FOTOT/ Policia sfidon presidentin: Konfiskon makinat super-luksoze

4 Nëntor 2016, 12:23Lifestyle TEMA
FOTOT/ Policia sfidon presidentin: Konfiskon makinat super-luksoze

Autoritetet në Gjenevë të Zvicrës kanë bërë konfiskimin e 11 veturave luksoze të cilat i përkisnin djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema.

Ky veprim, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë bërë si vazhdimësi e hetimeve rreth përfshirjes së presidentit në korrupsion.

Zëdhënësi Henri Della Casa nga prokuroria e Gjenevës tha të enjten se makinat që i përkasin Teodorin Obiang Nguema u konfiskuan sot në zonën e mallrave në aeroportin e Gjenevës.

Sipas medieve të huaja, në veturat e konfiskuara përfshihet edhe një e llojit Bugatti Veyron me vlerë 2 milionë euro (2.2 milionë dollarë).

Obiang po përballet me një hetim paraprak në Zvicër në lidhje me një rast në Francën fqinje, ku ai përballet me gjyq për dyshime të keqpërdorimit të fondeve publike.

1 komente në “FOTOT/ Policia sfidon presidentin: Konfiskon makinat super-luksoze”

  1. Fori says:

    Po Zenit kur do t’ja konfiskojne pasurite ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje