Këtë fundjavë frika e tregjeve financiare ka vetëm një emër: Donald Trump!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpSipas të gjitha gjasave, akterët kryesorë në treg janë duke u pozicionuar për t’u mbrojtur nga një devalvim i pritshëm i tregjeve, në rast të fitores së Donald Trumpit.

Nga Alban Nevzati

Në tregjet financiare botërore po mbretëron shqetësim i madh për shkak të mundësisë së fitores së kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Si përgatitje për një skenar të tillë, akterët financiarë kanë hyrë në një fazë të quajtur «Risk Off», që do të thotë se ata i heqin nga portofoli i tyre letrat me vlerë, posaçërisht ato të ndërmarrjeve në tregun e SHBA-së. Si pasojë e kësaj, vlera e këtyre letrave bie, paniku në treg rritet, ndërsa fundjava e fundit para zgjedhjeve i gjen investitorët të shqetësuar (investitorë jemi të gjithë ne, më së largu përmes fondeve pensionale)!

Sipas të gjitha gjasave, akterët kryesorë në treg janë duke u pozicionuar për t’u mbrojtur nga një devalvim i pritshëm i tregjeve, në rast të fitores së Trump. Pas Brexit-it çdo gjë duket e mundshme këto ditë. Vetëm të shpresojmë se në krahasim me Brexitin, votuesit do të jenë të informuar se për çka bëhet fjalë para se të hedhin votën në kutinë e zgjedhjeve.

Nëse jo, atëherë do ta gjejmë veten në skenën e «Back to the Future II» ku figura e dështakut Biff Tannen (i bazuar në fakt në figurën e Donald Trumpit) bëhet president i Shteteve të Bashkuara. Parashikimi tjetër i filmit se Chicago Cubs fitojnë Baseball World Series u bë i vërtetë të mërkurën, më 2 nëntor.

Sidoqoftë, kishte edhe lajme më ndikime pozitive këtë javë: Gjykata e Lartë në Londër vendosi që vetëm parlamenti britanik dhe jo qeveria krye në vete mund ta fillojë procesin e Brexitit. Kësisoj u kthye një fije shprese së britanikët edhe më tutje do të vazhdojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Për fat të keq, jo çdoherë ka instanca korrigjuese të vendimeve të cilat i devalvojnë vlerat e një shoqërie, dhe atë jo vetëm vlerat monetare. Nuk jemi të papërvojë me këso dukurish as ne si shoqëri dhe komb. E ne edhe e dimë mjaft mirë se sa kushtuese është dalja prej vendimeve të pamenduara mirë.

Mbi të gjitha, një gjë është e sigurt, njeriu si vendimmarrës nuk vepron patjetër në mënyrë racionale. Shpesh një mjegull emocionale e krijuar nga frika, keqinformimi si dhe manipulimi qoftë monetar ose autoritar vendos për pasojat afatgjate për një numër të madh të qytetarëve. Shpresojmë se diku atje jashtë gjendet diku Marty McFly dhe i jep fund eksperimentit Trump.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Këtë fundjavë frika e tregjeve financiare ka vetëm një emër: Donald Trump!”

  1. aaaaaaaaaaaa says:

    Pse keq informoni? Ajo qe po ndodh ne boten financiare nuk ka lidhje kush fiton zgjedhjet ketu,sepse nuk eshte ne duart e tyre. Termeti do te ndodhi ne amerike dhe sunami do perfshij gjithe botën. Revista forbs e ka dhene si lajm, ju tani po fajsoni Tramp. Po ju ne shqiperi nuk keni pse shqetesoheni se nuk keni ç,humbisni……

  2. aaaaaaaaaaaa says:

    Pse keq informoni? Ajo qe po ndodh ne boten financiare nuk ka lidhje kush fiton zgjedhjet ketu,sepse nuk eshte ne duart e tyre. Termeti do te ndodhi ne amerike dhe sunami do perfshij gjithe botën. Revista forbs e ka dhene si lajm, ju tani po fajsoni Tramp. Po ju ne shqiperi nuk keni pse shqetesoheni se nuk keni ç,humbisni…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *