Julian Assange: Hillary Clinton dhe ISIS financohen nga të njëjtat para, Trump nuk ka me vete elitat

assangeJulian Assange ka dhënë një intervistë për gazetarin australian John Pilger, si pjesë e një dokumentari, që pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë, në një pjesë të shkëputur nga kjo intervistë, Assange deklaron se Hillary Clinton është financuar nga të njëjtat para, që financojnë edhe grupin terrorist të ISIS.

Në një email të vitit 2014, të publikuar muajin e kaluar nga Wikileaks, Hillary Clinton i drejtohet John Podesta-s, atëherë këshilltar i Barack Obamas, që të “bënte presion” ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite, “të cilët po i sigurojnë mbështetje klandestine financiare dhe logjistike ISIL dhe grupeve të tjera radikale Sunite.”

Assange gjithashtu e akuzoi Hillary Clinton se ajo dhe fonadcioni i saj kanë marrë financime nga po të njëjtët persona, të cilët kanë mbështetur këto grupe terroriste.

“Gjatë periudhës kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit – dhe ky është një diskutim i rëndësishëm në email-et e Clinton – tregtia më e madhe botërore e armëve është realizuar me Arabinë Saudite: më tepër se 80 miliardë dollarë. Gjatë kësaj kohe, eksporti total i armëve nga SHBA u dyfishua në vlerën e dollarëve.

Ndërkaq, Assange u pyet edhe në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, për të cilat tha se Trump ka fare pak gjasa të fitojë dhe kjo, jo për shkak të qëndrimeve të tij ndaj elektoratit.

“Analiza ime është se Trump nuk do të lejohet të fitojë. Përse e them këtë? Sepse ai i ka patur të gjitha elitat kundër. Trump nuk ka asnjë elitë, ndoshta me përjashtim të Ungjillorëve, nëse mund t’i quajmë elitë politike,” tha Assange.

“Bankat, inteligjenca, kompanitë e armëve, donacionet e huaja, etj. janë rreshtuar të gjithë pas Hillary Clinton. Media, gjithashtu. Pronarët e mediave dhe vetë gazetarët”, vijoi ai.

TemA Tv

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Julian Assange: Hillary Clinton dhe ISIS financohen nga të njëjtat para, Trump nuk ka me vete elitat”

  1. Devolliu says:

    Paska harru dhe Edi Ramen qe eshte reshtu me Klintonin.

    1. Saba says:

      Ky esht nje rusofil psikopat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *