jo greqia dashur jo greket e dashur,jo bashkjetesa e mrekullueshme,shekullore,jan vetum si ajo prralla <udhetimi qires ne boten e qudirave<,Nuk duhet harruar,historine,nuk duhet harruar,se ky shtet u krijua ne kurrize te shqipetareve,ky shtet beri shum here luftra te pergjaksheme,kunder shqipetareve,ky shtet,nuk e murr dhe vetum nje here mundin ti kerkoje falje viktimave aqe te shumta qe u shkaketoi shqipetareve,por akoma i mbron me fanatizem aro luftera,qe per shqipetaret jan luftera fashiste,merre me mend sa hipokirite qe jan,na flasin per vlera eurpoiane,kush greket,qe shkelin me dy kembe drejtat njerzore,nuk u njofin te drejtat per kthim te qytetareve me etni shqipetare ne trojet e veta,ne pronat e veta,vetum pse shiqojne shqipetaret si armik,me ligj e me kushtetue,( SE GJOJA NE NJE KOHE SHQIPERIA SI TERRITORE I OKUPUAR NGA ITALIANET,Paska marre vendim ,per ta sulmu greqin,ky eshte arsyetim fashist)u ndalojne njerezve ti gezojne drejtat e tyre,te drejten e prones,nje e drejte elementare e drejtave te njeriut,e kta na japin kinse leksione per lirite dhe drejtat elementare per pakica.Mos mendoni ju analthithesa,se EDI RAMA,KRYEMNIASTRI SHQIPERISE,nuk dika qka po flete,e dini ju se politika e berlinit per lideret e ballkanit,si i trajtoje shqipetaret dhe kryemnisitrin e ketije populli,e dini ju se si fashistet narkogreke,e sulmonin ANGJELA MERKELIN,gjermanet nuk harrojne,dhe interesi i perbashket gjermano shqipetare,dhe amerikan,eshte diskutimi i EDI RAMES ne parlament.greku po i numeron betejat qe po i humb kareshi shtetit shqipetar,qdo dite e me shum,e dini se greqia ne qdo anataresim ne instutucione nderkombetare edhe pse komshia i pare,gjithmone votonte ne datat e fundit te afatit per antaresim,per fate sot greqia se ka peshen qishte me pare,dhe jo pse kemi deshire ne,por me kso politika kunder europiane,qe ka bere dhe po ben greqia.i ka pergaditure vetes nje degradim te sigurt te nje faktori siq ishte dikur ne ballkan,MIRE PER NE.

  20. Kollokotron Bithguri says:

    Fjalimi i Kryeministrit shqiptar Rama dhe pergjigja ndaj arogances me bythe ne hi e greke eshte nje shuplak per tu kthjelluar trut e mykura zyrtareve grek te cilet kane mbi 100 vjet qe i kan hypur kalit mbrapsh. Zyrtaret grek duhet te kuptojne se jane ata qe kane shkateruar qorrazi maredheniet e verteta shqiptaro-geke. Cdo shqiptar dhe grek i ndershem eshte me ato cka tha dhe thot Edi Rama. Jane greket qe kan fshehur historine e vertet dhe kane shkaktuar drama ndaj ketyre marredhenive dhe dhimbje te thella midis dy popujve , Ti referohesh historis se Jo vetem Athina fliste shqip por edhe rrethinat e saj edhe sot flasin shqip, perse merren me Edi Ramen qe ri lexoj nje dokumet historik? Kocia te flasi nje her me ish kolegune tij Teodor Pangallos qe ka deklaruar para Rames ne Athine se arvanitasit ose arberoret e Greqise kane qene pronaret e vertet. president dhe kryeministra e ministra te Athines qe nga themelimi i shtetit te grek,,,, Zoti Ktzias pi nje uzo me Pangallos ne tavernat posht Akropolit ne lagjen Plaka dhe te tregon ai se kush jeni pastaj na trego historin e vertet dhe limitet e saj greke.

  21. vaso says:

    Harruat qe kritikonit DOKTORIN per agresiv me Greqine,dhe shikonit te ardhmen tek Fatos Nano,per marredhenie te mira me grekun.Afrimi i zgjedhjeve momenti i duhur per pak retorike nacionaliste.

  22. Ariani says:

    Më vjen për të vjellë me gjoja fjalimet e forta të Kryeministrit tonë…! Ajo që mund të them me pak fjalë, është se ai, si me Serbinë, ashtu dhe me Greqinë dhe jo vetëm, fluturon me presh në bythë…!!! Por çuditërisht, preshi u pëlqen shumicës së shqiptarëve injorantë…(?!) që do mbushin kutinë e votimit…! Si gjithmonë, bota qesh me neve…përveç atyre që na kanë hyzmeqarë për çdo punë të pistë të tyren…!

    1. Pandeliu says:

      O beqir po mbledh ndonje ulli andej nga Greqiu apo ke ngel pa pune?

    2. DASHAMIRESI says:

      Ti nuk je “Arian” , por Karian , ndaj me modesti , po ta ve ne dukje .

  23. vaso says:

    Pak si e cuditshme te duash te jesh qytetar i thjeshte,por nga ana tjeter,te iken jeta “prej shalesh”duke u marre me politike.

    1. Vorio Epirioti says:

      Lere se dhe ate cope pension qe mernim ne Greqi na e hoqi corapekuqi Rama

  24. Phoenix says:

    Ashtu si di vetem ai… Tha qe do ia them dhe ia tha…
    Nuk jemi me vend i varfer?! Me cfare e mat pasurine ti Minxhoz? Me kg dinamiti qe kryeminatori i ve poshte e lart dhe parate i paguan populli?

  25. ok says:

    Kryeministrit i lumte mendja dhe zemra!

  26. Boss says:

    Rama duke i folur Dules, i foli Greqise dhe çdo mëndje Greku, te vërtetën, dhe e thënë nga goja e nje kryeministri ka peshën e vet.E përshëndes!!!

  27. Boss says:

    Rama duke i folur Dules, i foli Greqise dhe çdo mëndje Greku, te vërtetën, dhe e thënë nga goja e nje kryeministri ka peshën e vet.E përshëndes!!!

  28. bukurie pasho says:

    i lumte goja rames tregoi tha te verteten na beri krenar

  29. tomorri says:

    Edi Rama :Je ne rrugen me te drejte,je ne te drejten tende dhe te popullit qe te ka votuare dhe ndoshta per nje gje te tille qe vertete dhe ne nje kohe shume te pershtatateshme tu veshe ne dukje nje te vertete grekeve qe jo se nuk e kuptojne por ja u do puna ashtu,sepse jane mesuare te livadhisin ne kurrizin e kombit tone.E kote te zgjatemi ky komb kete pret dhe them se me Ju kryeminister po ja arrin ate qe do ,Te verteten e munguare ne shekuj.Bravo Rama qente le te lehin karvani do te shkoje perpara sigurishte vetem me ju ne krye edhe per nje dekade.Rama jam shume i sigurte per çka po ben populli te do dhe te falnderon.

  30. Prizrenasi says:

    Na ke bere krenar zoti kryeminister i gjithe shqiptareve..!

  31. Na bashkoj kenga popullore says:

    po te kishim ushtrin e para viteve 90 qe shkaterroi Salehi Krimineli Berishaqisi do kishte folur edhe ma ashper kryeministri jon, pa ushtri pa shtet fjalimi i zotit Rama per Grekt si termet,mbi te gjitha vdekje tradhtarve per fatin e keq i kemi plot

  32. Ben Dibrani says:

    Greket nuk munden te pranojne “vizita te nivelit te larte”, eshte kan e thjeshte, po erdhen do hane däcken ne fytyre sic beri ne Beograd dhe i ngelet te mbeten si muter (qe jane ne fakt). Iku koha kur vinin per te marre copa deti. Nashi te na hane mune.

  33. Blerim says:

    Blerim
    Zoti Skender heni sakte,ndersa z. RAMA i madh.Politika nuk behet me perulje, hipokrizi dhe frike.Politikan i mire eshte ai qe i thote te vertetat ashtu si jane,dhe jo duke u zgerdhire e ulur shpinen si plebe

Lini një Përgjigje te Bushi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *