INTERVISTA/ Muç Nano: Pse e kritikoj Ramën, çfarë mendoj për Metën dhe mos o Zot të vijë Berisha me Bashën në pushtet!

4 Nëntor 2016, 09:49Politika TEMA

Analisti Mustafa Nanos, në një intervistë për emisionin “Rubikon” në televizion “Koha Vizion” në Kosovë ka komentuar ndyshimet mes Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berisha. Ai bënë një profil të shkurtët politik, por dhe psikologjik të tre politikanëve.

Jam informuar që ka kërkuar të bëj një vizitë zyrtare në Athinë ose të vijë homologu i tij të vij në Tiranë për një vizitë, por i janë refuzuar që të dyja dhe ky rezulton Kryeministri i parë që në qoftë se e mbyll mandatin pa bërë një vizitë në Athinë apo pa ardhur në kryeministër i Greqisë në Tiranë, është kryeministri i parë të cilit i ndodh kjo gjë. Berisha nuk ka shkuar në Athinë kur ishte president që kishte këtë fuqi që ka sot kryeministri, por ka anë ardhur grekët në Tiranë. Me ç’më thotë mua kronika politika që janë regjistruar në trurin tim.

Edi Rama është i rrethuar nga ca njerëz të këqij. Ka ca miqësi të çuditshme. Njerëz që janë futur edhe në Parlament, të cilët një nga një po u hiqet mandati i deputetit dhe po shkojnë nëpër gjyqe. Edhe kryetarë bashkie që ka zgjedhur ai janë disa. Janë njerëz të fortë”, shprehet ai.

Ka di përgjegjësi që është i rrethuar prej tyre, apo është peng i tyre?

Nuk e di nëse është peng, do të ishte dramatike nëse do të ishte peng. Ka njerëz në Tiranë që mendojnë se Rama këto shije ka. Unë e shoh atë edhe si artist, edhe si njeri, edhe në kontaktet që kemi pasur. Mendoj që ai ka ca shije interesante, por këto të fortët dhe gangsterët, këto njerëzit, që janë më afër burgut sesa sallës së Parlamentit, nuk besoj se janë shija e tij, por unë mendoj që ai u është afruar këtyre, sepse para zgjedhjeve të vitit 2013, ai është bindur, nuk e di me të drejtë apo pa të drejtë, që ai nuk mund ma mposhte Berishën sepse Berisha kontrollonte çdo gjë. Ai i pa këta si njerëz që mund të shfrytëzonte, këta të fortët, këta kontrollojnë territorin dhe këta janë makina elektorale.

Kur vjen puna që i shohin si makina elektorale, një i fortë vlen më tepër se sa unë, që mund të dal çdo ditë në televizion. Ai kontrollon territore, ai kontrollon njerëzit. Ai ndoshta është bërë pishman dhe në zgjedhjet e ardhshme është për t’u parë nëse janë shijet e Ramës apo thjesht ka gjetur një mekanizëm për ta përdorur, që bashkë me mekanizmat e tjerë bën të mundur që ky të fitonte me Berishën. Në këtë mënyrë edhe mund ta justifikojë për faktin që i zgjodhi. Berisha për mua ka bërë krime në Shqipëri, Rama nuk bërë krime. Ka ndërtuar një qeverisje të korruptuar, që për mua është më e korruptuara për mua në këto 26 vite.

Pse keni këtë perceptim?

Nga të gjitha gjërat që denoncohet në media dhe që pjesa më e madhe janë të vërteta. Këto të bëjnë të mendosh që është qeverisja më e korruptuar. Në mandatin e parë të Berishës 2005-2009, nuk u karakterizua nga ky imazh i keq, pastaj filluan ato historitë e Gërdecit, etj., që u finalizuan me 21 janarin ku u vranë katër vetë. Kjo nuk është diçka që unë mund ta dokumentoj, është thjesht një perceptim. Leximi që i bëj unë qeverisë Rama është ky, është qeveria më e korruptuar.

Kur e thotë një person që siç keni thënë ju, e keni votuar, e keni mbështetur, keni luftuar kundërshtarin e tij kryesor ashpër, pas tre vitesh qeverisje dilni në përfundimin se është qeveria më e korruptuar në Shqipëri. Çfarë shkoi kaq keq?

Nuk është se e kam mbështetur Ramën, unë e kam votuar. Thjesht kam kritikuar Sali Berishën dhe kjo në mënyrë automatike ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës. Por nuk kam qenë ndonjëherë një fans i Edi Ramës dhe unë nuk është se jam i zhgënjyer. E kam pritur që kështu do të ndodhte, por megjithatë edhe sikur të votoja sot dhe të kisha dy opsione, Sali Berishën dhe Edi Ramën, unë do të votoja prapë këtë qeverisje të korruptuar.

Unë po marr vetëm 21 janarin, ku u vranë katër njerëz të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Dhe Berisha jo vetëm që është fajtori kryesor për këtë gjë, por edhe nëse nuk ka dhënë ai urdhër, ai mban përgjegjësi sepse ka fshehur ngjarjen dhe manipuloi kamerat, refuzoi të dorëzonte gardistët që kërkoi Prokuroria, filloi të na fliste ne për thika me helm, etj.

Berisha iku dhe ai është ende sundimtar në Shqipëri, ai kontrollon ende sistemin e drejtësisë. Berisha kontrollon Prokurorinë, Gjykatat, Shërbimet Sekrete. Basha është inekzistent, nuk është asgjë. Ka pasur mundësinë të demonstrojë që është lider dhe jeton ende në hijen e Berishës, i cili e eklipson vazhdimisht. Bashën e quaj kohë të humbur përsa kohë që ai nuk tregon se është lider. Rama është njeri i rrethuar nga delinkuentë, Berisha ishte vetë delinkuenti.

Ilir Meta po del më i mençuri nga liderët, me aq elektorat dhe vota qw ka po bëhet gjithnjë e më shumë “kingmaker”?

Në një vlerësim teknik Ilir Meta është politikani më i talentuar. Në një situatë të vështirë del gjithmonë nga situata, por përgjithësisht është më i talentuar se të tjerët për të evituar situata të vështira. Di të ndërtojë aleanca, di të mbajë aleanca, di tu jetë luajalë atyre që lidh aleanca. Fjala vjen, nëse prishet Meta me Ramën unë nuk besoj se Meta i ka ndonjë faj. Meta ka qenë luajal, Rama ka qenë ai që nuk ka qenë luajal.

Ti takohesh me Metën dhe ti takohesh me një njeri normal, ti takon Berishën dhe ti takon një njeri të sëmurë, ti takon Ramën takon një njeri i ekzagjerimeve. Meta është njeri normal. Dhe besoj se kjo është një nga arsyet që njerëzit e votojnë. E shohin si fqinjin e tyre.

Po të shohësh edhe mënyrën se si e drejton Parlamentin. Për mua është kryetari më i mirë i Parlamentit shqiptar i gjithë këtyre viteve. Është një njeri i shtruar, që përpiqet të afrojë mazhorancën me opozitën. Një njeri që nuk fyen. Sa herë që ka tensione të ndezura Meta përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit. Përpiqet ti parandalojë edhe situatat e tensionuara sa herë që sheh se mund të lindë një situatë e tensionuar.

Rama dhe Berisha janë njerëz konfliktualë. Rama po e demonstron edhe në marrëdhënie me gazetarët. Është një njeri që konfliktin e ka shumë qejf.

Sot asnjë nuk e ka frikë Kryeministrin në Shqipëri dhe është një nga situatat e veçanta që ne jetojmë në këto 25 vite. Derisa ishte Berisha njerëzit kishin dhe frikë, edhe gazetarët, sot nuk e kanë frikë, nuk është se janë budallenj që nuk e kanë frikë Ramën, nuk e kanë frikë se nuk ka arsye për ta pasur frikë.

Rama ka këtë pastaj, flet, fyen, bën arrogantin, e kërkon konfliktin me gazetarët edhe atëherë kur nuk ka arsye ta kërkojë. Ilustrimi më i mirë i mënyrës se si Rama funksionon ishte debati që ai pati me një numër gazetarësh dhe intelektualësh publikë të Prishtinës, ku bëri arrogantin, ku u ngjit pak sipër të tjerëve dhe bashkë me Batonin, por mendoj se është një gabim i Batonin dhe do t’ia them edhe Batonit kur ta takoj. Nuk është shumë televizive, në të gjitha manualet e gazetarisë nuk thuhet në asnjë vend që Kryeministri dhe moderatori janë një shkallë më sipër.

Një “Bunch of losers”, siç janë Lulzim Basha, Sali Berisha, të gjitha ata që e kanë humbur pushtetin dhe duan të vijnë menjëherë. Kështu që nuk do doja që të vinin këta. Do ishte qesharake, do ishte groteske që të vinin këta. Prandaj mendoj që në rrethanat kur Rama është duke ndjekur atë linjën e vet, duke shpërfillur të gjithë zërat kritikë që i vijnë dhe që nuk është se të gjithë këto zëra janë të motivuar që të gjithë në mënyrë të poshtër, në mënyrë të ndyrë, i duan të keqen Ramës. Jo. Pjesa më e madhe e zërave kritikë janë zëra racionalë. Unë fjala vjen, po e them këtu, që nuk dua që të bien nga pushteti këta. Unë nuk jam dakord që socialistët të ndjekin Ramën. Rama është duke shkuar në greminë dhe të gjithë socialistët të shkojnë në greminë.

Po kush mund ta sfidojë brenda PS?    

Nuk e di. Është punë e socialistëve. Të bëjnë zgjedhje dhe të zgjedhin njeriun. Për mua nuk ka asnjë problem. Blushi mund të ishte, por Blushi tani iku.

19 komente në “INTERVISTA/ Muç Nano: Pse e kritikoj Ramën, çfarë mendoj për Metën dhe mos o Zot të vijë Berisha me Bashën në pushtet!”

  1. BK says:

    Idiot! Po vjen verdalle per te argumentuar ato cfare po thua. Ku jane faktet? Keshtu kam lexuar neper gazeta!! Trala la. Tani po i lepihesh Ilir Metes duke e quajtur talent. Talent per cfare, per te vjedhur si mafioz me ze e figure? Apo per te vjedhur edhe nen Berishen edhe nen Ramen sepse faturen e paguan tjeter kush, apo qe u largua dje nga kuvendi kur po fliste kryeministri per nje ceshtje delikate, duke dhene haptas nje mesazh servilizmi dhe nenshtrimi.
    Shume keq Mustafa. A e kuptoni se cfare demi po i shkatoni ketij vendi duke folur marrezira te tilla?
    BK

  2. pilo lala says:

    Je ne rregull, perfekt.

  3. anamaria says:

    Nuk e kuptoj si i jepet kaq hapsir ktij sharlatananalisti..muc.

  4. Fanija Greqi says:

    Sipas teje z. Mustafa duhet ti lepihesh grekeve dhe te besh nje sy qorr vetem e vetem qe ai te vi ketu apo kryeministri grek te vi ne Tirane. Jo ore jo mire shume e ben. Ne qe jetojme e punojme ketu e dim mire se cfare ndyresirash jane. Sa me shume te ulesh kurrizin me keq eshte. Ta mesojne se ky vend ka zot. Bravo Edi Rama. Na ka bere shume krenare.

  5. Sami says:

    Ilir Meta per Mucin eshte njeri i qete dhe normal!? O tempora …. ky Muci te gjithe kete lufte prej gjarperi e ben qe te kontriboje ne fronezimin e Metes kryeminister. MUci harron qe te behesh kryeminister duhet te fitosh zgjedhjet. Ne 2017 LSI dhe Meta shkon si partia e Xhuvelit. Muci po lodhet por nuk kupton racionalen dhe ben tifozin e semure.

  6. tomi says:

    O Muc, dukesh qe ke humbur aftesine e intelektit per te mos rene ne kontradikte me veten! Po si more qyq Rama na qenka me i korruptuari ne 25 vjet dhe qenka groteske te vije Basha ne pushtet? cfare zgjedhje tjeter kane shqiptaret pervec horrave? Bej nje parti pra e te te provojme ty kryeminister.

  7. E drejta ime_e drejte e Zotit says:

    Nuk ka shume per te kuptuar, Rama eshte lideri I socialisteve qe duan te rilindin dhe t’i pershtaten evolucionit social, ekonomik dhe politik, duke kuptuar se idealet politike nuk jane objektiv ne vetvete, por objektiv eminent behet zgjidhja e problemeve te vendit dhe popullit. Problemet zgjidhen me debate jo me hartime, nga debatet vetem progres ka, nuk mendoj se kane vrare njeri deri tani. Ineficenca ne aspekte te caktuara, apo ne pushtet local e kesaj qeverie derivon nga Aleanca e obliguar qe I eshte dashur te beje me LSI, e cila perfaqeson ate shprehjen e urte popullore “qengji I urte, pi dy nena”. Kane mesuar mire se per te mbajtur pozicionet qe kane marre me menyrat e tyre, ne cdo nivel dhe rang, duhet te luajne bukur rolin e konformistit, te njeriut te ekuilibruar. Per mua jane tendenza e perkryer e mediokrazise qe po ze rrenje. Ndersa per z. Berisha mund te them se do e kish mbyllur karrieren e tij me me nder nese do kish vazhduar te bente mjekun. Sepse kam frike se njerezit do ta kujtojne me me teper urrejtje se Enver Hoxhe-n. Nuk hyj ne detajet e semundjes se tij, por di te them se ka keqqeverisur ne nje menyre mostruoze dhe I debitohen atij dhe qeverisjes se Partise se tij rrenimi I shume sektoreve ne Shqiperi dhe shume tragjedive. Mund te mbaje peng institucionet, por nuk arrin te mbaje peng kujtesen e nje brezi dhe historine qe nje dite do te shkruhet.

  8. Eni says:

    Ke cituar nje fakt sh interesant ne pyetjen e 3-te qe e mbeshtes dhe besoj si un cdo shqiptar 《Berisha kontrollon akoma gjygjsorin, prokurorin si dhe sherbimet sekrete》 cka bie ne kundershtim cfar ju analizoni ne pergjithsi…a nuk do ishte e cudicme qe nese ky korupsion galopant, kto te “fortit” e Rames dhe qeverisja e rilindjes nuk do goditeshin nga kto tre instituzione te rendesishme te kontrolluata nga Berisha, per perfitime politike nga ky i fundit, po te ishin vertet ashtu sic thua? Un mendoj se do godisnin fort, madje dhe po mos te kishte asnje fakt dhe jo mo te faktuara qe po e po, dhe mendoj qe e kan ber por pa rezultat pasi cdo gje thuhet esht thjesht e pa mjaftushme dhe ne munges te plot te fakteve…ashtu si analiza juaj a e disa opinionisteve te tjer, mediave si dhe kundershtarve politik. Ju lutem filloni e beuni serioz dhe mos bini ne kontradit me cka thoni. Impenjohuni te faktoni ate qe thoni pasi kemi nevoj si asorbues lajmesh qe jemi ne, ndjeksit tuaj dhe populli shqiptar!

    Ps. Nje fans i juaji Z. Nano!

  9. Moralisti says:

    Muc Nano eshhte racional dhe praktik. Ai nuk shkon pas Nishanit mbasi nuk i duhen dekoratat, nuk shkon mbas Berishes se ka frike se e vret per nje fjale te pakujdeseshme, nuk shkon mbas Rames se nuk ka qejf ta tallin por shkon mbas Metes ku cdo levdate paguhet me leke ne dore. Budallejte kerkojne moralin ne kete vend. BRAVO. MUCI.

  10. Miku yt says:

    hahaha ke pjerdh edhe ti Muc Nano..u shite per nje pjat me thjerza te mafja shqiptare e kryesuar nga Ilir Meta more fund u bere shkerdhate dhe i poshter por ne se qeveria e Rames eshte e korruptuar qe ka gjasa se po ke te drejte por jo ne ate mase sa te eklipsoje kusarine e Ilir Metes hajduterine e tij po 21 Janari mor zoteri qe u be per hatrin e ilir Metes.. e harrove ti Muc Nano ..?jo mor jo nuk eke harruar ti por u shite ashtu si shitet nje malli pa vlere..ik e mos dil ma kurre per me na shit mend si opinionist se je nje hic..mos te te them ndonje tjeter fjale se besoj se te mjaftojne keto qe te thash..

  11. Toni says:

    Muc, Berisha vrau ne 21 Janar, OK ai eshte kriminel. Por mos harro qe shkaku i asaj proteste ishte “talenti” 700000 euro me ze dhe me figure. Kryehajduti duhet te shkoje ne burg dhe banda qe ke filluar ti lepiesh duhet te shperbehet.

  12. Usa says:

    More Zoteri ku e gjete te shash Ramen ne Kosove! Je I poshter per te mos thene pa moral.. Rama eshte I keq por do te votoje per te.Pra nje analiste rumpall.

  13. Herakli Polena says:

    Gazetari Muca sot nuk mund te shpikish teorira qe pushtojne trurin vetem te mjeret jane pa tru. E.Rama nuk ka arsye te shkoj ne Athinen e intrigave ,burrat e nje shteti japin mesazhe te forta paraljmeruese. S.Berisha apo djali i Agrippines nuk shkoi ne greqi tregoni ju por greket erdhen por ju keni harruar arshivat sekrete ku Basha me urdherin e Berishes firmosi dhenien e detit. Korrupsioni ne Shqiperi erdhi nga ne si popull mbas diktatures. Si te pa afte menderisht dhe shpirterisht ishim tradhetare dhe injorante e braktisem shtetin dhe e lame ne dore te ish spiunit te Beogradit Bisturise dhe ai me akademine e Serbise infiltroi me doktrinen e pseudo-demokracise qelizat e reja te pushtetit te tij . Fillimi jugu nen Omonian dhe si drejtues shpirteror i shqiptarve te helmuar psikikisht pruri ne vend spiunin e Asfalise mjekroshin. Sot nje toke e braktisur nga Shqiptaret dhe e degjeneruar plotesisht nga Shpellari cfare mund ti sjelli per te mire nje kryeminister kurre Shqiptaret jane te gjithe njelloj kerkojne vila ne vend dhe jashte saj dhe jane te pregatitur vetem per te genjyer mire e kishte Lasgush Poradeci kurre thoshte Shqiptari eshte hajdut dhe kjo po tregohet dita dites nga ngjarjet ne Shqiperi e cila mbas diktature eshte kthyer ne nje Vend te bukur me plehra me femra te bukura me kriminele te kalibrit boteror si italianet vrases me pagese ,prokseneta, per nje gervishtje te vetures te marrin jeten kete apokalips e rrenjezoi Berisha E.Rama eshte i pa fuqishem sot se Shqiperia ka je mentalitet te ri por jo Evropean krejtesisht materialist dhe dekadent.

  14. Idajet Setaj says:

    Jo, ky nuk eshte Muci, gazetari i mprehte, qe nuk mbante anen e askujt. Ndiej keqardhje kur shoh superlativat per Meten. Po ky Muc me te drejte me pare shikonte tek Meta hajdutin, njeriun me bllok, qe ne politke njerzit e tij te LSI po e katandisnin vendin ne nje derexhe te paimagjunushme. C’po ndodh sot me Mucin. Nuk mund ta besoj. Asgje negative per te. S’e imagjinoja Muc Nanon ne krahun e tij. Te lutem Muc, nese e lexon kete koment, ma hiq kete merak, cka ndodhur me ty. Une nuk u kthehem me shkrimeve te tua, si une mund te kesh dhe te tjere.

  15. Mira says:

    Z.nano shkruani se Metà eshte talent dhe nuk fyen.Po ato fyerjet monstruoze qe i bente Rames kur qeveriste me Berishen i ke harruar? ????????????? Edhe ti si te tjeret se kam menduar qe ishe me objektivi por jo………….

  16. Ilias says:

    Një shkrimë i shemtuar i trilluar nga një shkrimtaruc i shëmtuar

  17. Majmuni says:

    Muço pash nerin ça po thu!!??
    Rama qeveria me e korruptume!!?? Ne kohen e Sales nuk denonconte njeri se dhisnin ne gjak gazetare dhe qytetare te thjesht. Sala po edhe Nano deri diju ja u bente gropen. Kurse Rama nuk te vret dhe as te hy ne dru prandaj cicerojne te gjithe gazetaret… dhe mos harro se shumica e ty nuk jane gazetare suedez por batakçinj te shtypit dhe Rama ben mire qe ja u oret shkurt dhe me arrogance.
    Ne shqipet kemi nje çerek shekulli qe jetojme ne kaos total dhe Rama eshte i pari KM qe po na ve pak rregull qe te kthjellojme mendjen dhe te hapim syte.
    Ç’fare kuton ti Muço eshte kollaj te besh reforma ne nje shtet rrumpalle ku njerzit kane jetuar vetem me allishverishe nje cerek shekulli!?? Cfare kujton ti se nje “çun i mire dhe gojemjalt” do mbijetoje me Sali Berishen ne opozicion dhe me pseudo gazetaret batakçinj!!??
    Eshte nje fat i madh per Shqiperine qe ky palloshi ka qelluar me nerv dhe arrogance. Jemi akoma larg per nje kryetar rob zoti. Ta mari Rama edhe kete mandat dhe pastaj kismet mbase del ndonje pinjoll i keaaj toke qe te na drejtoje me ndershmeri dhe tu buzeeeshe edhe gazetareve nese do kete te tille.
    Ja ke fut kot plako dhe mos i boj fresk Ilir Metes. Ishte ne qeverine e gerdecit dhe te 21 Janarit. Nuk e pame ti hidhte uje zjarrit!

  18. lena says:

    Paske pjerdhur nga ment o Muc Nano Iliri eshe krye hajduti shqiperise me ze figure i ka sjelle 1000 e nje te keqia ketij vendi vetem ai me Muniken dine te vjedhin dhe poshterojne kete vende me vjen keq per ty se te njohe heret por pllumbat paskan fluturuar dhe ka ngele vetem kafazi

  19. vita says:

    C,far merite ka Blushi more ;ik se na mbushe mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje