Heqja e fjalimeve në Kuvend, dy deputetet e PD-së sherr me Jorida Tabakun

4 Nëntor 2016, 22:37Politika TEMA

Vendimi për përjashtimin e deputetit demokrat Mhill Fufi nga Grupi Parlamentar demokrat u parapri nga një sërë debatesh brenda PD­së.

Gjatë seancës plenare është vënë re një përplasje në distancë edhe mes deputeteve demokrate. Përmes një pakti mes tyre, demokratët i hoqën fjalimin deputetes Albina Deda dhe nga foltorja e Kuvendit foli Flamur Noka.

Por, në padijeni të këtij vendimi, deputetja Albina Deda i ka kërkuar zëdhënëses së Grupit Parlamentar të PD­së, Jorida Tabaku, që të marrë fjalën në Parlament, raporton “Panorama”.

Për disa minuta, dy deputetet kanë debatuar mes tyre dhe është dashur tërheqja e fjalës së deputetit Myqerem Tafaj që kolegia e tij, Deda, të merrte fjalën.

Situata është përsëritur edhe me deputeten tjetër të PD­së, Liljana Elmazi. Edhe deputetja e Vlorës ka debatuar me Tabakun, duke mos pranuar të tërheqë fjalën e saj, kur kishin kaluar 10 orë diskutime.

1 komente në “Heqja e fjalimeve në Kuvend, dy deputetet e PD-së sherr me Jorida Tabakun”

  1. greta says:

    aman te dyja jane kot fare. Jorida ska lidhje fare me ato te dyja. as nuk jua var fare jo me te bej debat me ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje