“Gjyqtar, e di vetë ti….”

4 Nëntor 2016, 14:30Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

 

Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim të paprecedentë disa ditë më parë.

Ajo ka dënuar dy të rinj me nga 1.6 vjet burg secilin, pasi kishin ngacmuar me fjalë një vajzë.

Ata i kishin thënë asaj “sa e bukur je”, “të hëngsha…” dhe kishin bërë disa gjeste erotike me duar.

Por, pa e prekur vajzën.

Vetë vajza e ka pranuar se djemtë nuk e kanë prekur, por ajo është ndjerë e ofenduar.

Gjesti i dy djemve është shumë i shëmtuar.

Por, ai është një gjest që e has përditë në rrugët e çdo qyteti shqiptar.

Imagjinoni tani se çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vajzat që iu hedhin fjalë të tilla në rrugë djemtë, do i denonconin këta të fundit, dhe gjykata të vepronte si me dy djemtë e mësipërm.

Do të përfundonin pothuajse gjithë djemtë në burg.

Ose imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të denonconim çdo ditë sharrjet dhe fyerjet që dëgjojmë në rrugë!

Kush është ai djalë p.sh, që nuk e kanë sharrë të paktën njëherë nga nëna apo motra, kur ka bërë fjalë me dikë!

Pothuajse askush!

Dikush në rrjet bënte ironi, duke pyetur se çfarë vendimi do të merrte gjyqtari, nëse një vajzë do t’i thoshte të njëjtat fjalë, një djali.

Do ta dënonte?!

Në asnjë vend të botës, nuk dënohesh me burg për fjalët që i hedh një vajze.

Maksimumi mund të ndodhë në ndonjë vend të izoluar komunist, si Koreja e Veriut apo vendet fantatike fetare.

Në Amerikë p.sh, ti nuk dënohesh as nëse e kërcënon tjeterin me jetë, por mbahesh nën vëzhgim dhe të nxjerrin një urdhër kufizimi për të mos iu afruar personit të kërcënuar.

Çudira të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri!

Në vendin ku nuk dënohesh as nëse vret 26 persona, siç ndodhi në Gërdec, apo nëse vret 4 të pafajshëm me duar në xhepa në mes të bulevardit.

Apo ku qeveritarët ndër vite, s’kanë lënë tenderat e koncesion pa vjedhur.

Këtu dënohen vetëm fakirat që kapen me pak gram hashashi në xhep, por jo bosët e drogës.

Zyrtarët e dorës së dytë, por jo drejtorët e ministrat hajdutë.

Sekserët, por jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Ata që i thonë një femre në rrugë sa seksi je, por jo zyrtarë, drejtora e madje ministra, që i përdorin punonjëset e tyre si eskorta.

Ndaj, gjyqtarë “na hëngshi…”. E dini vetë ju!

19 komente në ““Gjyqtar, e di vetë ti….””

  1. joel shkodra says:

    Po ata, qe shkruajne komentet ne gazeta me fjale shume here me te renda se sa ata djemte e rruges, a duhen denuar? Apo keta i mbron pseudonimi, i mbron gazeta? Duhet denuar redaksia e gazetes qe i boton.

    1. loli says:

      o bledo ke harruar dhe ata dy te vdekurit ne lanfillin e sharres, myveten dhe arditin…

  2. Landi says:

    Bravo artikull i shkelqyer

  3. MIRI I XHIKES says:

    NDOSHTA DUHET VEPRUAR KESHTU QE KAFSHET TE BEHEN NJEREZ¨!

  4. Berlin says:

    Ne kete vend nuk ka kulture dhe respekt per persona te tjere . Ky rast duhet te jete nje shembull i mire ,qe cfo qytetar te mos bej asnje ngacmim ,qofte seksual ,apo dhe jo seksual ,sepse ndodh qe bie me ndonje hundelesh ,qe e paguan shtrenjte ,ndonse dhe me jete . Jetoj gati 25 vjet ne Europe dhe nuk kam pare ,asnje person te ketij niveli kaq te ulet si ne Shqiperi .
    Edhe PANKAT ,DROGMENT jane te sjellshem , shohin jeten e tyre .

  5. Sorge says:

    O budallenj: a e dini se kush eshte babai i vajzes!?

    1. ver llapa says:

      thuje pra i quti se netjeret jena kara..edhe berlini qe oshte ne evrope pse nuk nodhin kto gjona ne evrope mer berlin?¿??jeni tu ja fut kot per zotin

  6. like says:

    1.6 vjet burg per fjale te ndyra? ky na qenka kontigjenti i mbetur per burg? rrofshi se me kto lajme na hiqni mallin!

  7. Ivan i madh says:

    Per kete qe me shkruar me plotesisht te drejtesise qe per kete problem. Po per sharjet qe behen ne cdo ndeshje futbolli nga tifozet ne drejtim te gjyqtarit pse sdenohen Apple zbatohet teoria e antikapatit Berisha se denimi ne grup nuk denohet. Eshte ne monizem nuk denoheshe per fjalet qe i drejtim si ofenduese dhe komplimente per vetem keshilloshe dhe beheshe objekt diskutimi ne kolektiv ku punoje.

  8. Ivan i madh says:

    Per kete qe ke shkruar ke plotesisht te drejtesise qe per kete problem. Po per sharjet qe behen ne cdo ndeshje futbolli nga tifozet ne drejtim te gjyqtarit pse sdenohen Apple zbatohet teoria e antikapatit Berisha se denimi ne grup nuk denohet. Eshte ne monizem nuk denoheshe per fjalet qe i drejtim si ofenduese dhe komplimente per vetem keshilloshe dhe beheshe objekt diskutimi ne kolektiv ku punoje.

  9. Ashtu says:

    Ore na thoni kush jane emrat e Gjyqtareve se ka gallat me ata!

    Qe te argetohemi me shume!

    Kush jane Ilir Celiku, Agron Zhukri, Agim Bendo, Marjana Shegani, etc, na i thoni se i njohim kush Gjyqtar eshte me interitet dhe kush llapaqen, mi .. .

  10. Ilir says:

    Gjyqtari,natyrisht do ta kuptonte nese ka dhene vendim te drejte, ne raste se do te jepte te njejtin vendim nje gjyqtar tjeter,per djalin e tij.
    Nje i ri me shume i drejtuar drejt nje rruge te keqe.

  11. ana says:

    More gomar qe nuk di se c’shkruan…Me ty duhet te fillojne gjykatat qe t’ju behet mesim…Gruaja nuk eshte objekt, qe ti morr idiot te thuash c’te duash…

  12. anonim says:

    Nje sqarim per katunaret e Tiranes, perfshire autorin e artikullit. Ne Perendem denohesh per fyerje publike, “sulm verbal”, prekje te dinjitetit. Edhe ne Shqiperi ekziston ndonje ligj qe garanton mbrojtjen e dinjitetit, po me sa duket shume njerez kane zgjedhur te jetojne pa te.

    1. mzati says:

      shife shife qytetari ene ky se ka llagapin e tiranes(tirones)si thu ti mer qytetar anonim

  13. aqif tahipi says:

    N pajdh t sams or kamentusa. Qi ky vend ku jena osht bash veni mo puritan n bot. Shum mir ja bojn pabuksave qi skan pasuni qi i rrasin n burg per 1 llaf goje.Qiktu duhet me qen perdhunus e vrases qi t bohesh pjese e elites /N pajdh t sams or taj.

  14. mirel says:

    Denimi me i pavend i dhene ndonjehere.
    Rane ne dore te gjykates hajt te dalin tani.
    Do ta tunding nga nje 5 milioneshe.
    Keshtu luftohet korrupsioni, ju lumte

  15. andrea says:

    ne vendet evropiane te shemb policia ne dru po te ngacmosh nje vajze.ne shqiperi jane bere me qindra perdhunime dhe nuk u denua asnjeri.me bene pershtypje kur nje gjyqtar terheq vemendjen e publikut shqiptare me nje denim te thjeshte dhe te gjithe ngrihen ne kembe, ne vende qe te perkrahin kete veprim te gjyqtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje