“Gjyqtar, e di vetë ti….”

Gjykata-e-TiranesNga Bledi Lumani

 

Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim të paprecedentë disa ditë më parë.

Ajo ka dënuar dy të rinj me nga 1.6 vjet burg secilin, pasi kishin ngacmuar me fjalë një vajzë.

Ata i kishin thënë asaj “sa e bukur je”, “të hëngsha…” dhe kishin bërë disa gjeste erotike me duar.

Por, pa e prekur vajzën.

Vetë vajza e ka pranuar se djemtë nuk e kanë prekur, por ajo është ndjerë e ofenduar.

Gjesti i dy djemve është shumë i shëmtuar.

Por, ai është një gjest që e has përditë në rrugët e çdo qyteti shqiptar.

Imagjinoni tani se çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vajzat që iu hedhin fjalë të tilla në rrugë djemtë, do i denonconin këta të fundit, dhe gjykata të vepronte si me dy djemtë e mësipërm.

Do të përfundonin pothuajse gjithë djemtë në burg.

Ose imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të denonconim çdo ditë sharrjet dhe fyerjet që dëgjojmë në rrugë!

Kush është ai djalë p.sh, që nuk e kanë sharrë të paktën njëherë nga nëna apo motra, kur ka bërë fjalë me dikë!

Pothuajse askush!

Dikush në rrjet bënte ironi, duke pyetur se çfarë vendimi do të merrte gjyqtari, nëse një vajzë do t’i thoshte të njëjtat fjalë, një djali.

Do ta dënonte?!

Në asnjë vend të botës, nuk dënohesh me burg për fjalët që i hedh një vajze.

Maksimumi mund të ndodhë në ndonjë vend të izoluar komunist, si Koreja e Veriut apo vendet fantatike fetare.

Në Amerikë p.sh, ti nuk dënohesh as nëse e kërcënon tjeterin me jetë, por mbahesh nën vëzhgim dhe të nxjerrin një urdhër kufizimi për të mos iu afruar personit të kërcënuar.

Çudira të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri!

Në vendin ku nuk dënohesh as nëse vret 26 persona, siç ndodhi në Gërdec, apo nëse vret 4 të pafajshëm me duar në xhepa në mes të bulevardit.

Apo ku qeveritarët ndër vite, s’kanë lënë tenderat e koncesion pa vjedhur.

Këtu dënohen vetëm fakirat që kapen me pak gram hashashi në xhep, por jo bosët e drogës.

Zyrtarët e dorës së dytë, por jo drejtorët e ministrat hajdutë.

Sekserët, por jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Ata që i thonë një femre në rrugë sa seksi je, por jo zyrtarë, drejtora e madje ministra, që i përdorin punonjëset e tyre si eskorta.

Ndaj, gjyqtarë “na hëngshi…”. E dini vetë ju!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...